Në pritje të dy ndeshjeve të fundit të raundit pararendës të fazës në grupe, që do të caktojë edhe gjashtë skuadrat e kualifikuara për këtë “stacion” të Ligës së Kampionëve, janë zbuluar vazot për shortin e së enjtes (29 gusht, ora 18:00). Përveç gjashtë skuadrave që pritet të kualifikohen, 23 ekipe europiane tashmë e kanë vendin e tyre në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për klubet në kontinent.
Tre pjesëmarrës të tjerë janë duke pritur se kush do të kualifikohet. Katër përfaqësueset e Spanjës e dinë tashmë vazon e tyre. Barcelona do të jetë kreu i vazos së parë; Real Madrid dhe Atlético do të jenë në vazon 2, ndërsa Valencia do të shortohet duke qenë në vazon 3. Edhe duke qenë i pari në renditjen e UEFA-s, Real Madridi, i cili ka qenë kokë në vazon 1 që nga sezoni nga 2011-2012, nuk do ta gëzojë këtë status kësaj here.
Që nga sezoni 2015-2016, koka e grupit të vazos 1 është e rezervuar për mbrojtësin e titullit dhe kampionët e ligës së federatave të para të renditjes (që prej sezonit të kaluar hyn edhe kampioni i “Europa League”). Për këtë arsye, të bardhët do të zhvendosen në vazon 2. Te vazo 1, pranë Liverpool do të jenë edhe Barcelona, Chelsea, Bayern Munich, Juventus, Manchester City, PSG dhe Zenit.
Vazo 2 ka shtatë vende të “pushtuara”: Real Madrid, Atlético Madrid, Dortmund, Napoli, Shakhtar Donetsk, Tottenham dhe Benfica. Vendi i tetë do të jetë për Ajax, nëse kualifikohet. Nëse jo, do të jetë për Lyon. Me përjashtim të dy spanjollëve (në asnjë rast, skuadrat nga i njëjti vend nuk mund të përballen me njëri-tjetrin në këtë fazë), pjesa tjetër e ekipeve mund të jenë rivalë të Barcelonës.
Në vazon 3 janë përcaktuar katër ekipe: Leverkusen, Valencia, Salzburg dhe Inter. Lyon do t’u shtohet atyre, nëse Ajax nuk lejon që francezët të hyjnë në vazon 2. Fituesi i çiftit Olympiacos-Krasnodar, gjithashtu, do të sistemohet në këtë vazo, bashkë me Bruges dhe Dinamo Zagreb, nëse kualifikohen.
Vendet e konfirmuara në vazot e shortit të Champions-it
Kokat standarde | Vazo 2 | Vazo 3 | Vazo 4 |
Liverpool | Real Madrid | Leverkusen | Galatasaray |
Chelsea | Atlético | Valencia | Leipzig |
Barcelona | Dortmund | Salzburgo | Atalanta |
Man. City | Nápoli | Inter | Lille |
Juventus | Shakhtar | Olymp./Kras. | Cluj/Slavia |
Bayern | Tottenham | – | – |
PSG | Benfica | – | – |
Zenit | – | – | – |
Kandidatë për vazot 2 dhe 3 |
(Ajax) |
Lyon |
Kandidatë për vazot 3 dhe 4 |
Lokomotiv |
(Young Boys) |
(APOEL) |
Genk |
* Në kllapa, skuadrat që ende duhet ta presin biletën
Katër ekipe po rivalizojnë për vazot 3 dhe 4. Ato janë me sytë nga vazoja 3: Lokomotiv Moska, Young Boys, APOEL dhe Genk. Rusët dhe belgët janë kualifikuar tashmë, ndërsa zviceranët dhe qipriotët duhet ta fitojnë biletën e tyre në sfidat e radhës.
Top-10, Renditja e UEFA-s
1 | Real Madrid | 146,000 |
2 | Barcelona | 138,000 |
3 | Bayern | 128,000 |
4 | Atlético | 127,000 |
5 | Juventus | 124,000 |
6 | Man. City | 106,000 |
7 | Sevilla | 104,000 |
8 | PSG | 103,000 |
9 | Arsenal | 101,000 |
10 | Oporto | 93,000 |
* Me italic (shkrim të pjerrët), ekipet që nuk marrin pjesë në Champions 2019-2020
Më në fund, vazoja 4 ka edhe katër ekipe fikse: Galatasaray, Leipzig, Atalanta dhe Lille. Fituesi i duelit midis Cluj dhe Slavia Praga, gjithashtu do të shkojë në këtë vazo. Nëse kualifikohen, Crvena Zvezda, Rosenborg dhe LASK Link, do të përfundonin këtu.
Ndeshjet e fundit, para fazës në grupe:
(e martë, 20 gusht – kthimi, e mërkurë, 28 gusht)
LASK-Brugge
APOEL-Ajax
Cluj-Slavia Praga
(e mërkurë, 21 gusht- kthimi, e martë 27 gusht)
Olympiacos-Krasnodar
Young Boys-Crvena Zvezda
Dinamo Zagreb-Rosenborg /Telesport/