• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tekst plot mllef…/ Gazetarja zbërthen mesazhet e Ramës: Harron se prej ferrës dalin…

09:18 : 14/08/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Gazetarja Edlira Gjoni përmes një postimi të gjatë në rrjet ka komentuar reagimet e Kryeministrit Edi Rama lidhur me kryebashkiakun e Shkodrës, Valdrin Pjetri, dalë si fitues nga votimet e 30 qershorit.

E ndërsa ndaj Pjetrit kanë nisur verifikimet në kuadër të ligjit për dekriminalizimin, pasi sipas opozitës është dënuar me 18 muaj burg nga drejtësia italiane, Gjoni ka analizuar deklarimet e Ramës në Twitter.

“Brenda botës së ashpër të 420 karaktereve në Twitter! Dominim leksikor, portretizim, strategji pohuese, kategorizim, theksim grupesh, mbipërdorim të mënyrës urdhërore, metoda distancimi, leksik i rënduar. A fast discourse analysis of a Prime Minister on fire!

O bëj kurban Twitterin, o shqipen!

Ti ke zgjedhur të bësh kurban gjuhën. Por ka qenë e thjeshtë ta thuash idenë brenda 140 karaktereve edhe pa e ngrënë hapësirën e domosdoshme pas çdo shenje pikësimi në të tre postimet.

Lexo edhe:

Botërori i Klubeve/ Palmeiras mund Al Ahli-n, hedh një hap drejt turit tjetër

DASH thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni nga Irani

Po çfarë lexohet qartë në tonin, fjalët, tekstin plot mllef përdorur sot nga kryeministri në një tekst të ndarë në tre pjesë fare të shkurtra, por shumë domethënëse?”, shkruan Gjoni

Postimi i gazetares Edlira Gjoni

Brenda botës së ashpër të 420 karaktereve në Twitter! Dominim leksikor, portretizim, strategji pohuese, kategorizim, theksim grupesh, mbipërdorim të mënyrës urdhërore, metoda distancimi, leksik i rënduar. A fast discourse analysis of a Prime Minister on fire!

O bëj kurban Twitterin, o shqipen!

Ti ke zgjedhur të bësh kurban gjuhën. Por ka qenë e thjeshtë ta thuash idenë brenda 140 karaktereve edhe pa e ngrënë hapësirën e domosdoshme pas çdo shenje pikësimi në të tre postimet.

Po çfarë lexohet qartë në tonin, fjalët, tekstin plot mllef përdorur sot nga kryeministri në një tekst të ndarë në tre pjesë fare të shkurtra, por shumë domethënëse?

Ja një vëzhgim i shpejtë përmbajtësor në ligjëratën tradhëtuese:

– Dominimi leksikor
Nga 420 karakteret që Twitter lejon në tre mesazhet, 58 karaktere i ka marrë fjala “individual/e”. Ky është termi dominant në tekst! Pra 15% e mesazhit është shpenzuar për të vënë theksin me çdo kusht tek ideja se fajtori është “ai”, individi. Toni i servirur me këtë rast është që konsumatori i tekstit ta kanalizojë mendimin tek distancimi i menjëhershëm e tek mohimi i lidhjes mes tij dhe PS. Përsëritja e panevojshme sugjeron se kurrësesi nuk duhet ngatërruar ai, as Tahiri, as Roshi, as Dako, as Duka, asnjë i njollosur me Partinë Socialiste (edhe pse prej ferrës së saj dalin).

-Përzgjedhja / portretizimi) pasqyrues
“Luftë, armë, kosto, dyshime, asnjë shans, as, as, të padenjë”…44 karaktere shpenzuar për fjalë te rënda, mllef, gjuhë me tone të ashpra emocionale. Leksiku i pasur në kaq pak karaktere tregon përgjithësisht gjendjen e tekst-shkruesit, jo qëndrimin e tij. Këtu peshën e merr pasqyrimi i shprehisë emocionale dhe jo logjika apolitike.

– Përdorimi i strategjisë pohuese
Në 42% të tekstit i shërbehet vetëm asaj me formulime si: “S’kam ndër mend të toleroj askënd; nuk mjafton; as vëllanë tim; ta fusin mirë në kokë; askujt, nuk lejoj; rrugë të ndara”. Pra 100 karaktere për të rrënjosur e dhënë mesazhin e ndarë në dy tematika kryesore: Nuk është faji im (pra zbritet nga partia tek individi), dhe “Unë jam mbi ju”. Në asnjërën prej përdorimeve të këtij elementi të ligjëratës nuk i është referuar vetës së tretë, por gjithmonë të parës “Nuk toleroj, nuk lejoj, nuk pranoj”, në vend që të përdoreshin format asnjëanëse e veta e tretë njëjës që do i jepnte fuqi ligjit e jo individit: “Nuk tolerohet, nuk lejohet, nuk pranohet”.

– Kategorizimi dhe theksimi i grupeve
“Ne” kundër “atyre”! Eshtë përdorur në të njëjtën fjali bashkërenditja “PS – ligj – besnikëri- popull”. Kjo është bashkësia prej 25 karakteresh “ne” që vendoset përballë 395 karaktereve që logjika ligjëuese i sjell si “kundër”. Pra nënkupto “Luftë e madhe e partisë për të mbrojtur popullin nga keqbërësit”. Këtë gjuhë Rama e përdor rregullisht për të sulmuar PD-në dhe mbështetësit e saj, me etiketime e bashkërenditje që nënkuptojnë inferioritet e ndarje, kurse në këtë rast, i njëjti ton i ashpër është përdorur për të drejtuar lexuesin tek “tjetri” edhe brenda llojit, simbol i zakonshëm fajësimi ky në ligjëratën politike.

– Përdorimi i përsëritur i mënyrës urdhërore
“S’kam ndër mend; s’marr përsipër; nuk mjafton; s’ka shans”. Përdorimi i mënyrës urdhërore në formën saj mohuese shihet prerë si shfaqje pushteti e mungese kontrolli në studimin e ligjëratës. Parë si pjesa delikate që lejon kapërcimin nga sintaksa në ligjëratë, format e shtjelluara të urdhërores janë shenja e parë e tradhëtisë për të pathënat e tekst-shkruesit.

– Metoda e distancimit
“I edukuar, i zoti, i respektuar…Por jo për PS-në”. Në analizën e ligjërimit njihet mirë mënyra e distancimit, ku tekst-shkruesi rendit disa cilësi pozitive si fillim, për ta mbyllur me qëllim fjalinë ashtu siç e ka qëllimin: të largojë të etiketuarin nga zona e tij e influencës.

Mund të vazhdonim edhe me tej me përgjithësimet, metaforat, mungesat në tekst, portretizimin, pozicionimin e marrëdhënieve përmes vendosjes së fjalëve, leksikun e rënduar, përshkrimet dhe kategorizimet e përdorura në vetëm 420 karaktere Tëitteri. Por mjaftojnë kaq për të kuptuar seriozitetin e një situate që nuk ka hapësirë të parespektuar teksti që ta mbulojë, ta justifikojë apo ta fshehë!

Lajme të lidhura

SPORT

Botërori i Klubeve/ Palmeiras mund Al Ahli-n, hedh një hap drejt turit tjetër

21:16 : 19/06/2025
BOTA

DASH thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni nga Irani

21:11 : 19/06/2025
AKTUALITET

Policia konfirmon arrestimin e “Lilit”, ja 4 akuzat ndaj tij/ Lidhja me Laert Haxhiun dhe Taullain

21:10 : 19/06/2025
AKTUALITET

Godina për jetimët, në shënjestër për ndërtime/ Si u përvetësua prona publike në “zemër” të Vlorës

20:58 : 19/06/2025
SPORT

Sarri: Nuk do pranoja Arabinë Saudite as për 18 milionë euro

20:46 : 19/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Rama “shpërthen” ndaj kryebashkiakut të Vlorës në mes të festës së PS-së

20:43 : 19/06/2025
Para

Çifti Meta-Kryemadhi prezantojnë Bajramin: Do fitonte çmim ndërkombëtar për ...

TË GJITHA

Botërori i Klubeve/ Palmeiras mund Al Ahli-n, hedh një hap drejt turit tjetër

21:16 : 19/06/2025

DASH thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni nga Irani

21:11 : 19/06/2025

Policia konfirmon arrestimin e “Lilit”, ja 4 akuzat ndaj tij/ Lidhja me Laert Haxhiun dhe Taullain

21:10 : 19/06/2025

Godina për jetimët, në shënjestër për ndërtime/ Si u përvetësua prona publike në “zemër” të Vlorës

20:58 : 19/06/2025

Sarri: Nuk do pranoja Arabinë Saudite as për 18 milionë euro

20:46 : 19/06/2025

VIDEO/ Rama “shpërthen” ndaj kryebashkiakut të Vlorës në mes të festës së PS-së

20:43 : 19/06/2025

Trump: Afatet për mbylljen e “TikTok” në SHBA, zgjaten me 90 ditë

20:33 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com