• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

KUTIA

14:06 : 14/08/2019
në OP-ED, POLITIKE

Nga Luçiano Boçi

Pamjet e bashkëkombasve tanë të kapur brenda në kutitë e kartonit, në përpjekje për të realizuar ëndrrën e ikjes nga sytë këmbët nga Shqipëria e dashur, bënë xhiron e botës.
Ngjarja e rrallë iu bashkangjit si në një film horror serial “shpikjeve” të tjera, të bëra për t’u arratisur nga vendi ku na ka rënë koka. Vend i shndërruar tashmë në bazë narkotikësh, krimi e papunësie. Vend ku te jetosh duhet te mbash frymën. Vend ku jeta është një kalvar vuajtjesh dhe një puzzle dramash, në të cilin bëjnë kërdinë hajdutëria, kriminaliteti e pushteti bashkë.

Mbyllje në konteniere, strukje poshtë mauneve, në kuvli trenash e gjithfarë marifeti se e si qëllimi i mbramë të arrihet.

Kur ishim fëmijë e dinim që në kuti virtualisht mbyllen ëndrrat, dëshirat që njeriu më pas përpiqet t’i arrijë. Këto kuti konceptoheshin gjithmonë si të vogla dhe pas ‘90 u shitën masivisht si sënduqe në miniaturë.

Kutia shpesh ishte ndonjëherë dhe një sirtar, me çelës akoma më mirë, ku mbylleshin gjëra me përmasa të vogla: Rrota makinash, figurina, kopsa, çikërrima por dhe letra, kartolina, kujtime krahas endrrave etj.

Lexo edhe:

Tjetër tërmet në Shqipëri, epiqendra në Dibër

Largim i rëndësishëm nga Skënderbeu, mbrojtësi merr shiritin e kapitenit në Kosovë

Ka dhe kuti Pandore që vjen nga mitologjia. Brenda saj mbyllen ligësitë e botës por ajo ka dhe Shpresën në fundin e saj.

Dhe askund nuk më kishte shkuar ndër mend që kutia e ëndrrave do dilte ekraneve e do ishte aq e madhe e prapë se prapë të kishte vend vetëm për një gjë. Një gjë ngjan si një zhgjëndërr. Ose me saktë një vuajtje që ngjan si ëndërr.

Një vuajtje jo si të gjitha vuajtjet. E keqe, tronditëse, por dhe e veçantë njëkohësisht.
Largim nga ferri, por dhe nga atdheu dhe përpjekje jashtë çdo fantazie për të arritur në parajsën e premtuar.

As e kisha imagjinuar ndonjëherë që kutia e ëndrrave të nanurisura të mbante brenda vetë njeriun e ëndrrës, me vuajtjen deri në palcë që pas zbulesës tragjikisht ndjen dhimbjen e shkërmoqjes së ëndrrës.

Kutia e ëndrrave na doli të jetë kësisoj të jetë shndërruar në një kuti vuajtjesh.
Dhe kur në cirk balerina e përkulshme dilte nga kutia, për të çuditur botën, hutimi ynë fëminor ishte tek pamundësia e qënies së saj brenda. Balerina ishte e zbehtë se nuk kishte ëndërr. Ajo thjesht zbaviste.

Edhe shqiptarët e gjetur në kuti ishin bëre meitë. Ndryshe nga balerina ato kishin ëndërr por të mveshur vuajtje e që pas daljes nga kutia i ishte thyer mijëra copash. Dhe qëllimi i tyre nuk ishte të zbavisnin botën, aspak.

Qëllimi i tyre ishtë t’i shërbenin botës aftësinë e tyre të pamundur për ta shërbyer në atdhe.

Qëllimi i tyre ishtë të mbanin gjallë familjet. Të ndërtonin një të ardhme për fëmijët e tyre që këta të kenë kutinë e ëndrrave të tyre ku të mund të kyçin aty dashuri të mëdha, ideale të mëdha e shpresa të dlira.

Por kutitë nuk mbarojnë këtu.

Vetë Shqipërinë regjimi e ka futur në një kuti gjigande pushteti arbitrar. E ka mbyllur ashtu me përdhunë që ajo të mos ketë mundësi as të zhvillohet, as të integrohet, as të demokratizohet.

E kanë mbyllur për ta zhvatur e grabitur pjesë-pjesë. Për t’i mjelë pasuritë publike, bukuritë natyrore dhe për ta zhveshur nga rinia.
Anës saj, kanë lidhur për ta ruajtur, qentë e krimit, konet e qeverisë, langojtë e interesave, hienat e PPP-ve.

Pa harruar që nga jashtë e lajnë dhe e lyejnë me ngjyra që të duket si kuti magjike që me demek prodhon lumturi.

E zbukurojnë nga jashtë, duke e ditur që nga brenda vjen erë, me xhingla mingla dhe lumej propagande me mediat e blera të kutisë.

Kështu e shesin si kuti të bukur, kuti turistike, për të ngjallur kuriozitetin e botës e për të mbuluar vrasjet e bërë kapicë, korrupsionin e bërë mullar, hajdutërinë e bërë mal, krimin e bërë hierark politik, deputet, kryetar bashkie.
E padurimi ka kapur majat.
Dikush ka thyer kutinë e ëndrrave.
Të tjerë janë futur në kutinë e vuajtjeve.
Të gjithë jemi në kutinë e rreme regjim, të cilën duhet ta shpërthejmë për të nxjerrë nga aty jashtë, pengmarrësit e ëndrrave dhe për t’i hapur rrugë shpresës për të ardhmen.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tjetër tërmet në Shqipëri, epiqendra në Dibër

13:41 : 13/07/2025
SPORT

Largim i rëndësishëm nga Skënderbeu, mbrojtësi merr shiritin e kapitenit në Kosovë

13:41 : 13/07/2025
AKTUALITET

Aksident me motor në Qafë Mali, plagoset shtetasi kroat

13:39 : 13/07/2025
AKTUALITET

Zhduket në Francë 23-vjeçari shqiptar, nëna ngre alarmin në policinë e Gjirokastrës

13:33 : 13/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Kontratë 4-vjeçare, Mirlind Daku rinovon me Rubin Kazan

13:24 : 13/07/2025
AKTUALITET

Lëkundje tërmeti në Jug të Shqipërisë

13:18 : 13/07/2025
Para

Arsyet pse stafi i aeroportit di më shumë për ju nga ç’mendoni

TË GJITHA

Tjetër tërmet në Shqipëri, epiqendra në Dibër

13:41 : 13/07/2025

Largim i rëndësishëm nga Skënderbeu, mbrojtësi merr shiritin e kapitenit në Kosovë

13:41 : 13/07/2025

Aksident me motor në Qafë Mali, plagoset shtetasi kroat

13:39 : 13/07/2025

Zhduket në Francë 23-vjeçari shqiptar, nëna ngre alarmin në policinë e Gjirokastrës

13:33 : 13/07/2025

Zyrtare/ Kontratë 4-vjeçare, Mirlind Daku rinovon me Rubin Kazan

13:24 : 13/07/2025

Lëkundje tërmeti në Jug të Shqipërisë

13:18 : 13/07/2025

“Thethi nuk është për t’u rrënuar, por për t’u ruajtur”, Bajraku i Shalës: Ndaloni aksionin

13:08 : 13/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com