Një sipërfaqe e madhe me shkurre është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Korçë. Flakët kanë përfshirë vendin e quajtur ‘Antenat’, në dalje të Korçës, rrugës për në Kolonjë.
Raportohet se nga flakët u rrezikuan disa banesa.
Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikëses bëri që flakët të viheshin nën kontroll.
Raportohet se një hapësirë e madhe është djegur, ndërsa nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.