• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KULTURE

Emigranti

11:27 : 13/08/2019
në KULTURE, NDRYSHE

Nga Ilir Kalemaj

Tregim

Atë ditë që do niseshin, Niku ndjente një si pangë në gji, ajri i dukej i rrallë dhe kokën e kishte të rëndë, por nuk mund ta mendonin dy herë…, o tani, o kurrë! E kishin biseduar disa herë me Gëzimin dhe e dinin që kjo ishte një mundësi e rrallë që u jepej. Më në fund do ishin të lirë! Por të lirë nga cfarë? Të lirë nga diktati i rregullave, apo nga fukarallëku që u ishte bërë si morr që s`u shqitej, apo të joshur nga ëndrra, fantazia e një jete të mbushur me gjithë të mirat? Bollëku që do i rrethonte në atë Perëndimin që i joshte, i nxiste me ato reklamat e pafund televizive që i kishin parë në kanalet italiane, femrat simpatike që dukej se u shkëlqente lëkura që atje tej, ndillnin një ndjenjë ikjeje, shpëtimi nga mizerja që shihnin rreth e rrotull. Liria, perceptimi i një bote pa rregulla, kaosi i dëshiruar, anarkia sublime, dëshira për të fluturuar si ikarusi drejt një universi pafund, ku bota është e jotja dhe mjaft që të zgjasësh një dorë e ta marrësh. Oh, sa po u shijonte kjo ndjenjë! Kjo përzierje nxitjeje dhe frike, ky ekuacion me shumë të panjohura, ky mister magjik që po i shtynte drejt çmendurisë në një moshë ku adrenalina kthehet në art të së pamundurës.

U nisën pasi lanë dy orët e fundit të mësimit në gjimnazin e atij qyteti bregdetar. Anija ishte e tejmbushur.., njerëz që shtyheshin nga të katër anët. Po për ta mbajtur me gajre njëri-tjetrin nuk e jepnin veten, madje po bënin qyfyre me atë situatë për t`u ngrefosur dhe t`i jepnin zemër sho-shoqit. Udhëtimi qe një histori më vete kur u shtypën si sardhelet dhe i zuri deti dhe i bëri paq. Sa e shtrenjtë qenka kjo liria…-, po thoshin me vete. Herë duke u lutur që mos të përmbysej anija dhe herë duke i dhënë zemër njëri tjetrit, apo duke menduar për ato që kishin lënë pas, mbi të gjitha familjen, por edhe shoqërinë, shkollën, adoloshencën që nuk do u vinte kurrë më mbas dhe udhëtimi kaloi pa u ndjerë. Vuajtjet fizike ishin hicgjë përpara dilemave shpirtërore dhe parajsa italiane më në fund u shfaq në horizont.

***

Lexo edhe:

Operacion antidrogë në Korçë/ Dy në pranga, shoqërohen disa të tjerë

Arlind Qori: “Tirani” Rama do të rrëzohet nga mbipushteti

Kampi ishte përplasja e parë me atë botën tjetër. I egër, i vrazhdë, i pakrahasueshëm me asgjë, ndoshta as me vetë burgun, kampi ishte sinonimi i lirisë pa liri, ishte pendesa e një hapi falls, ishte përballja me një realitet virtual, ishte përdhunimi i imagjinatës, fantazisë dhe ëndrrave, ishte përballja e padëshiruar dhe dëshira e mohuar. Kampi ishte asgjëja, ishte kurthi në të cilin ata kishin rënë, shihnin sesi njeriu bëhej ujk për njeriun, shqyheshin për të marrë ato pako gjë që iu hidhnin si të ishin kafshë.

Dhe shpeshherë ngeleshin duarthatë, se gangot e kampit, disa kokërruar me shpatulla të gjera dhe fytyra si hiena, ja dilnin të merrnin pjesën më të madhe të ushqimeve që shpërndaheshin dhe nuk të jepnin pa gjë në këmbim. Dhe ç`kishin ata të shkretë me vete që të këmbenin. Asgjë! Kishin dalë ashtu me rrobat e trupit dhe cantat e shkollës me vete dhe tani po ndjeheshin të lodhur, të raskapitur, të uritur dhe të trishtuar. Malli i kishte marrë për prindërit, motrat dhe vëllezërit që kishin lënë pas dhe shqetësimi se si e kishin pritur lajmin e ikjes së tyre. I kishin thënë Gencit t`i njoftonte pasditen e asaj ditë që ishin nisur, shpresonin vec që atyre mos t`u kishte rënë damllaja në vend. Një ditë duke e pleqëruar këtë punën e kampit dhe thirrjes së brendshme për liri, aventurë, ikje, drejt asaj bote vizionare për të cilën kishin ëndërruar jo pak dhe të shtyrë nga adrenalina rinore, vendosën t`ia mbathnin nga kampi.

Në djall vaftë!- tha Niku,- me një fytyrë që nuk shprehte shumë vendosmëri. Në fund të fundit, e shumta do na kapin dhe do na kthejnë. Më mirë një dorë gjellë të ngorhtë pranë zjarrit në shtëpi se ky ushqim muti që hamë këtu.

S`e ke keq. Edhe unë e kam mbledhur top mendjen, që këtu më nuk rrihet. Cdo zgjidhje vetëm të shpëtojmë nga ky gjiriz,- ia ktheu Gëzimi me entuziazëm të shtirur.

Atëherë u tha, u bë! Nesër në mëngjez bëji gati ato pak rrangulla që ke dhe nisemi që pa gdhirë, kur janë duke dremitur rojet.
Natën dhe më zgjo se nuk më del gjumi vetë sikur të më vrasësh.

***

Në mëngjez, pasi u përvodhën me lezet qosheve deri sa dolën matanë gardhit, duke pasur vencarisht kujdes nga qentë roje, të dy shokët arritën të dilnin nga kampi që ishte të paktën nja shtatë kilometra më larg qytetit më të afërt. Ecën pa u ndalur dhe kishin frikë t`i bënin shenjë ndonjë makine të rastit, ndonëse gjuhën e vendit e dinin mirë.

Tuteshin së mos i kallëzonte ndonjë shofer në rajonin e policisë më të afërt dhe pastaj pako postale mbrapsht në vendlindje. Dhe kur, tani që ia kishin dalë me pjesën më të vështirë pale.

Kur mbërritën për herë të parë në atë qytet të vogël provincial, nuk u bëri përshtypje asgjë. Ishte pak a shumë si qyteti i tyre i lindjes që sapo kishin lënë pas. I vogël, provincial, me një gri të zbërdhylët që i shtohej sinfonisë së grisë vjeshtake dhe kohës së mjegullt. Ishin të lodhur, të pangrënë dhe disi të hallakatur. Nuk po dinin c`të bënin, kur aty pari po kalonin nja dy zotërinj, të veshur dhe mbërthyer mirë dhe që për cudinë e të dyve sec flisnin një shqipe arkaike e cila u tingëllonte e afërt dhe e largët njëkohësisht.
Këta kishin qenë shqiptarë të Dibrës së Madhe por kishin më tepër se disa dekada në Perëndim. Në fakt banonin në veri, por kishin ardhur për biznes aty dhe niseshin po atë ditë.

I përshëndetën dhe ndonëse në fillim i panë pak vëngër, dhe me fytyra që shpehnin moskuptim, pas tungjatjetave dhe shkëmbimit të duhanit, filluan me u marrë vesh, ashtu gjysëm shqip, gjysëm italisht. Njëri quhej Gjin, kishte mbi 30 vjet që nuk ishte kthyer në Maqedoni, ndërsa Xhemali, pak më i ri në moshë dhe me dy gra, një në shtëpi, në Gostivar, edhe një aty ku ishte, me një italiankë të lezetshme sic dukej nga fotoja që mbante në kroskot të makinës. Nuk para flisnin për punët që bënin por dukeshin mirë ekonomikisht, veshja tregonte që tej që qe firmato dhe makina që ngisnin ishte një benz mercedez 500 i po atij viti. Niku ia bëri me sy shokut, sikur t`i thoshte ‘ja hodhëm kësaj here’ dhe të dy i kaploi një ndjenjë sigurie dhe shprese se gjërat më në fund filluan të viheshin në vijë të mbarë.

***
Por shpejt do kuptonin që Perëndimi aq tepër i shpërfytyruar në imagjinatën e tyre të ushqyer nga bota e televizionit dhe reklamave që tregonin një jetë plot shkëlqim dhe luks, ishte një botë fiktive, surreale, që ekzistonte vec në mendjet e tyre dhe realiteti qe krejt tjetër. Gjini dhe Xhemali nuk ishin bashkë-kombas me të cilët mund të bisedonin për ndjenja patriotike apo cështje politike apo thjesht të ndjenin afrinë që të jep dikush me të njëjtën etni në një vend të huaj, të largët, të ftohtë në mikpritjen e tij. Në fakt marrëdhëniet që ndërtuan që në fillim ishin formale, punëdhënës-punëmarrës, vecse jo me ato lloj punësh që mund të quhen të pastra. Perëndimi u shfytyrua sakaq në imazhin që përcillte tek ta dhe imagjinata e tyre befas u ndje e përdhunuar nga ky realitet i ndryshëm, i cartur, paksa i tmerrshëm me të cilin po përballeshin.

Në momentin e parë që ngelën pak vetëm, Gëzimi nisi t`i fliste shokut për eksperiencën që po përjetonin dhe c`duhet të bënin. U dukej si një lloj torture dhe torturat më shpesh se jo, nuk janë fizike. Torturat e lindura nga situatat dilematike shpesh kapërcejnë dhe ato të mishit apo të nevojës. Zgjidhje nuk është se kishin shumë. Ose do ktheheshin vrik nga kishin ardhur dhe të përballonin rrjedhojat e atij veprimi fluturak që i kishte hedhur matanë Adriatikut, ose do qëndronin aty me Gjinin dhe Xhemalin dhe të shpresonin për një pasurim të shpejtë. Të kërkoje për punë të ndershme në këtë kohë kur emigrantët kishin vërshuar në masë dhe gjithsecili kërkonte të njëjtën gjë, do ishte një aventurë, asgjë më shumë. Me këto mendime në kokë duket se e mblodhën mendjen dhe vendosën të rrinin hëpërhë.

***
Dalldia e shijimit të një jete pa kokëcarje, ku carpe diem përkufizonte ekzistencialisht fillimin dhe mbarimin e ditës, një lloj arratisje nga skamja, diktati i shoqërisë apo rregullave të cilët bëjnë të mundur ekzistencën në komunitet, ishin një lloj dehjeje nga eliksiri i një lirie anarkike, dicka e fuqishme si drogë, madje më e fortë nga hashashi që konsumonin herë pas here. Ishte një periudhë që zgjati thuajse dy vjet, por nuk u pa si filloi dhe përfundoi, u ndje vetëm aroma që la pas, një aromë kënaqësish, zhgënjimesh, pabesish, deliresh, trishtimi dhe harbimi të ndërthurura cuditshëm, në një shkollë jete të vecantë, të papërsëritshme dhe që do skalitej përjetë në kujtesën e njërit syresh.

***

Duhej të kishte qenë fundi i majit kur kishte ndoshur ajo gjëma që i kishte ngelur e pashlyer në memorie dhe tani pas kishin kaluar plot tre vite,- mendoi Niku ndërsa ndezi shqetësueshëm një duhan. E pinte të dredhur, për kursim, shoqëruar me atë kafen zeher të mëngjezit dhe mendonte sesa mirë u kishin vajtur punët në fillim, si kishin arritur të fitonin me grushte, ta jetonin jetën shkujdesshëm, të pinin dhe të flirtonin me italiankat e bukura dhe herëpashere të conin dhe ndonjë lekë për poshtë në shtëpi. Jeta e ëndërruar që kishin pritur, ndonëse ndryshe nga c`e kishin planifikuar, po u trokiste në derë dhe ata të gatshëm ishin hedhur drejt krahëve të kënaqësisë euripidiane, që e ngatërronin paksa me lumturinë, atë të vërtetën, që ta sjell vec lodhja nga puna e ndershme dhe harmonia familjare.

Dhe një ditë si gjithë ditët, ndodhi që gjatë një shkëmbimi malli të shkuar keq, Gëzimin ta qëllonte për vdekje një maroken i zeshkët, i thatë, me moshë as 17 vjeç, një kopil që u zhduk sa hap e mbyll sytë dhe ku Nikut i duhej të vraponte sa i hanin këmbët, për mos ta kapur policia, ndërkohë që miku i tij më i mirë, dergjej aty, nën diellin e ngrohtë të majit, larg gjithçkaje.

Sot, tre vjet më pas, pa lek, pa shkollë, pa shoqëri, pa të ardhme, Niku pinte duhan trishtueshëm këndej brigjeve të Adriatikut, duke mos pasur as fuqi dhe as dëshirë të ëndërronte, të shpresonte për një jetë ndryshe…, pas ngelej vetëm tymi i trishtimit të një kohe të humbur që nuk kthehej më.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Operacion antidrogë në Korçë/ Dy në pranga, shoqërohen disa të tjerë

20:16 : 15/05/2025
AKTUALITET

Arlind Qori: “Tirani” Rama do të rrëzohet nga mbipushteti

20:16 : 15/05/2025
SPORT

Leverkusen nis punën për pasuesin e Alonsos, alternativat për pankinën

20:11 : 15/05/2025
BOTA

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE reagon pas refuzimit të armëpushimit 30-ditor

19:56 : 15/05/2025
BOTA

Ndahet nga jeta aktori i famshëm hollivudian/ Emri – Foto

19:56 : 15/05/2025
AKTUALITET

Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

19:54 : 15/05/2025
Para

Gruaja shkon pa shenja jete në spital, ja dyshimet

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Operacion antidrogë në Korçë/ Dy në pranga, shoqërohen disa të tjerë

20:16 : 15/05/2025

Arlind Qori: “Tirani” Rama do të rrëzohet nga mbipushteti

20:16 : 15/05/2025

Leverkusen nis punën për pasuesin e Alonsos, alternativat për pankinën

20:11 : 15/05/2025

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE reagon pas refuzimit të armëpushimit 30-ditor

19:56 : 15/05/2025

Ndahet nga jeta aktori i famshëm hollivudian/ Emri – Foto

19:56 : 15/05/2025

Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

19:54 : 15/05/2025

E ngritën për ta nderuar, e hoqën në heshtje, zhduket statuja e Melania Trump në Slloveni

19:50 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com