• Kontakt
Monday, August 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tmerr në Kukës/ Fëmija fshihej në varreza nga frika se mos babai e vriste me pistoletë

10:19 : 12/08/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Një 47 vjeçar nga Kukësi ka rrezik të dënohet  të paktën dy vjet burgim, pasi akuzohet për keqtrajtim të të dy djemve të tij të mitur, të cilët thonë se si i ati vendoste armët mbi tavolinë dhe si i rrihte në rast se ata i kthenin fjalën.

Njëherë njëri prej tyre, për t’i shpëtuar dhunës dhe kërcënimit me armë që i ati i kishte bërë, ja kishte mbathur dhe  ishte fshehur në varreza.

Çështja është hetuar dhe gjykuar në sekret për shkak të moshës së vogël të fëmijës që ka denoncuar babain, ndërsa gjatë gjykimit atij i është bashkuar edhe vëllai tjetër, që ka përforcuar skenat e tmerrshme në familje.

Pikërisht nga dhuna ishte larguar nga shtëpia edhe e ëma, e cila është strehuar tek babai i saj, duke lënë vetëm dy fëmijët, njërin ndër ta edhe djalin, i cili në nëntor mbush 15 vjeç.

Siç thonë burime të gazetës “Si”, babai i dhunshëm quhet B. D, lindur në Kukës dhe banues  në rrugën Shefqet Ndroqi, dhe po hetohet me masën e arrestit shtëpiak.

Lexo edhe:

Nënë e bir u dhunuan për parkimin, arrestohen dy vëllezër me të shkuar kriminale në Sarandë

Kushtetuesja urdhëron Kuvendin e Kosovës të zgjedhë kryetarin brenda 30 ditësh

Ai i ka provuar prangat disa herë pas denoncimeve të bashkëshortes.

Prokuroria thotë se B. D. është përdorues i rregullt i alkoolit

Ngjarja

Episodi i fundit i dhunës për të cilin fëmija ka vendosur të tregojë, që i ati kishte armë dhe që i rrihte, ka ndodhur në shtator 2018.

Një ditë më pas, në 17 shtator, burri është arrestuar, ndërkohë që i mituri tha “të rrahurën ja bëj hallall, por të ndjekësh fëmijën tënd me armë…”

Në seancën  e zhvilluar sipas rregullave të kodit të drejtësisë penale për të mitur, djali që është pyetur me psikolog, dëshmon në një material të cilin gazeta “Si” e zotëron.

Thëniet e tij janë administruar në gjykatë gjatë seancës me dyer të mbyllura.

I mituri quhet Daniel.

Danieli tregon…

“Babai na rreh dhe na shan, shpesh thotë se do na vrasë. Si të pinte dhe mos të pijë alkool ai njësoj është.

Ai sillej shumë keq me mamin, e rrihte, edhe kur doli nga burgu njësoj.

As unë nuk kisha marrëdhënie të mira me babin.

Kur iku mami nga shtëpia punët në shtëpi i bëja unë, ndërsa ai më urdhëronte dhe më kërkonte ti bëja shërbim.

Edhe pse unë i laja enët ai më bërtiste dhe më kërkonte llogari pse nuk i kisha larë mirë, nëse i ktheja fjalën vazhdonte më rrihte”.

Fëmija ka treguar se rasti i fundit i dhunës ka ndodhur në orën 1:00 pas mesnate.

“Ai ishte me një shokun e tij duke pirë alkool.

Pasi çoi atë në shtëpi, kur erdhi më kërkoi llogari pse nuk i drodha një cigare.

Unë i thashë jo dhe ai aty filloi më gjuajë, ika me vrap dhe i frikësuar dhe herë pas here ktheja kokën se mos po më ndiqte. U fsheha tek varrezat e dëshmorëve dhe nuk kisha asgjë frikë, veç babain tim.

Pastaj e pashë që po kontrollonte, ika me vrap dhe u fsheha në spital dhe deri sa shkoi shtatë e mëngjesit qëndrova me rojen.

Kisha frikë edhe për vëllain tjetër, kur shkova e takova më tha të kthehesha pasi babi e kishte fshehur armën.

Mora një thes, shkova ku e kishte fshehur armën babi dhe e çova larg. Pastaj shkova në polici dhe denoncova.

Nuk durohej më”

Fëmijët të pyetur kanë thënë se nuk bënin gabime dhe nuk e kuptonin se përse i ati i gjuante.

Ja se çfarë tregon  në gjykatë edhe fëmija tjetër me emrin Nardi:

“Babai e ndoqi atë natë vëllain, por nuk e kapi dot. Babai përveç armës mbante edhe thikë, e  kam parë që ka patur edhe pistoletë.

Ne e dinim që babai ynë nuk po sillej aspak mirë, kam shkuar vetëm njëherë tek psikologia e shkollës kur babai rrahu shumë keq mamin.

Ndodhi para dy vitesh, kisha nevojë të flisja por në fakt nuk i tregova asgjë psikologes”

Fëmijët kanë treguar se dhuna në shtëpi ndaj të ëmës kishte nisur pikërisht pesë vite më parë, kur i ati kishte nisur përdorimin e alkoolit.

Ndërsa ndaj tyre ai kishte filluar ti trajtonte keq pasi e ëma ishte larguar nga shtëpia

Fëmija tregon i përlotur:

“Për çdo gjë që ndodhte në shtëpi ai më drejtohej muaj, më gjuante me grusht , ai vetëm babë nuk ishte.

Ju tregova policëve se në një nga bolierët ai kishte fshehur fishekë, nuk e kam pyetur asnjëherë babain se përse i mbante armët.

Ai e merrte armën, e hapte mbi tavolinë e pastronte. Në shtëpinë tonë vinin njerëz të ndryshëm të cilët i sillte babai.

Disa prej tyre merreshin me budallalliqe me armë apo drogë, një herë ai solli drogë në shtëpi.

Hashash kam parë vetëm njëherë  dhe ishte si boçe, e mbështjellë në dy qese plastmasi të zeza.

E hapa, e pashë fshehtas, ai e mbajti dy javë në shtëpi dhe pastaj e hoqi, nuk e di ku e çoi.

Të rrahmen ja bëj hallall, por të ndjekësh fëmijët tënd me armë në mes të natës.. nuk e di”

Fëmija ka treguar se atë nuk e lejonte i ati të takonte të ëmën , ndërsa ka në një rast kishte qenë në polici për ta kallëzuar të atin, pasi gjyshi (nga e ëma) e kishte parë me shenjë në sy.

“Më pyeti kush të ka bërë kështu, i thashë babai.. më tha shko bëj kallëzim, trego që të ka rrahë babi , dhe unë shkova, taksinë ma pagoi gjyshi”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nënë e bir u dhunuan për parkimin, arrestohen dy vëllezër me të shkuar kriminale në Sarandë

16:41 : 18/08/2025
RAJONI

Kushtetuesja urdhëron Kuvendin e Kosovës të zgjedhë kryetarin brenda 30 ditësh

16:18 : 18/08/2025
Screenshot
AKTUALITET

Përplasen tre makina në aksin Berat-Dimal, plagosen drejtuesit

16:02 : 18/08/2025
AKTUALITET

Plagosi me thikë të riun në Korçë, burg për Aleks Qiqin

15:51 : 18/08/2025
AKTUALITET

Sherr në Korçë, arrestohen 3 persona, shoqërohen 7 të tjerë

15:34 : 18/08/2025
RAJONI

Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës: Dodik nuk është më president i Republikës Sërpska

15:26 : 18/08/2025
Para

Ish-deputeti plas ‘bombën’: Nënshtrimi i Ramës ndaj Erdoganit, rrezik kombëtar për ...

TË GJITHA

Nënë e bir u dhunuan për parkimin, arrestohen dy vëllezër me të shkuar kriminale në Sarandë

16:41 : 18/08/2025

Kushtetuesja urdhëron Kuvendin e Kosovës të zgjedhë kryetarin brenda 30 ditësh

16:18 : 18/08/2025
Screenshot

Përplasen tre makina në aksin Berat-Dimal, plagosen drejtuesit

16:02 : 18/08/2025

Plagosi me thikë të riun në Korçë, burg për Aleks Qiqin

15:51 : 18/08/2025

Sherr në Korçë, arrestohen 3 persona, shoqërohen 7 të tjerë

15:34 : 18/08/2025

Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës: Dodik nuk është më president i Republikës Sërpska

15:26 : 18/08/2025

Rama i jep monopolin e mjeteve të ushtrisë mikut të tij sekser, izraelit Ron Yeffet. Ja çfarë thoshte Ahmetaj

15:15 : 18/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com