• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inspektori i Drejtësisë/ Eksperti i EURALIUS, Klodian Rado, u “dogj” për mospagim taksash

20:48 : 11/08/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Klodian Rado nuk arriti të provojë para Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) se kishte 15 vite përvojë si “jurist”, një kusht ligjor për të kandiduar për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

KED vendosi të ndalojë kandidimin e ish-gjyqtarit Rado me vendimin e datës 2 Gusht 2019.

Klodian Rado, i cili së fundmi ka punuar si ekspert pranë misionit EURALIUS dështoi të provonte se ka paguar taksat për punësimin e tij gjatë periudhës 2003-2006, fillimisht si asistent në një zyrë avokate dhe më tej në shoqatën “Për qytetërim e drejtësi”.

Kandidati Rado e ka pranuar pamundësinë për të siguruar dokumenta ligjore për të provuar, sidomos punësimin në zyrën avokatore. Por ai ka deklaruar se është i gatshëm që të provojë thëniet e tij me dëshmitarë. Ky sugjerim nuk është pranuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili konsideron si prove vetëm dokumentet dhe jo dëshmitarët.

Lexo edhe:

Zyra “sekrete” e patronazhistëve/ Shqipëria Bëhet: Një akt i rëndë dhe i papranueshëm, të hetohet!

“E bëri gënjeshtari i gatshëm!”/ Sali Berisha konteston exit poll-in, sulmon Baton Haxhiun

Ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” parashikon që kandidatët për Inspektor i Lartë i Drejtësisë duhet të kenë të paktën 15 vite përvojë si “jurist”, krahas kritereve të tjera.

Kandidati Klodian Rado, në Mars 2019, ka dorëzuar aplikimin e tij për postin që do të realizojë inspektimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas konstatimeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në momentin e aplikimit, kandidati Rado nuk e plotësonte kriterin e vjetërsisë në profesion.

Ai nuk ka qenë në gjendje të dëshmojë me dokumenta se ka qenë i punësuar për plot 15 vite në pozicionin e “juristit”.

Në një komunikim me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, aplikanti Rado është shprehur se: “Në dijeninë time, për fat të keq, unë nuk kam e nuk jam pajisur asnjëherë me librezë pune. Të gjithë punëdhënësit e mi të mëparshëm, subjekte publike apo private, brenda apo jashtë Shqipërisë, nuk më kanë kërkuar dhe, si rrjedhojë, nuk më kanë firmosur asnjëherë këtë dokument”.

Verifikimi i kandidaturës
Në vendimin nr. 107, dt. 02.08.2019, KED sqaron të gjithë procedurat e verifikimit për kandidatin Rado. Sipas vendimit, juristi ka kaluar me sukses testin e pasurisë dhe të integritetit profesional.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë e Konfliktit të Interesave (ILDKPKO), i investuar nga një kërkesë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ka konstatuar se Klodian Rado ka bërë deklarim të saktë dhe nuk ka fshehje të pasurisë.

Edhe KED, nga ana e saj, ka kryer verifikimet e pavarura, në përfundim të të cilave ka dalë në të njëjtin konkluzion me ILDKPKI sa i përket deklarimit të pasurisë.

Po ashtu, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ka dorëzuar raport pozitiv për kandidatin Klodian Rado.

Karriera
Por, kriteri që nxori nga gara kandidatin Rado ishte ai i vjetërsisë në punë. Sipas dokumentave të dorëzuara nga vetë kandidati pranë KED-së, rezulton se Klodian Rado ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në Qershor të vitit 2003.

Në të njëjtin muaj, sipas deklarimeve të kandidatit, Rado ka nisur punë si asistent në zyrën e avokatit Paskal Haxhi, ku ka qendruar deri në Tetor 2014.

Më tej, Klodian Rado ka qenë themelues dhe anëtar i shoqatës “Për qytetërim dhe Drejtësi”, ku, sipas deklarimeve, ka qenë edhe “jurist” i qendrës, deri në vitin 2006.
Në vitin 2007 emërohet gjyqtar fillimisht në Durrës e më tej në Pogradec, deri në vitin 2015, kur jep dorëheqjen. Ai i kushtohet karrierës në mësimdhënie, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kanada, detyrë që e kishte zhvilluar me kohë të pjesshme ose të plotë edhe në vitet e mëparshme.

Në vitin 2015 ai i bashkohet grupit të ekspertëve të EURALIUS, të cilët u angazhuan për hartimin e Reformës në Drejtësi.

Mospagimi i taksave
Në bazë të kësaj biografie profesionale, Klodian Rado iu përgjigj thirrjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe aplikoi për pozicionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në verifikimet e saj, KED konstatoi se, për të paktën 3 vite, kandidati Rado nuk i justifikon me dokumenta ligjore periudhën e punësimit.

Sipas konstatimeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, kandidati Rado nuk solli asnjë dokument (kontratë pune, listë-pagesa punonjësish, pagesa për sigurime shoqërore e shëndetësore) që të provonte punësimin në zyrën e avokatit Paskal Haxhi, e mbyllur tashmë, për periudhën Qershor 2003-Tetor 2004.

Gjithashtu, KED ngriti pikëpyetje mbi vërtetësinë e deklarimit të Rados, i cili ka shënuar si kohën e nisjes së punës si asistent-avokat në Qershor 2003. Sipas vendimit të KED, Rado ka deklaruar se është punësuar si asisten-avokat në bazë të një ligji që ka hyrë në fuqi më vonë se Qershori 2003.

Po ashtu, KED është informuar nga Ministria e Drejtësisë se kandidati Rado është regjistruar si “asistent avokat” në 1 Tetor 2003, pra, rreth 4 muaj më vonë se sa vetëdeklarimi i kandidatit.

Por, krahas këtyre diferenca në datë, KED vlerëson se, gjithësesi, \kandidati Rado nuk arrin të provojë se ka punuar si “jurist” apo “asistent/avokat” pranë zyrën ligjore “Haxhi”, pasi nuk rezulton e provuar me dokumenta që si ai, si zyra ligjore, të kenë kryer pagesa taksash për punësimin e tij.

Pra, për KED, periudha Qershor (Tetor) 2003-Tetor 2004 nuk i llogaritet si “vjetërsi në punë”, përsa kohë që nuk ka asnjë dokument zyrtar dhe ligjor që ta provojë punësimin e tij.

Në vijim, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka konsideruar vjetërsi në punë edhe aktivitetin e papaguar në shoqatën “Qytetërim dhe Drejtësi”, në periudhën 2003-2006.

Në aplikimin e tij, kandidati Rado ka shënuar se në këtë periudhë ka shërbyer si “jurist” pranë qendrës. Duke qenë se angazhimi në këtë shoqatë ishte vullnetar, ai nuk është paguar. Por, sipas aplikimit, Rado është angazhuar si jurist për nevojat e Qendrës.

Qëndrimi i tij mbështetet edhe nga një shkresë e shoqatës “Qytetërim dhe Drejtësi”, e cila i ka konfirmuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi se Klodian Rado, në periudhën 2003-2006 ka qenë edhe anëtar i bordi drejtues, edhe jurist pranë saj.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi konstaton se, megjithëse kandidati Rado nuk ka qenë i paguar për shërbimet e tij, gjithësesi shoqata duhet ta deklaronte atë pranë zyravë shtetërore dhe t’i paguante kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Por, duke qenë se nuk gjendet asnjë gjurmë në dokumentat shtetërorë për angazhimin e Rados si jurist pranë Shoqatës, atëherë KED nuk e ka konsideruar si periudhë punësimi, nisur nga fakti se “punësim” quhet kur paguhen edhe sigurimet shoqërore e shëndetësore.

Në vijim, KED nuk ka identifikuar asnjë rast apo dokumenta zyrtar shtetëror, ku Klodian Rado të ketë pasur tagrat si jurist i shoqatës “Qytetërim dhe Drejtësi”. Për këtë arsye, edhe angazhimi në këtë shoqatë, në periudhën 2003-2006, nuk i është llogaritur aplikantit Rado si “vjetërsi pune”.

Në këto kushte, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi që të mos lejonte kandidimin e aplikantit Klodian Rado për pozicionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për shkak se ai nuk plotëson kriterin e vjetërsisë në profesion “jo më pak se 15 vite si jurist”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zyra “sekrete” e patronazhistëve/ Shqipëria Bëhet: Një akt i rëndë dhe i papranueshëm, të hetohet!

21:01 : 11/05/2025
AKTUALITET

“E bëri gënjeshtari i gatshëm!”/ Sali Berisha konteston exit poll-in, sulmon Baton Haxhiun

20:54 : 11/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Bandat e Pojës vërshuan drejt KZAZ-ve me urdhrin e Ramës, ka rritje të elektoratit tonë

20:50 : 11/05/2025
AKTUALITET

Dalin rezultate të tjera nga votimi elektronik në Vorë, si janë shifrat

20:38 : 11/05/2025
AKTUALITET

Patronazhistët ikën me vrap para se të vinte policia, Erion Braçe: Janë shokët e mi

20:33 : 11/05/2025
AKTUALITET

Mospublikimi i rezultatit të votimit elektronik, Celibashi: Na i kërkoi vetë PD-ja, ja arsyeja

20:24 : 11/05/2025
Para

Gruaja gjakos burrin, ja ku ka ndodhur

TË GJITHA

Zyra “sekrete” e patronazhistëve/ Shqipëria Bëhet: Një akt i rëndë dhe i papranueshëm, të hetohet!

21:01 : 11/05/2025

“E bëri gënjeshtari i gatshëm!”/ Sali Berisha konteston exit poll-in, sulmon Baton Haxhiun

20:54 : 11/05/2025

Berisha: Bandat e Pojës vërshuan drejt KZAZ-ve me urdhrin e Ramës, ka rritje të elektoratit tonë

20:50 : 11/05/2025

Dalin rezultate të tjera nga votimi elektronik në Vorë, si janë shifrat

20:38 : 11/05/2025

Patronazhistët ikën me vrap para se të vinte policia, Erion Braçe: Janë shokët e mi

20:33 : 11/05/2025

Mospublikimi i rezultatit të votimit elektronik, Celibashi: Na i kërkoi vetë PD-ja, ja arsyeja

20:24 : 11/05/2025

Ky është rezultati i vetëm një kutie në Vorë, vërtetohen denoncimet për Gonxhen

20:14 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com