• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

INTERVISTA/ Ish-drejtuesi i policisë: Pushteti ka penguar parandalimin e vrasjeve mafioze

14:59 : 10/08/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Ish-drejtuesi në policinë e Shtetit Arben Hajdarmataj në një intervistë për Fax News ka folur lidhje me nivelin e krimit në vend, si dhe me situatën në të cilën po kalon Policia e Shtetit. Sipas Hajdarmatajt roli i policisë në parandalimin e krimeve është përkeqësuar, për shkak se qeveria i ka përfshirë efektivët në aksione që nuk janë në përgjegjësinë e tyre.

“Unë mendoj se situata politike në të cilën po kalon vendi është një nga arsyet që ka një rritje të krimeve që ndodhin në vend. Në fund të fundit situata politike ndikon në të gjithë strukturat e shtetit, në ç’motivimin e tyre, të cilat kanë detyrë që të parandalojnë çdo lloj krimi, përfshirë atë të vrasjes.

Duke analizuar viktimat e atyre vrasjeve janë të tipit mafioz, çka do të thotë që nëse do të kishte vëmendjen e policisë, do të bëhej e mundur parandalimi i tyre.

Kjo ka ndodhur edhe në vrasjen e fundit, ku viktima ishte një personazh i njohur i policisë, dhe mund të mbahej në vëzhgim nga ana e policisë së shtetit. Me një vendim politik të qeverisë aktuale, policia e shtetit shqiptar merret me detyra që i kanë institucione të tjera. Ne kemi parë punonjës të policisë që në vend që të parandalojnë krimet, merren me pastrimin e plazheve nga çadrat”, u shpreh Hadarmataj.

Ndërkohë duke u ndalur te vrasjet e fundit në Vlorë dhe në Durrës, Hajdarmataj tha se personazhet, të cilët ishin pjesë e botës së krimit duhet të ishin mbajtur nën vëzhgim nga ana e policisë.

Lexo edhe:

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

“Nëse ne analizojmë vrasjet e fundit në Durrës dhe në Vlorë, kanë qenë vrasje të tipit mafioz, dhe elementët janë të njohura nga ana e strukturave të policisë, nuk kanë qenë ngjarje për motive të dobëta. Policia e shtetit nuk duhet që të ngarkohet me detyra të dyta”, tha ish-drejtuesi i policisë.

Hajdarmataj u shpreh se paratë e pista në vendin tonë janë futur në qarkullim përmes boom-it të ndërtimeve, ndërsa nuk merren masat për analizimin e individëve të cilëve iu jepet leje.

“Fatkeqësisht situata është ashtu siç shprehen dhe mediat ndërkombëtare, them fatkeqësisht pasi nuk do të doja që në vendin tonë të ishte një nivel i tillë i krimit. Në momentin që këto organizata kriminale kanë lidhje me struktura të larta të qeverisë, atëherë kush mund t’i godasë ato?

Në Tiranë kemi një boom ndërtimesh në Tiranë, çfarë është gjithë ky lekë që qarkullon dhe hidhet në ndërtim, dhe askush nuk mund të argumentojë se nga gjendet ato. Nuk ka asnjë masë reale për parandalimin e pastrimit të këtyre parave”, deklaroi ai.

‘’Kërkesa për të arrestuar peshq të mëdhenj, presupozon që janë strukturat e larta sidomos të politikës qeverisëse, që mbrojnë struktura kriminale. Vetëm strukturat më të larta të qeverisë dhe të policisë së shtetit mund të marrin në ngarkim që të lejojnë këtë sasi të madhe kokaine që të hyjë në vendin tonë’’.

“Situata nuk është hiç e mirë, po të shohim me qetësi propagandën që bëhet në media, sot gjysmat e çadrave të plazhit nuk kanë njerëz, aksioni kundër çadrave është asgjë, është një boom propagande dhe bëhet për të mbuluar situatën reale në të cilën ndodhet vendi. Ka një rritje të numrit të gjobvënieve ndaj biznesmenëve.

Unë si ish-punonjës policie e shoh me shumë keqardhje faktin që 50 policë çohen përpara një dere bashkie dhe ruajnë nëse ka hyrë një kryetar apo ka dalë një tjetër. Janë kthyer në roje shalqini. Policia e shtetit po bën dhe punën e institucioneve të tjera, bën rolin e postierit, atë të pastruesit”, përfundoi Hajdarmataj.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025
AKTUALITET

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

15:15 : 06/06/2025
AKTUALITET

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025
AKTUALITET

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025
AKTUALITET

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025
Para

FOTO/ Heide Klum pozon topless në pishinë

TË GJITHA

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

15:15 : 06/06/2025

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com