• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Firaunë dhe të firuar

22:11 : 07/08/2019
në OP-ED

Nga Ilir Kalemaj

Shqiptarët po ndjehen përditë e më të varfër, përherë e më të vjedhur. Pensionet reale, as nuk u indeksuan në 2018, pra kemi ulje reale rë tyre, ku pensionet në fshat u ulën rreth 2 përqind në raport me inflacionin. Që shqiptarët nuk besojnë më në mrekullinë ekonomike që ka të papunësuar vetëm 14 përqind të popullsisë sipas INSTAT-it qeveritar, kjo nuk do as mend, as kalem.

E konfimon së fundmi dhe rënia pikiatë e besimit te ekonomia, ku sipas EUROBAROMETRIT, rrumbullak 61 përqind e shqiptarëce e vlerësojnë ekonominë e vendit “totalisht keq”, një shifër kjo plot 14 përqind më e lartë se ajo e vjeshtës së 2018. Plot gjysma e popullsisë shprehet me pesimizëm që situata do të ngelet e njëjtë dhe një pjesë e mirë shohin tendenca përkeqësimi në horizont.

Nga 10 milionë turistë që priste qeveria, në plazhet e boshatisura të jugut vështirë të kapësh ndonjë firaun nga ata me çanta në kurriz, që hanë byrek e pinë dhallë dhe shpenzimet javore nuk i kalojnë ato që një turist i Shqipërisë harxhon në 1 ditë të vetme në plazhet e Turqisë apo Greqisë. Aksioni i vonuar për pastrimin e plazheve publikë, duket se u bë vetëm për të rritur efektin mirazh të mbushjes së plazheve me iluzion optik si dhe për të shpërqëndruar vëmendjen nga PPP-të që po jepen çdo ditë në vijën bregdetare sesa për ndonjë lirim hapësirash, ku ata që mungojnë janë plazhistët dhe jo hapësirat.

Kjo natyrshëm e motivuar edhe nga lakmia e pakufi e privatëve që duan të fitojnë në 1 muaj atë që mund fare mirë ta bënin në gjashtë muaj turizëm si gjetkë në Mesdhe dhe nga makutëria që shtohet nga rryshfeti nën dorë që i kanë paguar bazhibozukëve të Bashkive për lejet përkatëse. Këto kanë bërë që çmimet e shezlongëve shqipatrë të luhaten mes atyre në plazhet kroate dhe greke në minimumin e tyre deri te Coté d’ Azure nga ana tjetër, por pa ofruar aspak atë nivel shërbimi që të ofrojnë këto të fundit.

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 5 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Ky është ish-polici që u ekzekutua në Vaun e Dejës, vrasjen e kushëririt se pranoi asnjëherë

Ndaj dhe shqiptarët po ikin si kopé, përveçse në emigrim në numra gjithnjë e më të shumtë, edhe në braktisjen e pushimeve vendore për të pushuar si njerëz në kushte dinjitoze, kuptohet ata që kanë mundësi të bëjnë qoftë një javë pushim në vit. Shumica as nuk e dinë, as nuk e njohin fjalën pushim, të rënduar nga kreditë, të lodhur nga hallet, të çpuar nga xhepi dhe të pasigurtë për të ardhmen. Po ikin si nga një vend si në luftë, ku shtegtarët e pak metrave katrorë i nxjerrin sytë si korbat sho-shoqit në përpjekje për ekzistencë.

Po arratisen nga një vend ku pak miliarderë nuk dinë se të cila vilë pushimi i zë nata dhe te cila i gdhin dita, ku pak oligarkë gllabërojnë dhe ato pak copa pasurie publike nga një vend i bekuar nga Perëndia por i vjedhur nga politikanët, ku pasiguria të shoqëron nga ajri që thith, te ushqimi që ha, te uji i paguar që pi, të rrugët që marrin jetë, te kujdesi që duhet të kesh në çdo moment sepse duhet të ruhesh se mos shteti yt ta fut.

Ku njerëzit shpesh janë bërë si hiena, ku lakmia për t’ja hedhur tjetrit mbizotëron ndaj vullnetit për punë, kur fitimi i shpejtë errëson gjykimin, ku reputacioni vlen më pak se sholla e konsumuar e një këpuce të vjetër. Ku është harruar meritokracia dhe vlerësohet shkërdhatokracia, ku është vlerësim të të quajnë “bir kurve”, ku adhurohet politikani që shoqërohet me të fortë dhe dukja është ku e ku më e rëndësishme se përmbajtja. Ku dija është mall i zhvlerësuar dhe truri ngjan si mall skadence. Vetëm kur sirenat e financave publike që po çalojnë, e kekut të ekonomisë që po zvogëlohet rrufeshëm dhe e polarizimit shoqëror që po shtohet si ortek të bien më fort, ndoshta do ketë zgjim, ndërgjegjësim dhe reagim. Të shpresojmë që do të jetë në atë masë sa të bëjë diferencën.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 5 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 04/08/2025
AKTUALITET

Ky është ish-polici që u ekzekutua në Vaun e Dejës, vrasjen e kushëririt se pranoi asnjëherë

22:59 : 04/08/2025
BOTA

Gjykata italiane pushon hetimin ndaj Melonit për lirimin e komandatit libian

22:41 : 04/08/2025
RAJONI

FIBA nis hetim pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë

22:35 : 04/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Sherr me thika dhe hanxharë mes adoleshentëve në Kamëz

22:28 : 04/08/2025
SPORT

Hamilton e quajti veten të padobishëm te Ferrari, Toto Wolff mbron pilotin legjendar

22:26 : 04/08/2025
Para

Denoncimi i fortë: Ja zaptimi që ka bërë Rama me oligarkët e tij në bregdet

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 5 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 04/08/2025

Ky është ish-polici që u ekzekutua në Vaun e Dejës, vrasjen e kushëririt se pranoi asnjëherë

22:59 : 04/08/2025

Gjykata italiane pushon hetimin ndaj Melonit për lirimin e komandatit libian

22:41 : 04/08/2025

FIBA nis hetim pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë

22:35 : 04/08/2025

VIDEO/ Sherr me thika dhe hanxharë mes adoleshentëve në Kamëz

22:28 : 04/08/2025

Hamilton e quajti veten të padobishëm te Ferrari, Toto Wolff mbron pilotin legjendar

22:26 : 04/08/2025

Netanyahu konfirmon pushtimin e plotë të Gazës: Do e çlirojmë nga terroristët

22:09 : 04/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com