• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pensionistët në mjerim, pensionet pësuan rënie gjatë 2018

08:35 : 06/08/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

Perspektiva e pensionistëve shqiptarë, sidomos në fshat, paraqitet e mjerë, për shkak se, pagesat e tyre në vend që të rriten, po ulen.

INSTAT ka raportuar se pensioni mesatar mujor rural pësoi rënie gjatë vitit 2018 në raport me vitin 2017.

Pensioni mesatar në fshat u ul në mënyrë simbolike me rreth 16 lekë, por ndërkohë kjo rënie sinjalizon për një situatë dramatike në trajtimin social të pensionistëve në fshat.
Ekonomia e Shqipërisë vitin e kaluar u rrit mbi 4%, me ritmet më të larta të dekadës dhe, nga ana tjetër, të ardhurat nga sigurimet shoqërorë u rritën ndjeshëm në raport me zërat e tjerë. Logjikisht pensionet e fshatit duhet të rriteshin së paku me ritmet e inflacionit rreth 2%, por ka ndodhur e kundërta. Po t’i indeksojmë me inflacionin, pensionet mesatare në fshat kanë pësuar ulje me mbi 2% ndaj vitit 2017.

Shqipëria ofron pensionet më të ulëta në Europë dhe në rajon. Në fund të vitit 2018, pensioni mesatar në fshat shënoi 70 euro, ndërsa në qytet 127 euro.
Gjatë 20 viteve të fundit, pensioni real në fshat shënoi vitin e kaluar rënien e dytë pas vitit 2013. Pensionet e urbane u rritën me ritme modeste me 348 lekë gjatë vitit 2018 ose 2% më shumë.

Skema e pensioneve të fshatit është përfshirë në krizë vitet e fundit për shkak se, numri i kontribuuesve ka rënë në mënyrë dramatike që kur qeveria aplikoi reformën e pensioneve në vitin 2014, e cila i dyfishoi pagesën e sigurimeve të vetëpunësuarve në bujqësi.

Lexo edhe:

KAYO e Ardi Veliut refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës, nuk lejon gazetarët të futen në godinë

Zjarret, Salianji: Shqipëria digjet çdo verë, qeveria shuan me degë pemësh dhe lopata

Në vitin 2016, sipas të dhënave zyrtare të ISSH-së, numri i kontribuuesve në skemë ishte vetëm 58 mijë persona me 2018, me një rënie 38% krahasuar me vitin 2015 ku ishin të siguruar mbi 89 mijë persona.

Vitin e kaluar, Instituti i Sigurimeve Shoqërore propozoi disa opsione që do të ruanin balancën në skemën e pensioneve, me qëllim frenimin e thellimit të deficitit.
Një opsion ishte rritja e masës së kontributit në masën e të vetëpunësuarve urbanë. Por ky opsion do të sillte reduktim të ndjeshëm të pjesëmarrjes. Ulja e pjesëmarrjes do të ulte ndjeshëm mbulimin e popullsisë me elemente të sigurimeve shoqërore, që nuk është shumë e pranuar nga pikëpamja sociale. Kjo do të sillte në të ardhmen jo të largët rritjen e shpenzimeve për pensionet sociale që financohen nga shteti.

Opsioni i dytë është lënia e situatës siç është aktualisht, ku një pjesë e paguan bujku dhe pjesën tjetër shteti. Kjo do të sillte një financim të madh nga buxheti, nuk është i drejtë krahasuar me kategoritë e tjera të kontribuuesve, krijon “privilegje” të pajustifikueshme dhe prish parimin kryesor të skemës, atë kontributiv.
Ndërsa opsioni i tretë, që është marrë në konsideratë për ndryshimet e reja ligjore, është ngrirja e masës së kontributit sa është aktualisht, caktimi i një page minimale për bujqit që i përgjigjet kësaj mase kontributi dhe ruajtja e të gjitha kritereve dhe parametrave të formulës në fuqi.

Ekspertët në ISSH pohojnë se opsioni i tretë është më i realizueshmi pasi duke vepruar në këtë mënyrë nuk deformohet parimi kontributiv i skemës, pensioni është produkt i kontributeve që paguhen, ulet subvencioni i buxhetit për kontributet dhe mbetet vetëm financimi i deficitit, duke vendosur trajtim të barabartë midis qytetarëve, ndërgjegjësim të popullatës që pensioni nuk është një dhuratë nga qeveria, por një e drejtë që buron nga kontributet e paguara ndër vite (kursimet personale). /Monitor/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KAYO e Ardi Veliut refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës, nuk lejon gazetarët të futen në godinë

09:50 : 14/08/2025
AKTUALITET

Zjarret, Salianji: Shqipëria digjet çdo verë, qeveria shuan me degë pemësh dhe lopata

09:37 : 14/08/2025
BOTA

Starmer do të takohet me Zelenskyn në Londër, në prag të takimit Trump-Putin

09:29 : 14/08/2025
AKTUALITET

Zjarri në Gërmenjës të Korçës, flakët përhapen drejt Greqisë nga era e fortë

09:26 : 14/08/2025
AKTUALITET

Zjarret/ Tre vatra aktive në qarkun e Beratit, më problematikja në Poliçan

09:12 : 14/08/2025
AKTUALITET

Zjarret në Gramsh, ende vatra aktive në Kodovjat dhe Skënderbegas

08:59 : 14/08/2025
Para

Sherri për një kalë, kush është biznesmeni vlonjat që u vra.../FOTO

TË GJITHA

KAYO e Ardi Veliut refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës, nuk lejon gazetarët të futen në godinë

09:50 : 14/08/2025

Zjarret, Salianji: Shqipëria digjet çdo verë, qeveria shuan me degë pemësh dhe lopata

09:37 : 14/08/2025

Starmer do të takohet me Zelenskyn në Londër, në prag të takimit Trump-Putin

09:29 : 14/08/2025

Zjarri në Gërmenjës të Korçës, flakët përhapen drejt Greqisë nga era e fortë

09:26 : 14/08/2025

Zjarret/ Tre vatra aktive në qarkun e Beratit, më problematikja në Poliçan

09:12 : 14/08/2025

Zjarret në Gramsh, ende vatra aktive në Kodovjat dhe Skënderbegas

08:59 : 14/08/2025

Takimi Trump-Putin, DW: Territoret, çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?

08:49 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com