• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Karteli ligjor i bankave qe ka ngritur koncesioni i qeverisë

10:05 : 05/08/2019
në EKONOMI, KRYESORE, OP-ED

Nga Klodian Tomorri

Nën petkun e luftës kundër ekonomisë informale, përgjatë dy dekadave të fundit qeveritë shqiptare njëra pas tjetrës i kanë dhënë jetë dhe kanë ngritur një skemë monstruoze grabitje, në qendër të të cilave qëndron sistemi financiar. E gjithë skemë është ngritur dhe mbrohet me forcën abuzive të ligjit, i cili çon ujë vetëm në një krah, tek bankat, ndërsa qytetarët janë të detyruar të paguajnë haraçet kriminale.

Fillimisht ishte detyrimi me ligj për të kaluar të gjitha pagat përmes sistemit bankar. Më pas të gjitha pagesat e biznesit mbi kufirin 150 mijë lekë dhe masa e fundit është detyrimi i çdo biznesi për të patur llogari bankare, pavarësisht aktivitetit që ai ushtron. Si rezultat, çdo transaksion ekonomik, që qytetarët kryejnë në jetën e përditshme janë të detyruar ta bëjnë përmes bankave, pa patur fuqinë minimale të negocimit për kostot.

I gjithë ky korpus ligjor i ka vënë qytetarët në një pozitë të pafuqishme përballë bankave, ndërsa këto të fundit në një pozitë qartazi dominuese, të cilën mund ta përdorin për fitime abuzive. Kjo fushë loje e pabarabartë ka çuar në një situatë çmendurie, duke e bërë sistemin financiar shqiptar të vetmin në botë, i cili aplikon komisione dyshifrore edhe për veprimet më të thjeshta, që nuk kanë asnjë risk.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025! Ja shenjat më me fat

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

Vitin e kaluar, një i njohuri im duhet të kryente një transfertë 288 euro nga një bankë jashtë shtetit tek një bankë vendase. Komisioni që ju ngarkua ishte plot 65 euro ose 22.5 për qind e shumës së transferuar. Transferta ishte e detyruar nga ligji të kalonte përmes bankës. Shkurt duke përdorur aparatin represiv të fuqisë legjislative në anën e tyre, bankat mund të shfrytëzojnë ekonomikisht qytetarët deri në nivele çmendurie.

Praktikisht prej disa vitesh, biznesi kryesor i bankave janë bërë komisionet dhe veprimet pa risk me borxhin e qeverisë. Kjo ka krijuar një incentivë perverse, e cila dëmton jo vetëm qytetarët por të gjithë ekonominë kombëtare. Duke patur fitime të garantuara nga komisionet dhe blerja pa risk e borxhit të qeverisë, bankat nuk kanë asnjë nxitje të kryejnë rolin kryesor për të cilin ato ekzistojnë, ndërmjetësimin financiar. Pra të grumbullojnë depozitat e qytetarëve për t’i shpërndarë si kredi për ekonominë. E madje, u lejon drejtuesve të tyre që të përfshihen edhe në marrëveshje okulte, pra të japin kredi të cilat kanë risk të lartë kthimi përkundrejt rryfshfeteve.

Nuk është rastësi, e madje është rast unikal në botë, që një sistem financiar të rezultojë cdo vit fitimprurës edhe pse niveli i kredive të këqija arriti deri në 25 për qind dhe kreditimi real i ekonomisë prej 6 vitesh është në stanjacion të plotë.

Kjo situatë perverse nuk është e rastësishme. Fuqia lobuese e bankave është e jashtëzakonshme dhe sa herë që dikush tenton të vendosë barazinë në fushën e lojës dhe të thyejë këtë qerthull negativ ato përdorin pushtetin për ta ndaluar. Arben Malaj, antari ende në detyrë i Bordit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë ka kërkuar disa herë përgatitjen e listës së zezë të bankierëve, të cilët kanë rekordet më negative në treguesit e kredisë së keqe. Por pavarësisht kësaj institucioni i Bankës së Shqipërisë, të paktën deri tani nuk e ka mbështetur ndërmarrjen e një hapi të tillë.

Kjo është një situatë, e cila nuk mund të vazhdojë më kështu. Jo vetëm për shkak të padrejtësisë, por edhe sepse dëmton rëndë ekonominë. Ka ardhur koha që Banka e Shqipërisë, rregullatori i sistemit, të kuptojë se është një institucion publik, që i përket qytetarëve dhe nuk eshte krijuar per te qene palë në kartelin ligjor të bankave. Nga ana tjetër, qeveria duhet të rishikojë tërësisht korpusin rregullator të sistemit financiar, për të mbrojtur qytetarët nga koncesioni gjigand dhe abuziv që ka krijuar në sistemin financiar.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025! Ja shenjat më me fat

22:58 : 12/07/2025
SHENDETI

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

22:51 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Burrin ma arrestuan”/ Pronarja e bujtinës së shembur në Theth: Ndërtova që të riktheja fëmijët

22:45 : 12/07/2025
BOTA

Putin: Irani të pranojë marrëveshjen bërthamore me Amerikën

22:37 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

22:22 : 12/07/2025
SPORT

Asllani larg Interit, dy skuadra të Serie A në gjurmët e mesfushorit kuqezi

22:16 : 12/07/2025
Para

Njerëzit me sy të gjelbër janë të jashtëzakonshëm. Ja çfarë fshihet pas syve të tyre…

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025! Ja shenjat më me fat

22:58 : 12/07/2025

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

22:51 : 12/07/2025

“Burrin ma arrestuan”/ Pronarja e bujtinës së shembur në Theth: Ndërtova që të riktheja fëmijët

22:45 : 12/07/2025

Putin: Irani të pranojë marrëveshjen bërthamore me Amerikën

22:37 : 12/07/2025

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

22:22 : 12/07/2025

Asllani larg Interit, dy skuadra të Serie A në gjurmët e mesfushorit kuqezi

22:16 : 12/07/2025

Teliti: Oligarkët e mëdhenj do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

21:58 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com