• Kontakt
Wednesday, June 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë do t’u punojë SPAK-u këtyre! Në tetor ka zgjedhje të përgjithshme/ Paralajmërimi i akademikut të njohur

09:31 : 05/08/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Akademiku Artan Fuga, përmes një komenti në rrjet, analizon situatën që po kalon vendi, ndërsa shkruan se të gjithë shqiptarëve iu del nga goja shprehja:” Çfarë të kam bërë o Zot!!!”

” Si është e mundur? – pyet veten që ka kaq shumë njerëz që u duket se janë shpjegues të gjithçkaje që ndodh apo do të ndodhi në botë.

Çfarë do t’u punojë SPAK-u këtyreeeee! Në tetor ka zgjedhje të përgjithshme. Prite kur ta fusin brenda atë! Europa? Ka marrë fund!
Ne e marrim statusin e çeljes së negociatave të integrimit europian pas shumë vitesh!

Europa ka rënë nën influencën serbe! Ramushin e thirrën në Hagë sepse kundërshtoi!”, shkruan Fuga.

Komenti nga Artan Fuga

Lexo edhe:

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

Të thash ?!

I dëgjon dhe hesht!

Gjithnjë e më shpesh i dëgjoj këto fjalë të renditura sa në formë eksklamative aq edhe pyetëse. Pastaj të ndjekura nga fjalia pohuese : Doli fjala ime!

Zakonisht i dëgjon kur jo pak nga ata që kanë dëshirë të flasin për politikën e ditës apo gjeopolitikën ndërkombëtare bëjnë parashikime, ndërtojnë pafund teori konspiracioniste, paraqesin hipoteza se kush po e drejton Shqipërinë, arsyetojnë për mistere të politikës shqiptare, parathonë fatin e këtij politikani, përse jo parashohin atë që do të na ndodhi si komb shekullin tjetër e kështu pa fund.

I dëgjon dhe kupton se nuk duhet t’i kundërshtosh në jermin e tyre sepse ata nuk dëgjojnë asnjë kundërargument, sytë iu shndrijnë duke parë larg dhe nuk e ndërpresin madje fare rrjedhën e fluksit të fjalëve!

Ti e ke harruar fare atë që ke biseduar me ta një ditë apo një muaj më parë, veç kur vijnë e të takojnë pasi ka ndodhur një ngjarje e ta përplasin në fytyrë : E të thashë! Doli fjala ime!

Cfarë të kam bërë o Zot!!!

Kam përshtypjen se ne të gjithëve na del fjala në Shqipërinë e sotme!

Ne i dimë të gjitha!

Kapacitetet parashikuese të një numri të konsiderueshëm personash u paraqiten në rritje. Ata kanë gjithmonë të drejtë. Dinë t’i paraprijnë historisë.

Si është e mundur? – pyet veten që ka kaq shumë njerëz që u duket se janë shpjegues të gjithçkaje që ndodh apo do të ndodhi në botë.

Cfarë do t’u punojë SPAK-u këtyreeeee!
Në tetor ka zgjedhje të përgjithshme.
Prite kur ta fusin brenda atë!
Europa? Ka marrë fund!
Ne e marrim statusin e çeljes së negociatave të integrimit europian pas shumë vitesh!
Europa ka rënë nën influencën serbe!
Ramushin e thirrën në Hagë sepse kundërshtoi!

Pa fund parashikime pa asnjë provë, pa asnjë bazë të dhënash, pa asnjë referencë. Thjesht intuita, utopi, metafizikë, hamendje!

Referojnë ndonjë fakt të shkëputur dhe harrojnë ose nuk dinë dhjetra të tjera!!!

Dhe ju duket se ju del fjala për gjithçka.

Në fakt këta tipa kanë një problem psiqik ndoshta, por psikologjike padyshim.

Ata harrojnë që gjatë ditës thonë gjëra kontradiktore për të njejtën temë. Pastaj kur një ngjarje ndodh sigurisht ajo do të bjerë në vazhdimësinë e njerës nga hipotezat kontradiktore që ka paraqitur me veten e tij.

Thoshte se edhe do të kishte dhunë, edhe se nuk do të kishte dhunë në 30 qershor! Sipas gjendjes psikologjike të çastit. Dhe në 1 korrik, cfarëdo të ndodhte, atij i kishte dalë fjala.

E mo të thashë?!

Më the o shoku më the!

Ata për cdo që që ndodh i japin një kuptim fakteve që pastaj me forcë i fusin në njerën nga hipotezat ku janë fiksuar. Patjetër do të ndërrohen territoret midis Serbisë dhe Kosovës, ja ke për ta parë! E ka ndarë ShBA me Gjermaninë këtë gjë. Dhe pastaj, kur ky projekt nuk pati jetëgjatësi, tipi vazhdon : Ti e kupton Merkeli e la për një sekondë këtë opcion sepse është Brexit-i, por shumë shpejt do ta rimarrë përsëri. E pe si e thirrën Haradinajn në Hagë!!! Kot mendonn ti ëeeeee?

Më doli fjala mua, nuk flas kot unë!

Si t’i thuash se mjafton të ndërtosh një hamendje abstrakte, në ajër, erë, në ujë dhe pastaj nuk ke asnjë vështirësi që të gjitha lajmet që dëgjon nga leximi i gazetave në mëngjes në Tv t’i rrumbullakosësh, transformosh, t’u presësh cepat, t’i lëmosh dhe t’i fusësh si domate të shtypura në cdo arkë kompensatoje të gjetur te plehrat!

Një narcizëm i çfrenuar ku lavdet e unit të vetes janë në zenith. Ky është njeriu i tranzicionit shpeshherë që i duket se të gjithë të tjerët e kanë gabim dhe ai e ka mirë.

Nga njëmijë gjëra që ka parashikuar dy a tri i kanë dalë. Për 997 hesht sepse ka gabuar në parashikimet e bëra, i ka harruar fare sepse maakina e harresës për këtë është, që njeriu të lehtësohet, dhe në tre pika, rastësisht, probabilisht, faktet kanë koinçiduar me parathënat e tij dhe ato i thërret si gjel në majë të plehut!

Fiks sikurse të kisha thënë, e peeeeee?

E pashë o bir, e pashë dhe do ta shoh edhe në të ardhmen sa herë të shkëmbehem me ty ku Djalli na përplas në vende takimi rastësor.

Parashikojnë historinë e ardhshme nga stolat e parkut, nga tavolina e kafenesë, nga bregu i detit, kudo ku janë, pa asnjë provë të mjaftueshme.

Në një farë mënyre imitojnë jo pak politikanë që kurrë nuk e kanë patur, nuk e kanë dhe nuk do ta kenë gabim. Edhe disa analistë që kur nuk pranojnë ta kenë patur gabim në një emision televiziv.

Nuk doli një nga këta në tridhjet vjet e të thotë: Me falni se ja kisha futur kot! Jo, të gjithë rezultojnë se kanë pasur të drejtë !

Barazohet njeriu me shoqërinë përreth tij, asgjë nuk i shpëton, i di të gjitha, duke rënë në një narcizëm dhe tautologji të pashpresë dhe mendja i mbyllet gjithmonë e më shumë.

Ai i di të gjitha,
i parashikon të gjitha,
i del fjala!

Bëj shaka t’u dalësh kundër!

Ata janë të bindur se u del fjala, dhe kjo është simptoma e sëmundjes së tyre psiqike.

Lajme të lidhura

SPORT

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025
KRYESORE

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025
SPORT

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025
AKTUALITET

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025
BOTA

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025
Para

Zgjedhjet e parakohshme, ja dy datat e reja që propozon opozita

TË GJITHA

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025

“Treni bullgar ishte kudo”/ Noka: Policia në funksion të shtetit elektoral më 11 maj

22:49 : 10/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com