Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkup, ku një vajzë ka mbytyr nënën e saj dhe më pas rastin e ka denoncuar në rajonin e policisë Karposh. Sipas mediave vendase bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e saj në rrugën “Risto Rovanovski”, ndërsa viktima identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur ka qenë e moshës 74 vjeçare.
MPB njoftoi se menjëherë pas denoncimit policia ka mbërritur në vendngjarje ku kanë gjetur edhe trupin e pajetë të të moshuarës. Nga ana e mjekut të ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekje.
Mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen e 74-vjeçares, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupi i viktimës është dhënë për autopsi. Po ashtu, mësohet se e bija e saj është mbajtur në stacion policor për masa të mëtejshme penale.