• Kontakt
Tuesday, May 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘E goditën me pistoletë dhe e kërcënuan’/ Roza Lati tregon ngjarjen e rëndë në Ksamil

17:52 : 03/08/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, SHOW BIZ

Aktori i formatit televiziv ‘Bukë me vete’ në Ora News, Enea Arapi, u godit me tytë pistolete, mbrëmjen e djeshme në Ksamil, në rrethana ende të paqarta, nga një person i paidentifikuar.

Aktori, Enea Arapi u godit pasi grupi kishte përfunduar xhirimet në një prej lokaleve të zonës.

Lidhur me këtë ngjarje, në një lidhje telefonike në Ora News, ka rrëfyer edhe drejtuesja e formatit, Roza Lati e cila ka dhënë më tepër detaje për ngjarjen.

Roza Lati: Dje pasdite ne kemi qenë në Ksamil duke xhiruar emisionin “Bukë me vete” ka qenë pjesa e ‘barbecue’ që ne xhirojmë. Ndërkohë mblodhëm të gjitha gjërat dhe do të drejtoheshim për në shëtitoren e Sarandës për të bërë kamerat e fshehta.  Kemi qenë me 3 mjete me vete. Ka qenë kamperi përpara duke ecur, ka qenë makina e RTV Ora dhe Pezhoja, makina ime personale që unë e mora në këtë udhëtim të fundit që po bëj. Kur kemi kaluar para restorantit, ka kaluar kamperi i pari avash avash, ka kaluar makina e Orës dhe kur ka qenë makina Pezho në të cilën ka qenë Enea Arapi i njohur si ‘Boli’ dhe Rei që është fotografi zyrtar i “Bukë me vete”.

Për RTV Ora, Enea ka treguar se si ndodhi sherri. Ai thekson se zotëria që e kishte qëlluar me tytën e pistoletës, i kishte thënë të ngadalësonte makinën, ndërkohë që Enea pohon se ishte duke ecur shumë avash.

Lexo edhe:

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

Bisedat në SkyECC/ Skema si transportoheshin paratë e kokainës nga Europa në Shqipëri

Enea Arapi: Unë kam qenë duke ecur me një shpejtësi shumë minimale, sepse aty është edhe rruga e prishur, ka edhe litarë në mes që nuk të lejojnë të ecësh shpejt. Aty më del një zotëri përpara dhe më thotë që të ngadalësojë, ishte diku aty me një femër dhe një djalë të ri. Më vjen tek xhami i shoferit dhe me një inat dhe një mllef më thotë “ku shkon, pse ecën kështu?” Ndërkohë unë isha shumë ngadalë.

E pyes: “Ore vëlla ku po shkoja? Dhe tentoj të dal nga makina.”

Në atë moment më mbyll derën e makinës, nxjerr pistoletën nga çanta dhe më godet në faqe, që e kam akoma shenjë. Unë sa largohem nga ai marr direkt policinë në telefon që të gjeja një zgjidhje. Ai u largua pa të keq në drejtim të pedonales së Ksamilit.

Roza ngre dyshime se situata e krijuar është e kamufluar. Madje shkon edhe më tej duke pohuar se dyshon që personi që e goditi Enean është pjesë e stafit të restorantit, para së cilit ka ndodhur ngjarja, pasi edhe kamerat ishin shkulur.

Roza Lati: Aty në atë moment unë kam qenë tek kampi përpara kur me telefonuan çunat dhe më thanë: “Hajde Roza na qëlluan me pistoletë”.

Në atë moment unë mendova se i kishin shtënë me pistoletë u panikosëm të gjithë dhe kur kthehemi shohim Enean me faqen e skuqur, i ishte lënë shenjë. Nuk është se kanë patur ndonjë diskutim. Vetëm pak fjali janë shkëmbyer midis zotërisë dhe Eneas.

Kur ka ardhur policia, një zotëri qeros, i shëndetshëm më tha: “Unë jam civil. E di shumë mirë lokalin, nuk ka asgjë këtu nuk e njohim, nuk e dimë kush është zotëria.”

Pastaj kur unë u largova për tek kamperi që kisha aktoren, në momentin që u kthehem i thashë: “Sipas ligjit duhet të ketë kamera dhe duhet të jetë filmuar e gjithë situata”, sepse ne ishim para restorantit. Kamerat nuk ishin funksionale të restorantit, ishin të shkulura. Kjo është një tjetër çështje ligjore që i përket restorantit që duhet të ballafaqohen. Më shumë duket si një situatë kamufluese që ky zotëria me armë duhet të jetë dikush, një pjesëtar i stafit të restorantit duke marrë parasysh situatën dhe reagimin e stafit apo reagimin e policisë aty vërdallë.

Lajme të lidhura

BOTA

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

21:00 : 27/05/2025
AKTUALITET

Bisedat në SkyECC/ Skema si transportoheshin paratë e kokainës nga Europa në Shqipëri

20:59 : 27/05/2025
AKTUALITET

Ankimimi për Kukësin/ KAS rrëzon tre kërkesa të PD, pranon dy! KQZ: Nuk pati parregullsi

20:54 : 27/05/2025
BOTA

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

20:52 : 27/05/2025
SPORT

Zyrtare/ Barcelona “blindon” Lamine Yamal, kontratë e re deri në vitin 2031

20:50 : 27/05/2025
BOTA

Parlamenti francez voton pro legalizimit të vdekjes së asistuar

20:44 : 27/05/2025
Para

Basha nga Puka: Babëzia e Ramës e ktheu vendin në moçal varfërie dhe mjerimi, është koha ta shporrim!

TË GJITHA

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

21:00 : 27/05/2025

Bisedat në SkyECC/ Skema si transportoheshin paratë e kokainës nga Europa në Shqipëri

20:59 : 27/05/2025

Ankimimi për Kukësin/ KAS rrëzon tre kërkesa të PD, pranon dy! KQZ: Nuk pati parregullsi

20:54 : 27/05/2025

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

20:52 : 27/05/2025

Zyrtare/ Barcelona “blindon” Lamine Yamal, kontratë e re deri në vitin 2031

20:50 : 27/05/2025

Parlamenti francez voton pro legalizimit të vdekjes së asistuar

20:44 : 27/05/2025

30 emigrantë me kombësi të ndryshme priten të mbërrijnë në Gjadër

20:43 : 27/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com