• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inspektori i Drejtësisë/ Emrat, “putha-dorë” të Dvoranit në KED që injoruan ligjin për Artur Metanin

12:19 : 01/08/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) vendosi të lejojë kandidimin e Artur Metanit për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në shkelje të hapur të ligjit dhe duke shënuar një nga pikat më negative të zbatimit të Reformës në Drejtësi.

“Boldnews.al” ka raportuar më parë se Metani, aktualisht Avokat i Shtetit, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës në administratën e Kryeministrisë dhe vëllai i ish-ministres socialiste Eglantina Gjermeni, nuk plotëson kriteret formale ligjore për të vijuar garën për pozicionin më të lartë të Reformës në Drejtësi, post që do të kryejë inspektimet mbi të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës së Shqipërisë.

Vendimi për lejimin e kandidimit të Metanit është marrë me shumicë votash nga anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, përfshirë edhe votën e kreut të tij, Ardian Dvorani.

Burime konfidenciale dhe të besueshme për “Boldnews.al” informuan se pro Metanit kanë votuar 5 nga 7 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këmbënguljen e Dvoranit, i njohur për lidhjet e tij të forta me Partinë Socialiste në pushtet.

Lexo edhe:

Si ndahen mandatet për sicilin Qark deri më tani

Numërimi i 36 kutive, PD ruan avantazhin në Lezhë

Është disi e pakuptimtë se si anëtarët e KED, të përzgjedhur nga radhët e niveleve më të larta të sistemit të drejtësisë, vendosën të shkelin ligjin, për t’i dhënë “dritën jeshile” Metanit të vijojë garën.

Burimet e “BN” informuan edhe për emrat që iu bashkuan Ardian Dvoranit në paligjshmërinë për rastin “Metani”.

Më poshtë janë renditur anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të cilët, sipas informacioneve të brendshme, kanë mbështetur kandidimin e Artur Metanit.

1. Ardian Dvorani, anëtar i Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, njihet publikisht për afërsinë e tij me Partinë Socialiste në pushtet. Dvorani kaloi procesin e Vetingut, pavarësisht se mbi të u ngritën pikëpyetje të mëdha lidhur me shumën prej rreth 10 milionë lekë të reja, të cilën, nuk e kishte deklaruar në formularin Veting.

Inspektorati i Deklarimit të Pasurive, një institucion ndihmës i komisionit të Vetingut, ka konkluduar se Dvorani, në deklaratën “Veting” nuk ka deklaruar dhe ka fshehur llogaritë bankare në shumën 9.98 milionë lekë të reja.

Por, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi kreu procedurat e rivlerësimit kalimtar, e konsideroi lapsus mos-deklarimin e kësaj shume, duke vendosur konfirmimin e Ardian Dvoranit në detyrë.

Në raste të tjera, Komisioni i Vetingut ka shkarkuar gjyqtarë e prokurorë për problematika shumë herë më të vogla se ato që iu konstatuan Dvoranit. Por, ai u konfirmua në detyrë, ndërkohë që Komisioneri Publik nuk ushtroi të drejtën e ankimimit për këtë vendim. Opozita e djathtë deklaroi se konfirmimi i Dvoranit, pavarësisht problematikave me pasurinë, është dëshmi e qartë e kapjes së Vetingut nga qeveria.

2. Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetuese dhe njëkohësisht nënkryetare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, u konfirmua në procesin e Vetingut, pavarësisht dyshimeve mbi burimin e pasurive për blerjen e një vile në Gjirin e Lalëzit, në Durrës.

Gjyqtarja Tusha e familja e saj kanë porositur një vilë në bregdetin e Durrësit në vitin 2010. Në bazë të kontratës së porosisë, Vitore Tusha i mbetej detyrim firmës ndërtuese shumën 24 mijë euro, të cilën duhet ta shlyente deri në vitin 2016.

Por, sipas gjetjeve të KPK, gjyqtarja Tusha nuk kishte mundësi paguese për të shlyer këtë detyrim brenda afatit kohor. Atëherë, me një marrëveshje verbale, ndërtuesi ia shet vilën zonjës Tusha, pavarësisht se nuk kishte kryer të gjithë likujdimet. Pjesën e mbetur të detyrimit, ia konsideron borxh.

Për këto veprime të padokumentuara, KPK ngriti dyshimet për akte fiktive. Gjithësesi, në përfundim, Komisioni i Vetingut vendosi ta konfirmojë në detyrë gjyqtaren Vitore Tusha.

3. Eriol Roshi, kryetar i Gjykatës Administrative të Tiranës, kaloi procesin e Vetingut, gjithashtu me pikëpyetje.

“Boldnews.al” ka raportuar më parë për “tolerancën” e treguar nga Komisioni i Vetingut dhe vëzhguesi ndërkombëtar, Teo Jacobs, për pasurinë e tij. Për të njëjtat problematika me ato të Roshit, Komisioni i Vetingut ka shkarkuar gjyqtarë e prokurorë të tjerë. Por jo Eriol Roshin.

4. Fatri Islamaj, gjyqtar në Apelin e Tiranës. Është i vetmi subjekt rivlerësimi i “listës prioritare”, i cili nuk ka kaluar në procesin e Vetingut. Ai është shortuar për t’u përfshirë në rivlerësimin kalimtar në nëntor 2018, por deri më tani nuk ka dalë në seancën dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK). Ndoshta mund të jetë në seancën e Vetingut, pasi të përfundojë angazhimin e tij si anëtar i KED, në përzgjedhjen e emrave për në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

5. Fatjona Memçaj, prokurore në Apelin e Tiranës dhe njëkohësisht kandidaturë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të plotë. Nuk gjendet ndonjë arsye e dukshme se përse juristja me përvojë vendos t’i bashkohet paligjshmërisë së Ardian Dvoranit, kur, edhe shanset e saj për kreun e institucionit të Akuzës janë minimale.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si ndahen mandatet për sicilin Qark deri më tani

07:13 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërimi i 36 kutive, PD ruan avantazhin në Lezhë

05:29 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Thellohet diferenca, ja si ndahen votat në 799 kutitë e numëruara

05:18 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat

05:06 : 12/05/2025
AKTUALITET

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 46 kutitë e para në qarkun e Fierit, sa vota ka marrë secila parti

04:57 : 12/05/2025
Para

“Të ulem në gjunjë për teatrin’/ Aktorja e njohur i përgjërohet Ramës...

TË GJITHA

Si ndahen mandatet për sicilin Qark deri më tani

07:13 : 12/05/2025

Numërimi i 36 kutive, PD ruan avantazhin në Lezhë

05:29 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Thellohet diferenca, ja si ndahen votat në 799 kutitë e numëruara

05:18 : 12/05/2025

Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat

05:06 : 12/05/2025

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025

Numërohen 46 kutitë e para në qarkun e Fierit, sa vota ka marrë secila parti

04:57 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Numërohen 637 kuti, kryeson ndjeshëm PS

04:46 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com