Kur i dashuri im më tregoi se kishte marrëdhënie seksuale me gratë e tjera, unë isha aq e zemëruar sa fjeta me babain e tij për hakmarrje.
Ishte vendimi më i keq i jetës sime dhe tani ai po më kërcënon t’i tregojë të dashurit tim nëse nuk fle me të përsëri.
Para dy muajve, i dashuri im më çoi për në darkë në një restorant të bukur me rastin e ditëlindjes time të 22-të. Ai është 23 vjeç.
Pastaj, ne u kthyem në banesën e tij për seks, por në mëngjes, ai tha se kishte diçka për të më treguar.
Unë u habita kur ai pranoi se kishte dal me dy gra të tjera dhe kishte marrëdhënie seksuale me to.
Ai i penduar më tha se e kishte kuptuar atë së çfarë donte, por mendova se ai duhet të pastrojë ndërgjegjen e tij në mënyrë që të mund të kishim një fillim të ri.
Unë isha tepër e zemëruar. I thashë atij të më thërriste një taksi dhe kam pritur jashtë deri sa ka arritur. I injorova thirrjet dhe tekstet e tij gjatë gjithë ditës.
Atë natë thirra babain e tij dhe e pyeta nëse ai donte të më takonte për një pije. Ai ishte i habitur, por i pëlqeu idea ime.
Ai është 43 vjeç, por duket më i ri. Ai dhe mamaja e të dashurit tim u ndanë vite më parë.
Ne u takuam në një lokal dhe dolëm për tu vozitur me makinën e tij.
I tregova atë që me kishte thënë djali i tij. Ai vërejti që unë isha e mërzitur. Unë u përkula dhe ai më puthi me pasion.
Ai pyeti nëse doja të shkoja në shtëpinë e tij dhe unë e pranova.
Ai filloi të më afrohet. Ai tha se e dinte se ishte vetëm një çështje kohe , ta dëshiroja atë në vend të djalit të tij.
Ai nuk më tërhiqte, por u pajtova që të bëjë marrëdhënie seksuale me të. Ndjeva sikur po qaja gjatë gjithë kohës që po e bënim dhe nuk mund të prisja që të dal nga atje.
Unë me të dashurin tim u pajtuam atë mbrëmje.
Por tani babai i tij më dërgon mesazhe seksi duke më kërkuar që ta bëjmë përsëri.
Mesazhi i tij i fundit ishte kërcënues. Ai më tha se do t’i tregojë djalit të tij se kishim marrëdhënie seksuale përsëri.
A vazhdoj ta bëj seks me babanë e tij apo t’i tregojë të dashurit tim?
Përgjigja e Psikologes:
Ju duhet t’i tregoni babait të të dashurit tuaj se ju nuk do të bëni seks më të .
Qëndrimet e tij ndaj grave dhe seksit janë egoiste.
Mungesa e respektit për gratë është modeli i dashuri juaj, ai u rrit me të dhe do t`I ketë qëndrimet e tij – madje edhe sjelljen e tij të kohëve të fundit.
Babai i tij do të humbasë respektin e djalit të tij, nëse ai pranon të ketë marrëdhënie seksuale me ju dhe shpresojmë se kërcënimet e tij nuk do ta arrijnë qëllimin.
Jini e forte, por e qetë me të dhe ai ka më shumë gjasa të tërhiqet.
Nëse besoni se ai do t’i tregojë djalit të tij, atëherë, më mire është që t`i tregosh ti e para. Thuaj sa keq ishe kur e kuptove se ai të ka tradhtuar.