• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Prindër kujdes! Fëmijët nuk i tolerojnë lehtë dëmet e diellit

11:00 : 30/07/2019
në NDRYSHE, SHENDETI

Stina e verës jo gjithmonë përkthehet në qef, argëtim dhe shplodhje. Në disa raste ajo mund të kthehet edhe në një torturë të vërtetë, sidomos për të vegjlit, nëse të rriturit nuk marrin disa masa dhe nuk tregohen të vëmëndshëm.

Një panorama të tillë na e japin urgjencat e spitaleve pediatrike në vend, të cilat gjatë ditëve të muajve më të nxehtë të vitit, Korrik dhe Gusht, rregjistrojnë nga 200 – 300 vizita ambulatore, ku një pjesë jo e vogël hospitalizohen për shkak të kushteve të rënda shëndetësore.

E ndërsa mjekët pediatër vashdimisht tërheqin vëmëndjen për masa mbrojtëse ndaj diellit, shumë prindër gjënden të painformuar saktë se çfarë duhet të bëjnë konkretisht me të vegjlit e tyre kur ata ekspozohen në diell gjatë pushimeve dhe jo vetëm.

Një nga pyetjet e para që vjen nga nënat e reja është : në cilën moshë mund të ekspozohen fëmijët në diell?

Lexo edhe:

Çfarë mësimesh për botën jep pritja 30-vjeçare për drejtësi në Srebrenicë?

Zyrtare/ Partizani e largoi para Europës, Agim Zeka firmos në ligën e tretë spanjolle

Mjekët pediatër të spitalit Hygeia shpjegojnë se kjo mund të ndodhë që nga muaji i dytë dhe i tretë i jetës së tyre. Të vegjëlve, pohojnë ata, dielli iu bën shumë mirë, por kujdes! Ata duhet të qëndrojnë të ekspozuar vetëm në orët e duhura: nga ora 07:00 deri në 10:00 dhe pas orës 17:00, atëherë kur edhe intensiteti i rrezeve ultraviolet është më i vogël. Për shëtitjet e bebit gjatë këtyre orareve këshillohet përdorimi i një mbulese të lehtë për karrocën, por pa bërë izolimin e ajrit. Madje edhe veshja e tyre rekomandohet të jetë e lehtë dhe prej pambuku.

Një pyetje tjetër që prindërit ju drejtojnë shpesh mjekëve është: Cila është mbrojtja më e mirë për fëmijët?

Mjekët sqarojnë se kjo gjë varet nga lloji i lëkurës. Nëse fëmija është biond, lëkurëbardhë dhe me sy në ngjyrë të çelët, mbrojtja duhet të jetë e lartë, njësoj si me të rriturit. Por mjekët bëjnë një ndarje të këshillave në grupmosha, që nënat të jenë të orientuara më mirë sesi duhet të veprojnë me fëmijët e tyre gjatë ditëve të verës.

Kështu, për foshnjet 0-6 muajsh duhet mbajtur këto rregulla :

-Të mbahen larg rrezeve forta të diellit, (orët e pikut mes 10:00- 17:00). Arsyeja është se lëkura e tyre është shumë e ndjeshme dhe jo e përshtatshme për të aplikuar krem mbrojtës kundra diellit. Në lëkurën e tyre gjëndet pak Melaninë, që është pigmenti që i jep ngjyrë lëkurës, flokëve dhe syve, dhe në të njëjtën kohë siguron mbrojtjen nga dielli. Kjo është edhe arsyeja pse foshnjet janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj efekteve të dëmshme të rrezeve të diellit.

Për foshnjat që transportohen me automjete, mjekët këshillojnë të përdoren mbulesa për dritaret e makinës, kjo për të ndaluar dritën e drejtpërdrejtë të diellit ose të investohet në veshjen e tyre me filma UV, të cilat mund mbrojnë thuajse 100% nga rezatimi ultravjollcë. Në këtë moshë rekomandohet edhe zgjedhja e një kapele të gjërë që t’i mbulojë foshnjës fytyrën, qafën dhe veshët. Foshnjet që mbajnë kapele në muajt e parë të jetës së tyre e kanë më të lehtë të mësohen me të në vijim.

Për bebet nga 6 deri në 12 muaj rekomandimet që sjellin mjekët kanë një tjetër karakter

Kjo është mosha që prindërit duhet të fillojnë të aplikojnë te fëmijët kremin mbrojtës kundra diellit, i cili duhet të jetë me specter mbrojtës SPF 50 dhe të aplikohet në fytyrë dhe trupin e fëmijës. Por prindërit duhet të tregojnë kujdes edhe në përzgjedhjen e kremrave, pra duhet të zgjedhin gjithmonë kremra të prodhuara posaçërisht për fëmijë. Kremi duhet të aplikohet 30 minuta përpara se fëmija të ekspozohet në diell, dhe duhet të rivendoset çdo dy orë, si dhe pas çdo larje në det ose nëse ka djersitur. Rreziku që fëmijët e kësaj moshe të dehidratohen ose të përjetojnë goditje nga dielli është shumë e lartë.

Për fëmijët e moshës parashkollore detyrat e prindërve shtohen

Gjatë kësaj faze rritjeje prindërit duhet të edukojnë fëmijët mbi rëndësinë që ka mbrojtja ndaj diellit. Kremi mbrojtës duhet të jetë përsëri me spektër të gjerë SPF 50 por edhe rezistent ndaj ujit. Kremi në formë spray nuk duhet të aplikohet direkt në fytyrë, fillimisht vendoset në duar dhe më pas aplikohet në fytyrë.

Shpesh fëmijët bien pas lojrave në det apo rërë dhe nëse prindërit do ta tolerojnë në orët e pikut këtë gjë, atëherë rrezikojnë që fëmijët e tyre të pësojnë edhe goditje nga dielli, që është forma më e rëndë e dëmeve që vijnë nga rrezet e dielli. Ata duhet të sigurohen vashdimisht që fëmija po luan në ambjent me hije, si dhe të kujdesen që fëmijët të mbajnë veshur kapele dhe syze.

Në fund mjekët e spitali Hygeia pohojnë fjalitë që duhet të mbeten edhe më gjatë në mëndje :

“Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të informohen, duke marrë informacionin e duhur nga mjekët specialistë dermatologë”.

“E rëndësishme është që fëmijët të shijojnë stinën e bukur të verës në mënyrë të
shëndetshme dhe të mbrojtur nga rrezet e dëmshme të diellit”.

Lajme të lidhura

RAJONI

Çfarë mësimesh për botën jep pritja 30-vjeçare për drejtësi në Srebrenicë?

19:26 : 11/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Partizani e largoi para Europës, Agim Zeka firmos në ligën e tretë spanjolle

19:24 : 11/07/2025
AKTUALITET

Prokurorja e Shkodrës, ose “Gjeli” i munguar në drejtësi dhe turizmi me kallash

19:22 : 11/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Jarmouni largohet nga Tirana, sulmuesi firmos me klubin e ri

19:13 : 11/07/2025
AKTUALITET

Njeri mashtroi për tokën, tjetri për hotelin, e pesojnë dy persona në Vlorë

19:00 : 11/07/2025
BOTA

OKB: 798 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

18:57 : 11/07/2025
Para

Arrestohet rumuni në Tiranë, tregtari i ‘vdekjes’ te Xhamlliku

TË GJITHA

Çfarë mësimesh për botën jep pritja 30-vjeçare për drejtësi në Srebrenicë?

19:26 : 11/07/2025

Zyrtare/ Partizani e largoi para Europës, Agim Zeka firmos në ligën e tretë spanjolle

19:24 : 11/07/2025

Prokurorja e Shkodrës, ose “Gjeli” i munguar në drejtësi dhe turizmi me kallash

19:22 : 11/07/2025

Zyrtare/ Jarmouni largohet nga Tirana, sulmuesi firmos me klubin e ri

19:13 : 11/07/2025

Njeri mashtroi për tokën, tjetri për hotelin, e pesojnë dy persona në Vlorë

19:00 : 11/07/2025

OKB: 798 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

18:57 : 11/07/2025

EMRAT/ Proda “shkartis” shefat e komisariateve, Robert Loshës i jep një tjetër “tortë” në Tiranë

18:54 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com