• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gara në universitete, si plotësohet Formulari A2/ Afati deri në 5 gusht…

16:18 : 30/07/2019
në AKTUALITET, SOCIALE

Dilemat e të rinjve për profesionin që do të marrin në jetë marrin fund tani. Nga nesër deri më 5 gusht, nis plotësimi i formularit A2, ku ish-maturantët, kandidatë për studentë, shprehin dëshirën për të studiuar në dhjetë programe në universitetet publike apo private në vend.

Fati i tyre do të vendoset më 30 gusht (ose më herët) me shpalljen e listës së parë të fituesve, ku ekselentët, me shumë gjasë, do ta gjejnë veten që në krye të herës, ndërsa të tjerët do të enden raund pas raundi, shpesh edhe duke rrezikuar për të fituar degën që duan.

Mbi 36 mijë maturantë janë diplomuar këtë vit, por jo të gjithë janë kontingjent për IAL-të tona. Dhjetë mijë prej tyre kanë shprehur vullnetin për të ndjekur studimet jashtë vendit, ndërsa një numër jo i vogël rezulton mbetës në një ose disa provime në maturës shtetërore.

FORMULARI A2

Gjithçka realizohet përmes portalit u-albania. Gjithçka, që nga aplikimi e deri te shpallja e fituesve, bëhet aty. Mjafton të ndiqen hapat. Së pari, identifikimi me anë të numrit personal dhe ID e maturës dhe në fund nuk duhet harruar printimi i faturës dhe kryerja e pagesës së aplikimit në një bankë të nivelit të dytë, gjysma e së cilës duhet ruajtur dhe dorëzuar në shkollë.

Lexo edhe:

Rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen, çfarë ndryshon pas 12 tetorit

Vetëm 57 psikiatër dhe spitale të mbipopulluara/ Gjendja alarmante e shërbimeve të shëndetit mendor

Aplikimi me Formularin A2 bëhet në rrugë elektronike. Kuptohet se thuajse të gjithë e kanë ndarë paraprakisht mendjen për degët që do të plotësojnë, duke bërë përllogaritjet e tyre me preferencat që duan dhe mendojnë se i meritojnë (kanë pikët e duhura për t’i fituar). Me checkimin e deri në dhjetë profileve, duhet konfirmuar aplikimi, i vetmi proces ku ende mund të bëhet ndërhyrje për çdo pasaktësi. Një sy i dytë i preferencave të plotësuara nuk bën asnjëherë dëm.

Vetëm pasi të jeni të sigurt, bëhet konfirmimi përmes kodit unik, që çdo i ri ka në mandatpagesën e tarifës së kryer në bankë. Në këtë moment, gjithçka ka përfunduar dhe nuk ka më asnjë shans të ndryshohen zgjedhjet. Gjithë çfarë mbetet për t’u bërë është pritja e publikimit të renditjes në fundin e muajit gusht për ta marrë vesh nëse jeni fitues dhe sa afër i jeni afruar degës që dëshironi.

Për gjithë procedurën që do të ndiqet në vijimësi me regjistrimet e para e deri tek aplikimregjistrimet e listat e tjera të fituesve në të tria raundet, Qendra e Shërbimeve Arsimore në bashkëpunim me rrjetin akademik shqiptar që menaxhon portalin u-albania, ka hartuar kalendarin e aplikimit universitar. Sakaq, brenda ditës së sotme, pritet kalendari me datat e aplikimit me Formularin A2 sipas rretheve (me qëllim për të mos ngarkuar rrjetin)./Panorama/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen, çfarë ndryshon pas 12 tetorit

19:35 : 01/10/2025
AKTUALITET

Vetëm 57 psikiatër dhe spitale të mbipopulluara/ Gjendja alarmante e shërbimeve të shëndetit mendor

19:24 : 01/10/2025
AKTUALITET

Begaj dekretoi zgjedhjet, Gjekmarkaj: Vendimi një faqe e zezë në kronikën e kapjes së shtetit

19:13 : 01/10/2025
AKTUALITET

Tragjike në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga lartësia e pallatit dhe humb jetën

19:08 : 01/10/2025
AKTUALITET

Tepelenë/ Regjistroi në mënyrë fiktive si pacient të dënuarin me arrest shtëpie, procedohet infermieri

19:07 : 01/10/2025
BOTA

SHBA garanton Katarin me urdhër presidencial: Çdo sulm ndaj jush, prek interesat amerikane

18:55 : 01/10/2025
Para

Pasi largimit të Isa Sakjas, Kryebashkiaku i Rilindjes shkon të marrë zyrën në Bashkinë e Kavajës/ Ç’po ndodh

TË GJITHA

Rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen, çfarë ndryshon pas 12 tetorit

19:35 : 01/10/2025

Vetëm 57 psikiatër dhe spitale të mbipopulluara/ Gjendja alarmante e shërbimeve të shëndetit mendor

19:24 : 01/10/2025

Begaj dekretoi zgjedhjet, Gjekmarkaj: Vendimi një faqe e zezë në kronikën e kapjes së shtetit

19:13 : 01/10/2025

Tragjike në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga lartësia e pallatit dhe humb jetën

19:08 : 01/10/2025

Tepelenë/ Regjistroi në mënyrë fiktive si pacient të dënuarin me arrest shtëpie, procedohet infermieri

19:07 : 01/10/2025

SHBA garanton Katarin me urdhër presidencial: Çdo sulm ndaj jush, prek interesat amerikane

18:55 : 01/10/2025

SKANDAL/ Kërcënoi gazetarin, Policia lë të lirë djalin e shefit të Krimeve në Përmet (EMRI)

18:54 : 01/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com