Nga Avokatët Altin Goxhaj & Erald Aga
Lexuam ca suflaqexhnj FRESSHI apo minj bodrumi te Selise Mavi por edhe ca rob qe as ja kane idene ligjit, avokatise dhe procedurave te bllokimit te nje objekti qe mbronin policet dhe perserisnin nje refren idiot mos u merrni me policet por shkoni ne zyrat e shtetit!
E bejme kete reagim qe lexues te ndryshem te mos orientohen gabim kur kane halle te ngjashme dhe me cfare duket keto halle do shtohen aq shume sa do tu vije ne dere edhe vete suflaqexhinjve!
Sa per guxim me shku ne zyrat e shtetit dhe me u marr me shefat, kur te njihni nje rob me guximtar se ne te Studios Ligjore Aga & Goxhaj Law Firm (Avokati Altin Goxhaj dhe Avokati Erald Aga) na e tregoni emrin dhe do kerkojme ndjese publike se me guximtar dhe me te suksesshem se ne ne perballje me Rilindjen nuk njohim!
Tani ndiqni 10 pikat si manual mbrojtje per veten tuaj:
PIKA E PARE: Nuk bllokohet asnje objekt privat nga policia po nuk i dorezoi pronarit të objektit ne dore (dhe ne mungese te tij te afishohet ne deren e objektit) nje shkrese origjinale (jo fotokopje)te firmosur dhe vulosur nga nje autoritet shteteror qe shpjegon shkaqet e bllokimit dhe afatet ligjore te kundershtimit!
PIKA E DYTE: Nuk konfiskohet apo sekuestrohet asnje objekt pa prezencen e nje autoriteti permbarimor i cili duhet te kete nje urdher ekzekutimi nga gjykata apo urdher sekuestrimi te leshuar nga Prokurori apo Gjykata.
PIKA E TRETE: Cdo veprim qe nuk ploteson keto kushte konsiderohet grabitje prone dhe personat qe po e kryejne nuk jane ne funksione ligjore dhe nuk perfaqesojne autoritete ligjore!
PIKA E KATERT: Avokati i pronarit te objektit ka te drejte te mbledhe prova perfshi edhe ato video qe vertetojne paligjshmerine dhe grabitjen dhe ka te drejte ti kerkoje llogari cdo personi qe po kryen grabitjen aty ne teren! Nese nuk e ben kete mund ta kete te pamundur te siguroje prova se ky veprim ka ndodhur dhe neser nuk ka cfare te vertetoje para gjykates dhe per kete arsye humbet edhe te drejtat e kundershtimit!
PIKA E PESTE: Avokati ka te drejte te komunikoje me autoritetin policor apo te administrates qe merr pergjegjesite e bllokimit te objektit!
PIKA E GJASHTE: Zeri i larte i avokatit kur i drejtohet nje autoriteti nuk eshte as shkelje e etikes dhe as shkelje e ligjit. Fjalet e drejtuara autoritetit nese jane ofendime trajtohen sipas legjislacionit ne fuqi! Nese nje avokat komunikon me nje person tjeter, psh nje avokat tjeter, klientet e tij apo qytetar te tjere, nuk konsiderohen se i adresohen nje punonjesi shteteror pavaresisht se keto momente te ndryshme ndodhen ne te njejten prove filmike!
PIKA E SHTATE: Sic del dhe ne videon origjinale qe zgjat 1 ore r 50 minuta, te postuar ne profilin tim live, kemi thirrur 112 per te denoncuar grabitjen dhe na thane ne fillim qe po vijme por me pas qe nuk vijme! Personi i prezantuar si oficer policie deklaron live qe i ka thene ai te mos vijne! Pra policia eshte thirrur per ndihme dhe nuk ka ardhur! Madje sipas personit qe u pergjigj ne tel 112 me pas i ishte thene nje genjeshter nga oficeri i policise qe ndodhet ne video sikur keta kishin urdher nga Prokuroria gje qe rezuloti nje genjeshter.
PIKA E TETE: Te 4 pronaret e objekteve shkuan ne Rajonin nr 3 dhe Drejtorine e Policise dhe iu refuzua e drejta e denoncimit! Madje u tha qarte se kishin frike ta merrnin se ishin urdhera nga lart! Me pas pronaret bene denoncimin prane SHKB por vetem per mospranimin e denoncimit nga autoritetet e komisariatit nr 3 dhe Drejtoria e Policise Tirane! Pra ajo teoria shkoni kerkojeni ne nje institucion tjeter ishte teater per ti larguar pronaret nga objektet e tyre gjate kohes se grabitjes!
PIKA E NENTE: Avokatet e dine mire punen e tyre dhe e njohin ligjin me detaje dhe per kete jane te lejuar me ligj qe te insistojne per mbledhjen e provave dhe video e plote ka material te mjaftueshem per te dokumentuar grabitjen dhe shkeljen e ligjit dhe te gjithe policet e perfshire ne grabitje do te kallzohen bashkerisht si autoret e grabitjes se prones dhe nese kerkojne te mbrohen se kane qene te urdheruar nuk shfajesohen por zgjerohet rrethi i personave te grabitjes! Polici i thjeshte kur zbaton nje urdher qartas te paligjshem (sic ndodh ne kete video) mban pergjegjesi personale dhe kodi penal eshte shume i qarte per kete gje! Arsyeja qe ne u morem me policet “e thjeshte” lidhet shume ngushte me faktin penal, sepse ata mbajne pergjegjesi per grabitjen dhe jo ata qe i urdheruan me telefon sepse neser ata e mohone edhe telefonaten! Kerkesa jone per nr identifikues lidhet me identifikimi sipas ligjit te policit qe po kryen nje veper penale ndaj dhe nr identifikues jane detyrim ligjor! Nje polic pa nr identifikues eshte duke fshehur te dhenat identifikuese dhe nuk konsiderohet polic ne krye t detyres por si person qe po kryen veprime personale! Nr identifikues ne na duhen per kallzimin penal!
PIKA E DHJETE DHE E FUNDIT: Nuk ka turp me te madh, nuk ka ndyresi me te madhe, nuk ka maskarallek me te madh, dhe servilizem ordiner se sa ai i njerezve qe solidarizohen me grabitjen e prones dhe vendosen ne krah te disa personave te veshur polic qe po grabisin nje prone ne mes te dites! Keshtu jane vendos te gjithe diktaturat, me ndihmen e serviileve dhe lepiresve te pushtetit dhe instrumentave te diktatures!
P.s.
Ne nuk kemi nevoje per solidaritetin e robve qe ngrejne pretendime ndaj rolit tone se kemi aq shume ne te gjithe Shqiperine sa asnje studio avokatie nuk e ka ne Shqiperi por jeni ju qe keni nevoje per te qene solidare me ne sepse neser kur t’ju vijne t’ju grabisin pronen, apo t’ju arrestojne pa te drejte apo t’ju shkelin te drejtat dhe grabisin gjithshka keni, per avokat si ne do te keni nevoje dhe jo per seksere dhe lepiresa qe ndajne leket me pushtetin duke shitur klientet e tyre!
Edhe kur jeni kokrrat e komunisteve apo lepires partie perseri per avokat si ne do te keni nevoje se kur instalohen diktaturat e mafies radha u vjen te gjitheve pavaresisht se sa qepe apo majoneze perfitonin kur u jepnin suflaqe si shperblim nga Partia per te na sulmuar ne!
Video e plotë: