• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Soreca, je bërë avokat i Ramës. Dëgjo italishten e opozitës, jo atë të korrupsionit/ Thirrja ndaj Ambasadorit të BE

14:48 : 29/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, e cilësoi Teatrin Kombëtar si betejën e ligjit me antiligjin, qytetarisë me vandalët. Vasili i është përgjigjur ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, sipas të cilit “Teatri” është një çështje e politizuar.

“Kjo betejë është politizuar vetëm nga Edi Rama dhe sejmenët e tij të cilët në vend që ti kthejnë përgjigje se pse e shkelën dhe dhunuan ligjit për të grabitur pronën publike, janë fshehur pas parullave politike, boshe, për fat të keq të mbështetura dhe nga disa ndërkombëtarë”, tha Vasili.

Në vijim ai shtoi se Teatri është vijë ndarëse edhe për ndërkombëtarët që janë shndërruar në avokatë të qeverisë dhe që dëgjojnë vetëm italishten e qeverisë, ndërkohë që edhe në opozitë ka mjaft që flasin italishten, por atë të së vërtetës dhe jo atë të korrupsionit dhe grabitjes.

“A do guxonte njeri të tërhiqte zvarrë Macello Mastoianon, apo Michele Placidon, apo Giancarlo Gianinin, apo Michele Picolin, Alen Delonin, Zhan Gabenin, Robert De Niron, Inuke Dauglas, Al Pacinon?

Edhe Shqipëria është krenare për artistët e saj të mëdhenj e do t’i mbrojë deri në fund, ndërsa ata që sillen si pushteues e nga mëngjesi deri në darkë mendojnë si do futen aty brënda si hajna natën në sallën e teatrit, do të shporren.

Lexo edhe:

Serbia e mbushur me mercenarë rus, kampet e ngritura synonin grusht shteti në Moldavi

Dash Sula “futet” mes sherrit Lapaj-Shabani: Kur do t’i bësh gropën tjetrit, bie vetë brenda

E gjithë kurajua e hajdutëve në pushtet vjen nga drejtësia e kapur dhe pandëshkueshmëria që erdhi pas kapjes së drejtësisë.

Asnjë shqiptar nuk do tërhiqet përpara dhunuesve të qeverisë të cilët grabisin të gjithë pronat publike e private duke e konsideruar Shqipërinë çifligun e tyre privat.

Asnjë procedurë tenderi korruptiv nuk mund të shërbejë dhe nuk do të shërbeje si alibi e krimit shtetëror të konsumuar tek Teatri Kombëtar dhe çdo avokati e këtyre procedurave korruptive do të refuzohet me forcë”, tha Vasili.

Deklarata e Petrit Vasilit:

Të gjithë shqiptarët janë me sy e vesh të hapur dhe në këmbë për të mbrojtur Teatrin Kombëtar nga grabitësit e pushtetit dhe hajdutët me kravatë.

Sepse:

Te Teatri është beteja e ligjit, me antiligjin.

Mbrojtjes të vlerave dhe rrënjëve kulturore e historike nga njëra anë dhe pushtetarëve shkatërrues nga ana tjetër.

Beteja mes qytetarisë dhe vandalëve.

Beteja për mbrojtjen e pronës dhe interesit publik kundër grabitjes dhe vjedhjes së tij.

Është beteja mes shkuarjes në Evropë përmes vlerave përballë antivlerave të hajdutëve dhe pastruesve të parave të krimit që na mban larg nga Europa.

Është lufta për të mbrojtur memorien e ndritur të vendit nga njëra anë dhe atyre që duan ta shuajnë këtë memorie nga ana tjetër.

Çështja e Teatrit Kombëtar është një betejë në radhë të parë qytetare, e prirë nga profesionistët dhe që i ka qëndruar fort këtij dimensioni.

Kjo betejë është politizuar vetëm nga Edi Rama dhe sejmenët e tij të cilët në vend që ti kthejnë përgjigje se pse e shkelën dhe dhunuan ligjit për të grabitur pronën publike, janë fshehur pas parullave politike, boshe, për fat të keq të mbështetura dhe nga disa ndërkombëtarë.

Në çështjen e Teatrit Kombëtar është shkelur Kushtetuta e Shqipërisë, është shkelur Konventa Evropiane e Trashëgimisë Kulturore, është dhunuar kryq e tërthorë parimi i decentralizimit dhe autonomisë vendore duke rrëmbyer kompetencat, janë dhunuar standartet dhe vlerat e Bashkimit Evropian dhe parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, është grabitur prona publike në mënyrë të dhunshme dhe gjithshka është reduktuar në një tender të paracaktuar, të qepur sipas kostumit të fituesit dhe interesave qindra milionëshe të Edi Ramës dhe të tijëve.

Ky skandal i dimensioneve kombëtare është aty në mes të sheshit.

Një skandal i tillë sdo guxohej të ndodhte në asnjë kryeqytet europian të perëndimit, ku aktorë e protestues janë dhunuar mes sheshit, janë rrethuar duke mos u lejuar as ujë të pijnë, dhe gjithë kjo dhunë shtazarake ka qenë vetëm në funksion të grabitjes së pronës publike, dhunimit të interest publik dhe vijimësi e planit të zi për instalimin e antishtetit.

Përfundimisht, Teatri është vijë ndarëse edhe për ndërkombëtarët që janë shndërruar ne avokate te qeverise dhe qe degjojne vetem italishten e qeverise nderkohe qe edhe ne opozite ka mjaft qe flasin e italishten por ate te se vertetes dhe jo ate te korrupsionit dhe grabitjes.

Eshte dita qe at ate zgjedhin në Shqipëri, të cilët janë pro vendosjes së ligjit dhe shtetit të së drejtës, apo me grykësinë dhe babëzinë e qeverisë?

Janë me të drejtën e qytetarëve që të protestojnë e të mbrojnë të drejtën publike apo më dhunuesit e pacipë të çdo të drejte themelore për tu shprehur?

Janë për tendera fiktivë për të pastruar qindra miliona euro apo janë për procedura transparente të një vendi që aspiron në BE?

Janë për tërheqjen zvarrë të njerëzve që për dhjetra vjet kanë prodhuar art e kulturë apo janë në mbrojtje të atyre që kanë prodhuar për dhjetra vjet art kulturë e kanë edukuar brezat?

A do guxonte njeri të tërhiqte zvarrë Macello Mastoianon, apo Michele Placidon, apo Giancarlo Gianinin, apo Michele Picolin, Alen Delonin, Zhan Gabenin, Robert De Niron, Inuke Dauglas, Al Pacinon?

Edhe Shqipëria është krenare për artistët e saj të mëdhenj e do t’i mbrojë deri në fund, ndërsa ata që sillen si pushteues e nga mëngjesi deri në darkë mendojnë si do futen aty brënda si hajna natën në sallën e teatrit, do të shporren.

E gjithë kurajua e hajdutëve në pushtet vjen nga drejtësia e kapur dhe pandëshkueshmëria që erdhi pas kapjes së drejtësisë.

Asnjë shqiptar nuk do tërhiqet përpara dhunuesve të qeverisë të cilët grabisin të gjithë pronat publike e private duke e konsideruar Shqipërinë çifligun e tyre privat.

Asnjë procedurë tenderi korruptiv nuk mund të shërbejë dhe nuk do të shërbeje si alibi e krimit shtetëror të konsumuar tek Teatri Kombëtar dhe çdo avokati e këtyre procedurave korruptive do të refuzohet me forcë.

Korrupsion dhe grabitje do të thotë antiligj dhe çdo mbështetje do të jetë edhe ajo antiligjore.

Rezistenca qytetare do të triumfojë mbi antishtetin e kriminelëve në pushtet!

Shqipëria është e para, shqiptarët janë të parët!

Lajme të lidhura

BOTA

Serbia e mbushur me mercenarë rus, kampet e ngritura synonin grusht shteti në Moldavi

20:48 : 16/07/2025
AKTUALITET

Dash Sula “futet” mes sherrit Lapaj-Shabani: Kur do t’i bësh gropën tjetrit, bie vetë brenda

20:39 : 16/07/2025
SPORT

Lookman kthehet në prioritet për Interin, zikaltrit gati të shpenzojnë 40 milionë euro

20:34 : 16/07/2025
AKTUALITET

Dyshime për celularë, Policia e Burgjeve kontrolle blic në institucionet e paraburgimit në Tiranë

20:19 : 16/07/2025
AKTUALITET

Gjendet i vdekur brenda makinës një 29-vjeçar në Astir

20:13 : 16/07/2025
SPORT

Emanuele Ndoj nuk i ndahet Italisë, firmos me klubin e njohur

20:09 : 16/07/2025
Para

Gaztori i Rilindjes pro shembjes së Teatrit/ Besoj te projekti i Veliajt, protesta po pengon...

TË GJITHA

Serbia e mbushur me mercenarë rus, kampet e ngritura synonin grusht shteti në Moldavi

20:48 : 16/07/2025

Dash Sula “futet” mes sherrit Lapaj-Shabani: Kur do t’i bësh gropën tjetrit, bie vetë brenda

20:39 : 16/07/2025

Lookman kthehet në prioritet për Interin, zikaltrit gati të shpenzojnë 40 milionë euro

20:34 : 16/07/2025

Dyshime për celularë, Policia e Burgjeve kontrolle blic në institucionet e paraburgimit në Tiranë

20:19 : 16/07/2025

Gjendet i vdekur brenda makinës një 29-vjeçar në Astir

20:13 : 16/07/2025

Emanuele Ndoj nuk i ndahet Italisë, firmos me klubin e njohur

20:09 : 16/07/2025

Nga AKU te Agjencia e Barnave, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

20:08 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com