Pjesëmarrëse në shumë spektakle të bukurisë, ndonëse e re ajo ka fituar vëmendje të jashtëzakonshme në media dhe shtypin rozë. Serena Sula, bukuroshja shqiptare që synon pasarelat e modës, vjen në një rrëfim ndryshe për “Panorama Plus”, duke treguar kështu për konfliktin me modelen kosovare Arbenita Ismajli, ndryshe e njohur si e dashura e Feros, ku shkaktar ka qenë pikërisht reperi i njohur dhe gjithë pasionet e saj që ndërlidhen me modën. Serena, kjo vajzë që po thyen tabu, vjen në këtë bisedë duke treguar gjithçka.
Je përfolur shumë kohët e fundit për një ‘konflikt’ të mundshëm me një modele kosovare, na thuaj pak si qëndron e vërteta?
Faktikisht, isha në koncertin e tij në Shëngjin te Rana e Hedhun dhe pasi mbaroi koncerti, bëmë disa foto dhe video bashkë me Feron, dukeshim super apo jo?
Sipas shkrimeve, gjithë ‘sherri’ ka ardhur pas takimit tënd me reperin Fero?
Po, pasi postova videon dhe foton që isha duke e puthur, ajo kishte postuar foton time ku unë isha aty vetëm 15 vjeçe për të më demaskuar, duke treguar xhelozi dhe kërcënim ndaj meje.
Ti je fanse e tij, ndien ndonjë gjë më shumë, apo mediat e kanë fryrë shumë këtë ngjarje?
Gjithë nga pak, pse jo (qesh).
Të pëlqen kjo vëmendje mediatike apo është krijuar pa dashjen tënde?
Gjithmonë kam ëndërruar të jem në qendër të vëmendjes në media dhe ndonëse jam vetëm 17 vjeçe, ia kam arritur.
Do të doje të kishe afër një mashkull si Fero?
Edhe më të famshëm se Fero e meritoj, si mendoni? (qesh).
Dhe si e sheh veten Serena në botën e spektaklit, ke marrë ndonjë ofertë pune nga televizionet apo shtëpitë e modës?
Kam shumë pasion botën e spektaklit dhe mendoj se jam e lindur për të, oferta pune nga televizione dhe shtëpitë e modës kam marrë, por mendoj ta lë surprizë më mirë.
Po kush është Serena në fakt, sepse ju nuk jeni e panjohur?
Jam 17 vjeçe, nga Lezha. Që 15 vjeçe kam marrë pjesë në Miss, ka qenë një pasion i imi që e vogël që të dilja në televizion dhe të bëhesha e famshme. Në vitin 2017 kam fituar Miss North Albania, në Miss Freedom of Albania kam fituar çmimin e Miss Fotogjenia dhe isha finaliste, te Miss Adoleshenca kam dalë finaliste po ashtu dhe e fundit që ishte më kryesorja dhe më e rëndësishmja, pjesëmarrja në Miss Universe Albania 2018. Po ashtu, kam qenë pjesë e klipeve muzikore si shqiptare dhe të huaja.
Na tregoni pak mbi eksperiencën në spektaklin e bukurisë Miss Universe?
Miss Universe Albania është një spektakël që çdo vit sa vjen dhe bëhet më i bukur e madhështor, me një producent aq ambicioz si Eduard Deda, ku tregon bukurinë shqiptare dhe cilësitë e çdo vajze. Është një eksperiencë që jo çdokush mund ta përfitojë dhe ta përjetojë. Ka qenë dhe është një ndër spektaklet më të mëdha të bukurisë, pse jo të mos jem dhe një herë një konkurrente e fuqishme e këtij eventi.
Ke synim pasarelat e bukurisë, do vazhdosh me modeling?
Pasarelat e bukurisë janë një ëndërr në sirtar për mua si Serenë, shpresoj që jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit të kem suksese në të ardhmen, sepse mendoj që i përmbush të gjitha kushtet e një modeleje tipike të bukur brune, si nga tiparet origjinale të fytyrës dhe trupit po ashtu. Por synimi im është më i madh që të bëj bujë me bukurinë time në vend.
Me çfarë tjetër merret Serena?
Krahas asaj që folëm më lart, më pëlqen shumë gjuha angleze, notoj shumë mirë për një femër dhe jam e pasionuar pas muzikës dhe kërcimit, pjesën më të madhe e kaloj duke kërcyer dhe palestër, ndërsa primare e kam shkollën, patjetër.
Njihuni ndryshe me Serenën
Në fakt, unë fle tepër, jam gjumashe, por më pëlqen mëngjesi shumë. Urrejtja më e madhe është që të më zgjojnë herët e tani që është verë dhe nata na kalon jashtë nëpër party, ndërsa nuk flemë mjaftueshëm.
Gjatë kësaj kohe që je në shtrat, sa orë i kalon në gjumë? Preferon të flesh me pizhama, të brendshme, apo…?
Gjatë kësaj kohe që jam në shtrat nuk e di mirë sa orë kaloj në gjumë, por preferoj shumë të fle, jam ose me të brendshme sexy, se ku i dihet, e takoj në ëndërr (qesh).
Çfarë bën tjetër në shtrat: ha, lexon, sheh TV apo…?
Kur jam me shoqe, më tepër në telefon duke bërë foto e video (qesh).
Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?
Vendi ku përjetoj kënaqësitë më të mëdha.
Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur?
Pozicione të ndryshme, që të ndihem sa më rehat.
Të qëllon që kur je me dikë në shtrat, të flisni? Për çfarë bisedoni zakonisht? Preferon të mbulohesh pak apo shumë?
Po, më ka qëlluar shumë herë që të jem me dikë në shtrat dhe të flas, ka raste biseda pune apo probleme të ditës, varet si bie biseda. Kur është ftohtë, normal që mbulohem, por më mirë pak…
Kur shkon për të fjetur, zakonisht çfarë bën përpara se të shtrihesh?
Bëj dush dhe vë një maskë për fytyrën.
/ PANORAMA PLUS