• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edmond Tupja: Kutërbimi ynë kombëtar vjen nga oturaku personal, partiak e pushtetar i vetë të përjetshmit MERDA!

19:08 : 28/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

“Kutërbimi ynë kombëtar vjen nga oturaku personal, partiak e pushtetar i vetë të përjetshmit MERDA”. Kështu shprehet Edmond Tupja në një opinion publikuar në të përditshmen “Panorama”.

Kush është MERDA? Në shkrimin e tij, Tupja e quan “Madhëria Ekselente e Rimëkëmbjes Delirante Arbërore (shkurtimisht MERDA), e që sipas tij, era e “kërmës”, vijon të jetë përqark “që prej disa vitesh”, kur ai, “MERDA, erdhi në pushtet”.

Opinioni i plotë

Shkrimin tim të para një jave, atë të po kësaj rubrike, e përfundoja duke nënvizuar se as unë, as shumë nga bashkatdhetarët e mi “nuk e kuptojmë përse rreth e qark nesh vjen përherë e më shumë një si erë ngordhësirë, një si erë cofëtinë, një si erë kërmë, e padurueshme dhe helmatisëse”. Duke e menduar më thellë domethënien e këtyre fjalëve nën dritën e situatës ekonomike, politike, shoqërore e kulturore në të cilën ndodhet sot Shqipëria jonë e famshme për fatkeqësitë e saj, kam arritur në përfundimin se këtë ndjesi, ose më saktë këtë përshtypje, populli ynë duhet ta ketë pasur prej shekujsh, pra, gjatë sundimit romak, më pas gjatë sundimit otoman, më vonë nën regjimin komunist, më pranë nesh gjatë vitit të mbrapshtë 1997 dhe për pasojë, rrjedhimisht e pashmangësisht që prej disa vitesh, kur në pushtet erdhi Madhëria Ekselente e Rimëkëmbjes Delirante Arbërore (shkurtimisht MERDA).

Aktualisht dhe përherë e më tepër, me bëmat e saj në përmasa të papara, të padëgjuara e të paimagjinueshme – arbitraritet, korrupsion, krim e narkotrafik, ndër të tjera, e lavdishmja MERDA po sundon e mbretëron e paqortueshme dhe e padënueshme, duke i drejtuar fatet e popullit tonë të urtë me një dorë të hekurt, mendje djallëzore, cinizëm perandorak, dhunë faraonike, egërsi sulltaneske dhe arrogancë të ngritur në art, tejet e sigurt, thellësisht e bindur e krejt krenare se nuk ka forcë në botë, madje as në universin tonë, që ta lëvizë dhe ta zbresë nga maja e pushtetit ku ndihet përfundimisht e përjetshme.

Lexo edhe:

Ndryshime në stafin e Vllaznisë, largohet ndihmësi i trajnerit Martini

Samiti i Alaskës/ Lavrov: Qëndrimi ynë është i qartë, do ta shpjegojmë gjatë takimit

Mirëpo, ah, ka gjithmonë diçka të paparashikuar që, si një pordhë e pabesë (me nder jush!), ngrihet e shpërthen papritur e pa kujtuar, sidomos pa u ftuar, për të turbulluar ujërat e për t’i prishur punë parfumit të Shkëlqesisë MERDA. E kam fjalën pikërisht për atë erë ngordhësire, cofëtine apo kërme që po qelb mbarë Shqipërinë nga Vermoshi në Delvinë.

Pasi vranë mendjen për disa muaj rresht, shkencëtarët tanë – sociologë, psikologë, psikiatër e sidomos psikanalistë– bashkë me disa kolegë të huaj, sapo kanë zbuluar vijon nga faqja 1 epiqendrën e kutërbimit që po përndjek pa pikë turpi apo mëshire Hirësinë MERDA. Ku ndodhet ajo me saktësi? Ah, mjerisht bëhet fjalë për një epiqendër të lëvizshme: Ajo shfaqet herë rrëzë malit të Dajtit, herë në Tiranë në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, herë buzë detit – Vlorë, Sarandë, Durrës apo Shëngjin –, atje ku vapa sikur arrin ta frenojë disi përhapjen e ajrit të molepsur, por epiqendra në fjalë është lokalizuar nga satelitët amerikanë, rusë e kinezë edhe në pika të tjera të rruzullit tokësor si Kosova, Turqia, Belgjika, Gjermania, Franca e ndonjë tjetër vendi i Bashkimit Europian.

Të nderuara lexuese dhe lexues të respektuar të këtyre radhëve! Tani do t’ju vë në dijeni të një supozimi tmerrësisht turbullues e tronditës që miku im i vjetër Aqif Qifa, leximtar gllabërues romanesh me detektivë, guxoi e bëri dje, me zë të ulët, në praninë time të pafajshme, por pa rënë në sy të askujt tjetër. Çfarë më tha? Vërtet po vdisni nga dëshira e padurimi që ta mësoni? Mirë pra, dakord, po jua pohoj botërisht:

Sipas mikut tim, nuk është kutërbimi i neveritshëm prej ngordhësire, cofëtine apo kërme që nuk po i shqitet personalitetit të shquar MERDA, por ky i fundit që nuk po i ndahet atij kutërbimi, aq sa Aqif Qifa dyshon se, me gjithë respektin që vetë ai ushqen së gjati, së gjeri e së thelli për personalitetin gjenial MERDA, ky e merr fshehurazi kutërbimin me vete për t’u dhuruar sadopak diçka prej atij edhe homologëve të vet të huaj si brenda vendit tonë, ashtu edhe në Lindje e në Perëndim të tij. Por a dini çfarë më mësoi Aqif Qifa jo më me fjalë të pëshpëritura në vesh, por me shkrim në një copë letër, të cilën me ta mbaruar unë së lexuari, e bëri copë e çikë për ta gëlltitur në çast para syve të mi? Kurrë s’kam për t’i harruar ato dy rreshta të shkruara prej atij me dorën që i dridhej, të cilat po jua riprodhoj besnikërisht: “Kutërbimi ynë kombëtar vjen nga oturaku personal, partiak e pushtetar i vetë të përjetshmit MERDA”.

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Ndryshime në stafin e Vllaznisë, largohet ndihmësi i trajnerit Martini

16:27 : 15/08/2025
BOTA

Samiti i Alaskës/ Lavrov: Qëndrimi ynë është i qartë, do ta shpjegojmë gjatë takimit

16:22 : 15/08/2025
AKTUALITET

Drejtësia, fitoi Fronti i Lindjes, financoi Fronti i Perëndimit

16:18 : 15/08/2025
AKTUALITET

Dënimet për zjarret, juristi: Ligji është i barabartë me vrasjen, por mungojnë provat

16:11 : 15/08/2025
KRONIKE

“Pse më shikon”/Konflikti nisi 1 vit më parë, detaje nga vr@sja në Maliq, të miturit u takuan…

16:07 : 15/08/2025
SPORT

Zachary Athekame zyrtarisht te Milani, kontratë 5-vjeçare

16:04 : 15/08/2025
Para

Basha nuk sprapset: Zgjedhjet lokale e parlamentare në një ditë, pa Ramën kryeministër!

TË GJITHA

Ndryshime në stafin e Vllaznisë, largohet ndihmësi i trajnerit Martini

16:27 : 15/08/2025

Samiti i Alaskës/ Lavrov: Qëndrimi ynë është i qartë, do ta shpjegojmë gjatë takimit

16:22 : 15/08/2025

Drejtësia, fitoi Fronti i Lindjes, financoi Fronti i Perëndimit

16:18 : 15/08/2025

Dënimet për zjarret, juristi: Ligji është i barabartë me vrasjen, por mungojnë provat

16:11 : 15/08/2025

“Pse më shikon”/Konflikti nisi 1 vit më parë, detaje nga vr@sja në Maliq, të miturit u takuan…

16:07 : 15/08/2025

Zachary Athekame zyrtarisht te Milani, kontratë 5-vjeçare

16:04 : 15/08/2025

Bllokimi i News24, OSBE: Mosmarrëveshjet nuk duhet të çojnë në ndërprerjen e transmetimit

15:59 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com