• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dritëshkurtësia e Tiranës në rajon

23:00 : 28/07/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Ballkani perëndimor dhe më specifikisht trekëndëshi Beograd-Prishtinë-Tiranë është duke zier nga zhvillime të zëshme dhe të pazënshme, nga konjuktura ndërkombëtare në ndryshim e sipër, nga aktorë dhe faktorë të brendshëm dhe të jashtëm të cilët influencojnë zhvillime të pritura dhe të papritura. Nga korridori 10 i aksit Beograd-Shkup-Athinë që kalon përmes Preshevës dhe Bujanovcit te projekti i autostradës europiane Nish-Durrës që kalon përmes Prishtinës, Shkupit dhe Tiranës, nga projektet ndër-kufitare të financuara nga agjenda e konjektivitetit te zonat gri ku lulëzon kontrabanda dhe frenat i ka bota e nëndhenshme kriminale si Mitrovica e Veriut, rajoni vuan nga premtimet e së ardhmes dhe depresioni i së tashmes.

Në këtë situatë ende të mbarsur me shumë paqartësi, Tirana zyrtare nuk po di, nuk është e interesuar dhe nuk ka burimet njerëzore për të përftuar edhe ato grante që jane dhënë nga BE dhe që fondet dergjen në bankë në pritje të projektit, si prija e Godosë së Beketit, që nuk vjen kurrë. Si projekti për linjën e re hekurudhore Tiranë-Durrës apo trenin elektrik Rinas-Tiranë me degëzim edhe për Durrësin. Në vend që ky premtim qysh i 2013-ës për të cilin u siguruan fondet nga Brukseli rreth dy vjet më parë, tashmë të ishte materializuar është ende në fazën e fizibilitetit dhe nuk ka shpresë në horizont. Zero projekte dhe financime të reja në kuadër të programit europian në konjektivitetit, apo shqip ndërlidhjes.

Ndërkohë që fare mirë mund të prezantohej bashkë me Malin e Zi një linjë e përbashkët hekurudhore Tiranë-Podgoricë që do të mundësonte dhe për bileta-paguesit shqiptarë të masakruar nga cmimet e larta të linjave ajrore, të udhëtonin lirë dhe shpejt drejt Podgoricës prej nga mund të fluturonin me loë cost në destinacione europiane. Apo qeverisë shqiptare t’i shkonte ndërmend propozimi i një linje hekurudhore të ngjashme me Prishtinën për transport njerëzish dhe mallrash, në vend që t’u vendoste Kastrati-taks bash në kufi sivëllezërve shqiptarë për një rrugë e cila është paguar disa herë dhe në forma të ndryshme nga taksapaguesit shqiptarë.

Nga ana tjetër, ndërkohë që Serbia shpenzon jo pak por rrumbullak 400 milionë euro në vit për Kosovën, duke nxitur njëkohësisht pakënaqësinë e rajoneve të tjera si në veri të Serbisë ku thirrjet për një Vojvodinë autonome janë shpeshtuar, Shqipëria vegjeton duke mos shpenzuar as 40 mijë euro në vit për këtë funksion. Pas bërjes legjendë të një shumë krejtësisht modeste dhe të papërfillshme për maternitetin në Preshevë, asnjë investim të qenësishëm, vencarisht në fushën e edukimit, infrastrukturës etj. Madje i vë dhe 20 përqind taksë librit me Kosovën për mos të folur për barrierat e tjera tarifore dhe jo-tarifore me Kosovën ndërkohë që ka akoma më pak vëmendje nga shqiptarëve të Maqedonisë, Malit të Zi ku rruga që lidh Plavën e Gucinë me Shqipërinë do ishte jashtëzakonisht e mirëpritur për rijetëzimin e këtyre zonave tradicionale shqiptare, apo Sanxhakun në Serbi ku kohët e fundit po vihet re një rritje e jashtëzakonshme me vetdijësimit shqiptar pas dekadash të tëra boshnjakëzimi në kuadër të rritjes së represionit serb.

Lexo edhe:

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

Sipas një studimi të 2011 të tre autorëve italianë, që kanë studiuar ndërbveprimin kulturor dhe ethnobiologjinë në Ballkanin Perëndimor, popullsia e tanishme e fshatrave shqiptare është pjesërisht “bosniakizuar” pasi që në dy gjeneratat e fundit një numër i meshkujve shqiptarë filluan të martoheshin me gratë myslimane të Pešter. Kjo është një nga arsyet pse vendasit në Ugao u deklaruan si “boshnjakë” në regjistrimin e fundit të vitit 2002, ose në Boroštica të jenë thjesht “muslimanë” dhe në të dy rastet braktisin etiketën e mëparshme etnike të “shqiptarëve” të cilat këto fshatra përdorën në regjistrimin e kryer gjatë kohës së “Jugosllavisë”. Këta autorë bazuar në intevistat e kryera, konfirmuan se të vet-quajturit “shqiptar” ishte i braktisur qëllimisht për të shmangur problemet pas Luftërave Jugosllave dhe inkursioneve të dhunshme të forcave para-ushtarake serbe në zonë. Por ata pranojnë që të moshuarit megjithatë vazhdojnë të flasin rrjedhshëm në një dialekt të gegnishtes, “i cili duket se është lënë pas dore nga gjuhëtarët evropianë deri tani. Për më tepër, prania e një pakice shqiptare në këtë fushë nuk është sjellë kurrë në vëmendjen e aktorëve ndërkombëtarë nga autoritetet ish-jugosllave apo ato aktuale serbe.” Shteti shqiptar i përfaqësuar nga qeveria duhet të jetë shumë më aktiv në drejtim të ndihmës direkte dhe indirekte nga shqiptarëve të trojeve, aq më tepër që paradoksalisht dhe ministrin e jashtëm dhe të Europës e kemi nga Kosova. Por diferenca mes retorikës dhe politikave ngelet ende një hendek që do shumë punë dhe pak filozofi për t’u kapërcyer. Edhe kur ministrin e ke çun filozof.

*Shkruar enkas për Boldnews.al

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025
SHOW BIZ

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025
SPORT

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025
AKTUALITET

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025
AKTUALITET

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025
AKTUALITET

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025
Para
Foto ilustruese

Flakët përfshijnë fshatin, rrezikohet objekti i kultit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com