• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rasti Malaj”/ Vetingu ndërlikon zgjedhjen e shpejtë të Inspektorit dhe Gjykatës Kushtetuese

22:34 : 26/07/2019
në AKTUALITET, VETTING

Gjyqtari Artur Malaj po përballet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me kërkesën për shkarkimin e tij, por në një proces paralel që po zhvillohet në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, Malaj hodhi një hap përpara drejt ambicies për t’u zgjedhur Inspektor i Lartë i Drejtësisë.

KED njoftoi të enjten se gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit është lejuar të vazhdojë garën, pas verifikimeve të kryera mbi kushtet ligjore të kandidimit. Ndryshe nga Malaj, dy kandidatë të tjerë –Altin Hazizaj dhe Mimoza Qinami u skualifikuan nga kandidimi për të njëjtin post.

Gara për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë- një ndër institucionet kyçe të arkitekturës së re të drejtësisë është rrudhur tashmë mes 6 kandidatëve, nga 13 që shprehën interesin në fillim të vitit.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Artur Malaj konkuron me Avokatin e Shtetit, Artur Metani, avokaten Eris Hysi, sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj, ish-kryeinspektoren Marsida Xhaferllari dhe me ish-gjyqtarin, aktualisht ekspert i EURALIUS, Klodian Rado.

Rasti i gjyqtarit Malaj, i cili lufton njëherazi kundër shkarkimit në KPA dhe në kërkim të promovimit nga KED reflekton kontradiktën e proceseve në kundërkohë që po zhvillohen aktualisht në kuadër të reformës në drejtësi.

Lexo edhe:

Test për qeverinë Vuçiç, mbahen zgjedhje lokale në dy komuna të Serbisë

Heqja e flamurit nga stadiumi, reagon OVL-UÇK: Kur preket ai simbol, preket gjaku i dëshmorëve

Njësoj si Malaj, edhe dy kandidatët magjistratë për Gjykatën Kushtetuese, prokurori Besnik Muçi dhe gjyqtarja Regleta Panajoti u kaluan për në fazën tjetër pa një vendim përfundimtar të vetingut – dhe sipas kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, procesi do të ecë përpara në mungesë të tyre.

“Dilema në rastin e Z.Malaj ishte se çfarë do të bëjmë; të ndërpresim procesin deri në vendimin e Kolegjit apo do të vazhdojmë,” tha Dvorani për BIRN në një bisedë telefonike.

“Ne nuk kemi verifikuar asgjë mbi pasurinë dhe figurën e kandidatëve magjistratë, pasi vendimin për ta do ta japin institucionet e vetingut. Por Këshilli ka afate ligjore për të përfunduar procesin dhe ndryshe nga SPAK, dispozitat për dy postet nuk parashikojnë vendim të formës së prerë nga vetingu,” tha Dvorani i keqardhur për vonesat.

Lejimi ose ndalimi i kandidimit vendoset nga Këshilli pas një procedure të gjatë vlerësimi mbi kriteret formale, pasurinë, figurën dhe profesionalizmin si dhe aspekte të tjera ndaluese, të tilla si bashkëpunimi me ish-Sigurimin e Shtetit. Procesi megjithatë është i ndryshëm për juristët dhe kandidatët magjistratë; të cilët vlerësohen për tre prej kritereve nga institucionet e vetingut.

Pasi të përfundojë procedura e verifikimit për të gjithë kandidatët, KED pritet të kryejë brenda një kohe të shkurtër procesin e pikëzimit dhe më pas të renditjes së kandidatëve, ndonëse Dvorani pranon rrezikun potencial të rezultateve të kundërta –nga Kolegji dhe KED për kandidatët magjistratë.

I pyetur se çdo të ndodhte nëse kandidatët e zgjedhur nga KED do të shkarkoheshin më pas nga Kolegji, Dvorani u përgjigj se kjo me siguri “sdo t’i bënte nder procesit”. Ai shtoi megjithatë se vendimi i Kolegjit do ta bënte të papajtueshëm kandidatin ndaj çdo pozicioni në drejtësi. /BIRN/

Lajme të lidhura

RAJONI

Test për qeverinë Vuçiç, mbahen zgjedhje lokale në dy komuna të Serbisë

12:23 : 08/06/2025
SPORT

Heqja e flamurit nga stadiumi, reagon OVL-UÇK: Kur preket ai simbol, preket gjaku i dëshmorëve

12:21 : 08/06/2025
SPORT

“Ju kërkoj falje”/ Manaj reagon pas penalltisë së humbur: Sot ndjej një dhimbje të madhe

12:05 : 08/06/2025
AKTUALITET

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë dhe 4 të tjerë

12:04 : 08/06/2025
AKTUALITET

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

12:00 : 08/06/2025
SPORT

Rraklli: Barazimi me Serbinë rezultat i keq, ja pse Manaj s’ishte i duhuri për penalltinë

11:52 : 08/06/2025
Para

“Rama është trim dhe s’pjerdh më për njeri”/ Çani thirrje kryeministrit: Jepi Ram, vendos! Se kështu as m*t as shu**e...

TË GJITHA

Test për qeverinë Vuçiç, mbahen zgjedhje lokale në dy komuna të Serbisë

12:23 : 08/06/2025

Heqja e flamurit nga stadiumi, reagon OVL-UÇK: Kur preket ai simbol, preket gjaku i dëshmorëve

12:21 : 08/06/2025

“Ju kërkoj falje”/ Manaj reagon pas penalltisë së humbur: Sot ndjej një dhimbje të madhe

12:05 : 08/06/2025

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë dhe 4 të tjerë

12:04 : 08/06/2025

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

12:00 : 08/06/2025

Rraklli: Barazimi me Serbinë rezultat i keq, ja pse Manaj s’ishte i duhuri për penalltinë

11:52 : 08/06/2025

Arrestimi për lëndë narkotike, Enca pranon publikisht se konsumon hashash

11:50 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com