Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar pas deklaratës së Bashës, i cili deklaroi se “Edi Rama dhe qeveria e tij janë vënë në shërbim të pastrimit të parave të pisëta të krimit. Të gjitha koncesionet dhe projektet e qeverisë janë pastrim parash të drogës dhe të krimit. Projekti i stadiumit është pastrim parash. Projekti i teatrit është pastrim parash. Projekti i Unazës është pastrim parash”.
Përmes një postimi në Facebook, Tomorri shkruan se tek teatri, do merren 8 mijë metër katrorë tokë publike falas, mbi të cilën do ndërtohen 68 mijë metra katrorë kulla. 68 mije metra shumëzim për 2500 euro metri bëjnë minimalisht 170 milionë euro të ardhura.
Tomorri shkruan se ky nuk është një pastrim parash por është privatizim fitimesh me ligj special, por i paligjshëm.
Postimi i plotë:
Lulzim, Teatri nuk eshte pastrim parash, por grabitje
Degjova kryetarin e Partise Demokratike, Lulzim Basha te deklaroje se koncesionet e pakerkuara te Teatrit Kombetar dhe rrugeve Milot-Balldrene jane operacion per te pastruar 250 milione euro.
Nuk eshte pastrim z. Basha. Pastrimi zakonisht behet kur nenraporton kostot dhe fryn te ardhurat fiktivisht per te nxjerre fitime te larta ne leter, qe te justifikosh pastaj parate e paligjshme. Nuk eshte ky rasti. Aty ndodh e kunderta.
Tek Teatri, do merren 8 mije meter katrore toke publike falas, mbi te cilen do ndertohen 68 mije metra katrore kulla. Eshte nje zone ku cmimi i shitjes per meter katror fillon minimalisht nga 2500 euro.
Hesapi eshte i thjesht. 68 mije metra shumezim per 2500 euro metri bejne minimalisht 170 milione euro te ardhura. Sipas te gjitha manualeve te ndertimit dhe koeficienteve qe perdor qeveria per te taksuar aktivitetin e ndertimit, kostoja e ndertimit per nje meter katrore luhatet nga 300 deri ne 350 euro. Po ja 500 euro.
Per ta thene me qarte, do shpenzohen 30-40 milione euro per ndertimin e kullave dhe do te fitohen 170 milione euro te ardhura.
Jane 130 milione euro fitim. Por ja 100 milione per te qene brenda cdo skenari. Le ta vendosin sa te duan koston e teatrit. Prape eshte fitim stratosferik, i nxjerr mbi toke publike.
Ky nuk eshte pastrim parash Lulzim. Eshte privatizim fitimesh me ligj special, por i paligjshem. E madje, madje ketu do behet e kunderta. Do raportohen me pak fitime nga sa jane realisht, per te fshehur taksat. Kjo eshte historia, me pak fjale.
Koncesioni i teatrit eshte nje biznes per te fituar te pakten 100 milione euro duke pervetesuar asetet publike. E njejta llogari eshte edhe me koncesionin e Milot Balldrenes. Ato historite me pastrim parash jane perralla. Ne Shqiperi, nuk ka nevoje njeri te pastroje para.