• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncoi “abuzimin” me kërpudhat e blera te Conad/ Gjyqtari Artan Gjermeni tejkalon kërkesën e Prokurorisë dhe dënon profesorin

19:58 : 25/07/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
Artan Gjermeni

Artan Gjermeni

Gjyqtari Artan Gjermeni tejkaloi kërkesën e Prokurorisë për pafajësi dhe vendosi të dënojë me gjobë profesorin Ilir Ciko për komentin e tij në Facebook ndaj produktit të blerë në Conad. Ciko tha se do ta apelonte vendimin, ndërsa shprehu keqardhjen për nëpërkëmbjen e të drejtës së shprehjes dhe të konsumatorit. 

Gjykata e Tiranës tejkaloi kërkesën e Prokurorisë të enjten dhe vendosi të shpallë fajtor pedagogun Ilir Ciko për një koment të tijin në Facebook, ku ankohej për ndryshimin e datës së skandencës së një produkti të blerë në supermarketin Conad në pronësi të kompanisë “Food Trade”.

Vendimi u shpall të enjten nga gjyqtari Artan Gjermeni, i cili i dha të drejtë padisë penale të ngritur nga kompania për shpifje dhe e dënoi Cikon me gjobë. Një seancë më parë, përfaqësuesi i Prokurorisë kishte kërkuar pafajësi për Cikon, duke argumentuar se qëndrimi i tij ishte individual dhe se nuk kishte për qëllim dëmtimin e imazhit të kompanisë.

Profesori Ilir Ciko i tha BIRN se vendimi ishte “thellësisht i shëmtuar, por jo surprizë” dhe se do ta apelonte atë.

“Këtu është e drejta e shprehjes dhe e konsumatorit që nëpërkëmben. Nuk ka çmim,” pohoi Ciko i cili shtoi më tej se ky proces nuk ka trajtuar problematikën e vërtetë.

Lexo edhe:

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

“Raporti me Conad për gjyqin për shpifje është i papërfillshëm krahasuar me të drejtën që kërkoj për abuzimin që kanë kryer. Ky është thelbi! Gjyqi ka tentuar të zhvendosë vëmendjen nga problemi dhe si formë presioni ndaj meje. Unë provat i kam dhe e kam thënë publikisht që do shkoj deri në gjykatën e Hagës për krime ndaj njerëzimit,” tha ai.

Pyetja ndaj gjyqtarit Artan Gjermeni mbi argumentet e shpalljes fajtor të Cikos mbeti pa përgjigje. “Vendimi do të gjendet në sekretari gjatë javës në vijim,” u përgjigj përmes mesazhit gjyqtari.

Gjatë seancës parardhëse të zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, profesori Ilir Ciko deklaroi se “është detyrë e çdo qytetari të ngrejë zërin” për raste që cënojnë konsumatorin dhe kërkoi pafajësi ndaj padisë penale për shpifje të ngritur nga kompania “Food Trade”, që menaxhon rrjetin e supermarketeve Conad.

Gjatë konkluzioneve përfundimtare Ciko evidentoi faktin se Komisioneri për Mbrojtjen e Konsumatorit ishte ende i pakonstituuar për shkak të mungesës së përfaqësuesve të qeverisë në të dhe kërkoi nga gjykata që të njihte e të mbronte të drejtat e konsumatorëve.

Konflikti gjyqësor mes Ilir Cikos dhe Conad nisi në shkurt të këtij viti pas një komenti në Facebook, ku shkruante se një pako me kërpudha të blera në një nga supermarketet Conad në Tiranë kishte datë prodhimi në etiketën në shqip bashkë me çmimin, ndërsa poshtë saj, në etiketën italiane, data e skadencës ishte fshirë. Ciko ankohej edhe për çmimin më të lartë në lekë, në krahasim me atë të etiketës origjinale në euro.

Kompania “Food Trade” që ngriti padinë pretendoi se nuk e ka hequr datën e mëparshme të skandencës, madje sipas saj, produktet e freskëta nuk mbajnë datë skandence. Duke shfrytëzuar nenin 120 të Kodit Penal ajo e paditi Cikon penalisht për shpifje.

/Reaporter.al/

Lajme të lidhura

BOTA

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025
SHOW BIZ

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025
BOTA

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025
AKTUALITET

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025
BOTA

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025
Para

Sherri në club-in e natës/ Reagon Trejsi Sejdini: Merrruni me punët tuaja

TË GJITHA

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

16:46 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com