• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KULTURE

Filmi shqiptar

18:09 : 24/07/2019
në KULTURE, OP-ED

Nga Edison Ypi

Në vendin ku i vetmi kamjon ishte ZIS-i, e vetmja veturë ishte GAZ-i, i vetmi vend gatimi ishte haleja, e vetmja këpucë që nuk fuste ujë ishte çizmja e ushtarit, e vetmja dashuri ishte imagjinata, e vetmja dashnore ishte dora, e vetmja dëshirë ishte të ikje nga syt këmbët; çfarë thoshin se prodhonin, ishin të gjitha rrena.

Shqipëria diktatoriale prodhoi vetëm 1 gjë. Atë më të urryerën, më brutalen, më të turpshmen. Atë që i thuri lavde skllavërimit, bindjes së verbër, servilizmit, spiunllëkut dhe të gjitha veseve të tjera më të ndyra; makabritetin estetik më kriminal që ka parë bota, zezonën e quajtur film shqiptar.

Filmi shqiptar ishte një shiringë nga ato të ndërzimit artificial të lopëve që disa shqiptarë bastardë ua ngulën në kokë shqiptarëve normalë me dhjetra vite derisa ja thithën trurin dhe në vend të trurit i futën zhavorrin.

Filmi shqiptar ishte një kasaphanë vlerash përmes së cilës shqiptarët lëpinë gjakun e njëritjetrit si macet dhe qëntë në oborrin e thertores.

Lexo edhe:

​Sulmi në Banjskë/ Shtyhet seanca gjyqësore, shkak mungesa e dëshmitarit

Zelensky emëron ish-ministrin e Mbrojtjes si sekretar të këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare

Filmi shqiptar ishte një pirun me tre dhëmbë; një sqepar i përgjakur i quajtur “regjizor i madh”, një brisk rroje i ndryshkur i cilësuar “aktor gjenial”, një trupjerdhur që mbahej për “skenarist i talentuar”. Këta tre dhëmbë puruni, nën mbikqyrjen e rreptë të diktatorit, bashkëpunuan ngushtësisht për t’ua tharë trurin, nxjerrë sytë dhe çjerrë fytyrën shqiptarëve.

Filmi shqiptar është ajo dukuri katastrofike gjoja edukative që i ndan shqiptarët; Në njerëz që dinë ose nuk dinë ta bëjnë dallimin mes propagandës dhe Artit, janë apo nuk janë të aftë të konstatojnë se Arti nuk është “realitet” por “fiction”, diçka që nuk kuptohet e as interpretohet, thjesht ndjehet.

Filmi shqiptar ishte një pëgërje propagandistike të cilën shqiptarët pasi e hëngrën pritën sa u erdhi rasti të rrëmbejnë një anije për të ikur në fund të botës për ta vjellë.
Filmi shqiptar është një llum që po ta pish disa vjet rresht, edhe pes lek po të kesh në xhep, vete ja fal një jevge me shpresën e marrë se jevga do t’i shumfishojë.
Filmi shqiptar është një koktejl trullosës të cilin pasi e pi, çorroditesh aq tepër sa shkon shqyen derën e një depoje armësh ku armatosesh deri në dhëmbë pa e ditur se çfarë lufte do bësh e me kë do luftosh.

Filmi shqiptar është një kazan plehrash plot me coftina, limona të shtrydhur, mollë të kalbura, bilbila të ndryshkur, gajde të çara, lahuta të çakorduara, çizme të grisura, stomaqe bosh, sy të çakërrdisur, veshë të zënë, tru të atrofizuar, gjëndra kanceroze, lëkura me ekzema, kocka të deformuara, gjarpërinj të ngordhur, lepuj të zgjebosur, kufoma të kalbura.

Filmi shqiptar është një kakofoni me tekst katastrofik që ka lënë në mendjet e shqiptarëve batutat më të shpëlara, më të neveritshme. Mos provo të kuptosh pse ndodhi kështu se sëmuresh me një diagnozë që s’ka çmendinë që ta shëron.

Filma të mirë pa aktorë të mëdhenj, ka. Aktorë të mëdhenj pa filma të mirë, nuk ka kurrkund tjetër veçse në filmat shqiptarë. Filmi shqiptar është e vetmja këllirë kinematografike e historisë së botës i bërë nga aktorë “korifej”.

Filmi shqiptar është një arkivol që e paraqesin si djep, i kanë vënë rrota të çvendoset, dhe krahë të fluturojë. Se si ja kanë arritur kësaj, dinë ta spjegojnë vetëm ata turiqenat që në shtyp dhe në televizor mbrojnë filmat shqiptarë.

Filmi shqiptar është instruktori më i mirë për të mësuar si ta kalosh jetën në kafene.
Filmi shqiptar është këshilltari më i mirë për të të bindur të mos zësh kurrë libër me dorë.
Filmi shqiptar është mjeti më efikas për ta mbajtur gjindjen e budallenjve trushpëlarë të bashkuar rreth së majtës politike.

Për të qënë të sigurtë në suksesin imagjinar të filmit shqiptar, po thonë edhe broçkullën e broçkullave, se filmin shqiptar e pëlqen populli Kinez.

Dy lloj shqiptarësh janë apologjetët e fantazmës së përgjakur të quajtur film shqiptar.
Të parët janë ata që me Artin, stilin, frymëzimin, talentin, energjinë kreative, nuk i lidh asgjë, dhe s’kanë asnjë haber kush janë e çfarë kanë bërë, për shembull, Pedro Almodovar, Woody Allen, Roman Polanski, Luis Bunuel. Ngaqë s’mund të fajsohet askush për atë që s’ndjen, këta s’mbajnë asnjë përgjegjësi.

Të dytët janë autorët, aktorët, regjizorët, që ndoshta e dinë kush është Orson Welles, Stanley Kubrick, Akira Kurosawa, por nuk duan tu ikin për dhjamë qeni dhjetra vitet krrusur mbi govatën e ndryshkur “Shqipëria e Re” brenda së cilës për hesap të diktatorit provuan të lajnë lëveret e përgjakura të shqiptarëve përmes monstruoziteteve propagandistike huazuar nga stepat dhe gulagët.

Zoti i ruajt nga skëterra e këtejme dhe e përtejme edhe të parët edhe të dytët. Filmi shqiptar nuk është asgjë tjetër përpos një vampir propagandistik që mund të shihet pa pasoja vetëm ulur në rradhën zero, karrikja infinit.

Lajme të lidhura

RAJONI

​Sulmi në Banjskë/ Shtyhet seanca gjyqësore, shkak mungesa e dëshmitarit

11:43 : 18/07/2025
BOTA

Zelensky emëron ish-ministrin e Mbrojtjes si sekretar të këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare

11:39 : 18/07/2025
AKTUALITET

Rama premton turizëm elitar, autobuzi me turistë bllokohet në rrugët e ngushta të Tiranës

11:32 : 18/07/2025
BOTA

Tërmet i fortë në Napoli

11:10 : 18/07/2025
AKTUALITET

Zjarret në vend: 24 vatra në 24 orët e fundit

11:10 : 18/07/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarr për pastrim, por dogji një sipërfaqe toke në Himarë, e pëson 51-vjeçari

11:08 : 18/07/2025
Para

Teatri, marria e fundit e Edi Ramës/ Ish-deputetja: Peng i oligarkisë

TË GJITHA

​Sulmi në Banjskë/ Shtyhet seanca gjyqësore, shkak mungesa e dëshmitarit

11:43 : 18/07/2025

Zelensky emëron ish-ministrin e Mbrojtjes si sekretar të këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare

11:39 : 18/07/2025

Rama premton turizëm elitar, autobuzi me turistë bllokohet në rrugët e ngushta të Tiranës

11:32 : 18/07/2025

Tërmet i fortë në Napoli

11:10 : 18/07/2025

Zjarret në vend: 24 vatra në 24 orët e fundit

11:10 : 18/07/2025

Ndezi zjarr për pastrim, por dogji një sipërfaqe toke në Himarë, e pëson 51-vjeçari

11:08 : 18/07/2025

Tritoli në Tiranë/ Dalin pamjet nga lokali, xhamat e bërë copash nga shpërthimi

10:49 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com