• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

OSBE, reagim OK: “AMA s’mund të jetë gjykatë”. Por heshti kur KQZ u bë Kushtetuese

16:10 : 23/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Zyra qendrore e OSBE-së në Vjenë, me shumë të drejtë, reagoi me forcë shurdhuese, për herë të dytë kundër ligjit të Edi Ramës mbi kontrollin e medias online, duke vendosur thelbin tek fakti që Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) nuk mund të marrë kompetencat e gjykatës.

Po me një reagim shurdhues, por kësaj radhe në kahun e kundërt, me heshtje të plotë, OSBE nuk bëri asnjë koment kur një tjetër institucion administrativ shqiptar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), mori dy muaj më parë kompetencat e Gjykatës Kushtetuese, duke mos pranuar dekretin presidencial që shfuqizonte 30 Qershorin si datën e zgjedhjeve për pushtetin vendor.

Në një letër që Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, i dërgon kryeministrit shqiptar Edi Rama, dhe e publikuar paraditen e kësaj të Martë, ai rithekson se: “AMA ose ndonjë organ administrativ apo rregullator nuk duhet të merret me çështjet e shpifjes, të cilat duhet të mbeten nën kompetencat e gjykatave”.

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Europian duket e vendosur për të nxitur respektimin e parimeve të fjalës së lirë në Shqipëri, si edhe për mbrojtur pushtetin e katërt, median, nga ndërhyrjet abuzive të kryeministrit dhe qeverisë së tij.

Lexo edhe:

Dosja u dërgua në gjyq/ Avokatët e Veliajt: Proces i montuar me shkelje, do i çmontojmë akuzat

Hakeri 33-vjeçar nga Kosova deklarohet fajtor, rrezikon 10 vite burg federal në SHBA

Ky qëndrim është i mirëpritur nga media dhe publiku shqiptar, duke u konsideruar si e vetmja mënyrë për të përballur arrogancën qeveritare ndaj medias.

Megjithatë, OSBE nuk mbajti asnjë qëndrim kritik kur, shumica e majtë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me të njëjtën arrogancë qeveritare, vendosi që të mos njihte dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili “shfuqizoi” 30 Qershorin si ditë e zgjedhjeve lokale, duke cënuar në këtë mënyrë një prej 3 shtyllave të themelit të shtetit-pushtetin gjyqësor.

Madje, jo vetëm kaq, por OSBE, së bashku me ODIHR-in, vendosën të mbanin në detyrë vëzhguesit e procesit monist të fundit të Qershorit 2019.

Ligji Themeltar i Shqipërisë parashikon se kushtetutshmëria e dekreteve të Presidentit shqyrtohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Pra, është kjo gjykatë, e cila duhet të vendosë nëse dekreti presidencial është apo jo në përputhje me Kushtetutën.

Por, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të Reformës së rrëmujshme në Drejtësi, kompetencat e saj i përvetësuan në mënyrë flagrante dhe abuzive 4 anëtarët e zgjedhur nga Partia Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në 10 Qershor 2019, Presidenti njoftoi shfuqizimin e dekretin “Për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale”, duke anuluar datën 30 Qershor, të përcaktuar që në Nëntor 2018 si ditë e zhvillimit të procesit.

Ky vendim i Presidentit, në këndvështrimin e tij, ishte reflektim i situatës së vështirë politike. Opozita (PD-LSI) kishte vendosur të mos regjistrohej për zgjedhjet lokale, si një reagim i fortë përballë provave mbi blerjen/vjedhjen e votave nga ana e Partisë Socialiste në pushtet, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

Në këtë situatë të vështirë politike, Meta vendosi që të shfuqizonte datën e zgjedhjeve, me qëllimin, sipas shpjegimit të tij, që t’u jepte mundësi palëve politike të gjenin gjuhën e dialogut.

Vendimi i Metës u kundërshtua menjëherë politikisht nga kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se njeh 30 Qershorin si ditën e zgjedhjeve. Qëndrimi politik i Ramës u pasua nga qëndrimi “me argumenta ligjorë” të anëtarëve të majtë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nën drejtimin e nënkryetarit të KQZ-së, Denar Biba, përfaqësuesit qeveritar në atë institucion vendosën që të mos e njihnin dekretin e Presidentit.

Në argumentat e tyre, 4 anëtarët e KQZ-së mbrojtën qëndrimin se Presidenti nuk e ka tagrin kushtetues për “shfuqizim dekreti” dhe, po sipas tyre, qëndrimi i Presidentit është “absolutisht i pavlefshëm”.

Në vijim të këtij qëndrimi, KQZ nuk njohu as dekretin e ri të Presidentit, në të cilin caktohej 13 Tetori si datë e zgjedhjeve lokale. Të majtët, përfshirë edhe socialistët e KQZ-së, zhvilluan zgjedhjet mono-partiake të 30 Qershorit.

Ky proces votimi, i zhvilluar në mungesë të dekretit presidencial, u monitorua nga vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it. Në raportin paraprak, vëzhguesit ndërkombëtarë renditën një seri problematikash në procesin elektoral.

Por, OSBE/ODIHR-i nuk dha asnjë koment mbi faktin që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve uzurpoi kompetencat e Gjykatës Kushtetuese, duke e konsideruar dekretin e Presidentit “absolutisht të pavlefshëm”.

Gjithashtu, vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it nuk dhanë asnjë koment nëse do të njohin datën 13 Tetor si ditën zyrtare të zgjedhjeve lokale dhe nëse do të monitorojnë procesin, sipas përcaktimeve të dekretit presidencial.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja u dërgua në gjyq/ Avokatët e Veliajt: Proces i montuar me shkelje, do i çmontojmë akuzat

19:26 : 10/09/2025
BOTA

Hakeri 33-vjeçar nga Kosova deklarohet fajtor, rrezikon 10 vite burg federal në SHBA

19:21 : 10/09/2025
AKTUALITET

Këta janë dy inspektorët e AKU që lejuan eksportimin e domateve me pesticide të “EraFruit” në Kroaci

19:08 : 10/09/2025
BOTA

Dronët rusë në Poloni, presidenti i Italisë: Kështu nisi edhe Lufta e Parë Botërore

19:05 : 10/09/2025
Shkrime promocionale

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

18:54 : 10/09/2025
BOTA

Nepal/ Ministrin e Financave e zhveshin dhe e hedhin në lumë, turma e ndjek nga pas (Video)

18:47 : 10/09/2025
Para

Shpërthimi i memorialit të nacionalistit grek në Finiq, reagon Athina zyrtare

TË GJITHA

Dosja u dërgua në gjyq/ Avokatët e Veliajt: Proces i montuar me shkelje, do i çmontojmë akuzat

19:26 : 10/09/2025

Hakeri 33-vjeçar nga Kosova deklarohet fajtor, rrezikon 10 vite burg federal në SHBA

19:21 : 10/09/2025

Këta janë dy inspektorët e AKU që lejuan eksportimin e domateve me pesticide të “EraFruit” në Kroaci

19:08 : 10/09/2025

Dronët rusë në Poloni, presidenti i Italisë: Kështu nisi edhe Lufta e Parë Botërore

19:05 : 10/09/2025

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

18:54 : 10/09/2025

Nepal/ Ministrin e Financave e zhveshin dhe e hedhin në lumë, turma e ndjek nga pas (Video)

18:47 : 10/09/2025

Boçi: Largimi nga Kuvendi nuk sjell të mira për opozitën, humb besueshmërinë e ndërkombëtarëve

18:44 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com