• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fakte të reja korruptive me rrugen Milot-Balldren/ Kompania nuk ka …

19:27 : 22/07/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-deputetja e Partisë Demokrat, Grida Duma fakte të reja korruptive nga skandali me rrugen Milot-Balldren.

Përmes një postimi në Facebook, Grida Duma shkruan se përveç kostos shumë të lartë që do të ndërtohet rruga dhe samitit të Poznanit ku qeveria shqiptare nuk përfitoi asnjë fond,  kompania nuk ka aftësi paguese, pra ANK premton të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, ndësa të dhënat zyrtare nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro.

Kompania kishte të ardhura prej 16 milionë eurosh në 2017-n dhe një fitim minimal prej më pak se 1 milion euro.

Postimi i plotë:

Saga korruptive e Milot – Balldren; aferë dhe provë e qartë e krimit ekonomik dhe korrupsionit që zhvillohet “në dritë të diellit”

Lexo edhe:

Carlo Ancelotti konfirmohet në stolin e Brazilit, detajet e kontratës

Vllaznia-Egnatia/ Sot vendoset titulli kampion, ja sa tifozë priten në “Arenën Kombëtare”

Në 18 korrik të këtij viti kuvendi miratoi me nxitim kontratën e koncesionit/PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren”. Si gjithmonë një kontratë e nisur si ofertë e pakërkuar nga kompania ANK.

Kjo kontratë u miratua në të njëjtën ditë që Kuvendi kaloi dhe projektligjin për ndalimin e ofertave të pakërkuara për rrugët, një kërkesë kjo e vazhdueshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Rruga Milot – Balldren 17.2 km e do kushtojë 213.6 milionë euro ose 256 milionë euro përfshirë TVSH-në. Kjo kontratë do paguhet në euro dhe pagesat koncesionari do i marrë në euro, kur të ardhurat qeveria shqiptare i merr në lekë, e gjitha për të mbrojtur dhe kompaninë

Në samitin e Poznanit ku qeveria shqiptare kishte mundësinë të përfitonte mbi 70% të shumës nga BE, Rama u paraqit pa asnje kërkesë, ndërsa vendet e tjera mundën të përfitonin ndërtimin e rrugëve me fonde europiane, Shqipëria do t’i kryejë me 14 fishin e kostove, një vjedhje e njëqind fishtë, së pari se do të mund të kryheshin shumica e kilomentrave me fonde europiane dhe së dyti sepse një km me studimin europian kushtoj 1.2 mln ndersa me PPP e Ramës, Milot – Balldren sipas kontratës faktike tashmë kushton 13.3 mln euro.

Dhe afera nuk mbaron këtu, kompania me të dhënat dhe hulumtimet edhe të mediave dinjitoze nuk ka aftësi paguese.

Kështu ANK premton të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, ndësa të dhënat zyrtare nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro.

Kompania kishte të ardhura prej 16 milionë eurosh në 2017-n dhe një fitim minimal prej më pak se 1 milion euro.

Për këtë qeveria Rama bën një tjetër “zgjidhje”. Në ndryshim nga kontratat e mëparshme që bëhen me “çelësa në dorë”, që do të thotë që kompania kontraktore ka përgjegjësinë të mbarojë punimet pa kërkuar asnjë fond shtesë, përveç vlerës së kontratës së prokurimit (si në rastin e rrugës së Arbrit); për Milot-Balldren, kushtet janë ndryshe. Neni 35 i kontratës, “Ndryshime në punimet apo shërbimet” specifikon që Autoriteti Kontraktor mund të kërkojë ndryshime në projekt përmes një kërkesë me shkrim, përpara fillimit të këtyre punimeve, duke lënë në këtë mënyrë të hapur një rritje tjetër të kostove.

Kontrata parashikon që përballimi i kostove për ndryshimin e kërkuar bëhet nga Autoriteti Kontraktor. Edhe shoqëria koncesionare mund të propozojë ndryshime dhe në këtë rast kostot ndahen 50:50. (neni 35, faqja 70-72 e kontratës: http://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/kontratamilotballdre.pdf)

Pra në seancën e fundit të Kuvendit ka ndodhur që të:

– miratohet në të njëjtën ditë një PPP e pakërkuar dhe projektligji për ndalimin e PPP te pakërkuara nga FMN

– miratohet një PPP me vlerë 14 fish më të lartë se vlera që përcakton Bashkimi Europian për të njëjtat rrugë,

– pagesa miratohet në euro, ndryshe nga kontratat e mëparshme dhe ndërsa kostot e inflacionit i bien buxhetit të shtetit që vepron në lekë,

Lajme të lidhura

SPORT

Carlo Ancelotti konfirmohet në stolin e Brazilit, detajet e kontratës

16:12 : 12/05/2025
SPORT

Vllaznia-Egnatia/ Sot vendoset titulli kampion, ja sa tifozë priten në “Arenën Kombëtare”

16:02 : 12/05/2025
AKTUALITET

Fotografuan fletët e votimit, shpallen në kërkim dy persona në Tiranë

15:59 : 12/05/2025
BOTA

Kosovë/ Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit

15:57 : 12/05/2025
AKTUALITET

Raporti i OSBE/ODIHR: Qeveria përdori burimet shtetërore, pati intimidim ndaj zgjedhësve

15:47 : 12/05/2025
SPORT

Vllaznia-Egnatia/ 90 minutat e fundit të sezonit, kompanitë e basteve “zgjedhin” favoritin

15:37 : 12/05/2025
Para

A të kanë bërë shantazh amerikanët për dorëheqjen? Ja çfarë deklaron Haradinaj

TË GJITHA

Carlo Ancelotti konfirmohet në stolin e Brazilit, detajet e kontratës

16:12 : 12/05/2025

Vllaznia-Egnatia/ Sot vendoset titulli kampion, ja sa tifozë priten në “Arenën Kombëtare”

16:02 : 12/05/2025

Fotografuan fletët e votimit, shpallen në kërkim dy persona në Tiranë

15:59 : 12/05/2025

Kosovë/ Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit

15:57 : 12/05/2025

Raporti i OSBE/ODIHR: Qeveria përdori burimet shtetërore, pati intimidim ndaj zgjedhësve

15:47 : 12/05/2025

Vllaznia-Egnatia/ 90 minutat e fundit të sezonit, kompanitë e basteve “zgjedhin” favoritin

15:37 : 12/05/2025

U aksidentua me motor në aksin Himarë-Borsh, ndërron jetë turistja austriake

15:25 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com