• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Gazetari italian: Rama, produkt i Soros. Si e mori në dorë politikën financiare dhe kontrollon drejtësinë…

17:43 : 21/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Lexo edhe:

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400% të mbrojtjes ajrore

Minierat/ Raporti i KLSH: Strategjia e mangët pa indikatorë matës të sektorit

“Edi Rama është njeri dhe produkt i George Soros”.

Këtë nuk e thotë as opozita shqiptare dhe as presidenti i Republikës Ilir Meta, që ditët e fundit kanë dalë hapur kundër miliarderit hungarezo-amerikan, por një gazetar investigativ italian.

Siç mund ta ndiqni edhe në videon e mëposhtme, gazetari tregon me detaje se si, Fondacioni për Shoqëri të Hapur, i Soros, me ndihmën e qeverisë amerikane të ish presidentit Barack Obama ka marrë në dorë politikën financiare të qeverisë së Edi Ramës dhe ka frymëzuar, orkestruar dhe realizuar të ashtuquajturën reformë në Drejtësi.

“Kemi sot prova që tregojnë lidhjen mes SHBA dhe George Soros për të krijuar destabilitet në Ballkan. Bëhet fjalë për 9 milionë dollarë që qeveria amerikane ka financuar fushatën “Just it for all” në Shqipëri, promovuar nga East West Managment Institute, i lidhur me George Soros, me qëllim realizimin e reformës në drejtësi të qeverisë socialiste të Tiranës, shkruan Syri.net.

Dokumenti është publikuar nga Judicial Watch, një organizatë konservatore, e specializuar në kontrollin e qeverive. Këto 32 faqe, janë prezantuar në 2017-ën nga Departamenti i Shtetit dhe USAID.

Në këtë dokument ka edhe një memo, ku ambasada amerikane në Tiranë dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur i George Soros kanë financuar një sondazh, i realizuar nga Instituti IDRA, me temë drejtësinë në vend.

Sondazhi duhej të tregonte se mbi 90% e shqiptarëve mbështesnin reformën në drejtësi. Një reformë e kundërshtuar nga opozita e qendrës së djathtë dhe jo vetëm, duke e quajtur ‘reforma Soros’.

Në një tjetër dokument, të 10 shkurtit 2017, Departmanti i Shtetit miraton Open Society si subjektin që do të bënte analizën teknike të politikës financiare në Shqipëri.

Ton Fitton, presidenti i Judicial Watch, pyeste se sa legjitime është që kjo gjë të bëhet nga një miliarder si Soros, përmes qeverisë amerikane.

Me pak fjalë, administrata e Obamas ka financuar Sorosin në iniciativat që Fondacioni për Shoqëri të Hapur ka zhvilluar në Shqipëri në mbështetje të qeverisë socialiste.

Kryeministri Edi Rama ka qenë edhe anëtar i Këshillit Administrativ i Fondacionit për Shoqëri të Hapur., para se të bëhej shef i qeverisë.

Skandali Obama-Soros në Shqipëri mori fund kur në krye të Shtëpisë së Bardhë erdhi Donald Trump dhe menjëherë pas zgjedhjes një grup senatorësh republikanë i kërkon Sekretarit të ri të Shtetit hetimin e fondeve publike dhënë fondacionit të Soros përmes USAID”, tregon gazetari.

Mendoni se u ndalën vetëm në Shqipëri? Jo.

Sipas gazetarit, Soros mbërriti edhe në Maqedoni. Infiltrimi në demokraci dhe në sovranitetin e popujve nga ana e tij nuk u mjaftua vetëm me Shqipërinë.

“Nga 2012 në 2014, Fondacioni i George Soros mori 5 milionë dollarë nga qeveria amerikane për të ngritur Civil Society Project me plan për ‘demokratizimin’ e shtetit të vogël ballkanas.

Projekt i zhvilluar nga fondacione dhe OJF të lidhura me të gjitha me partitë e majta në Maqedoni, çka solli nlë vitin 2015 një revolucion kundër qeverisë së djathtë, e zgjedhur përmes votave.

Të akuzosh të tjerët për një gjë që e bën vetë është diçka për të cilën George Soros është mjeshtër”, shprehet ai.

Në fund, ai përmend edhe rastin e vendit të tij, Italisë, dhe vizitat e Soros në presidencën italiane, para se të vinte në qeveri Lega Nord e Matteo Salvini, një politikan i afirmuar tashmë si anti-Soros. /Syri.net/

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2019/07/gazetari.mp4

Lajme të lidhura

BOTA

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400% të mbrojtjes ajrore

15:22 : 09/06/2025
AKTUALITET

Minierat/ Raporti i KLSH: Strategjia e mangët pa indikatorë matës të sektorit

15:18 : 09/06/2025
AKTUALITET

Ndërron jetë foshnja 5-muajshe në Greqi, arrestohen dy prindërit shqiptarë

15:11 : 09/06/2025
AKTUALITET

Aksidenti me motor u “preu” ëndrrat në mes, miqtë bëjnë një murale në kujtim të dy të rinjëve

15:03 : 09/06/2025
AKTUALITET

Zjarr në një banesë në Berat, dëmtohet lehtë pronarja e shtëpisë

14:49 : 09/06/2025
BOTA

VIDEO/ Gazetarja australiane goditet me plumb gome gjatë raportimit në Los Angeles

14:45 : 09/06/2025
Para

U zbuluan nga pamjet filmike, arrestohen dy "skiftera" në Tiranë

TË GJITHA

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400% të mbrojtjes ajrore

15:22 : 09/06/2025

Minierat/ Raporti i KLSH: Strategjia e mangët pa indikatorë matës të sektorit

15:18 : 09/06/2025

Ndërron jetë foshnja 5-muajshe në Greqi, arrestohen dy prindërit shqiptarë

15:11 : 09/06/2025

Aksidenti me motor u “preu” ëndrrat në mes, miqtë bëjnë një murale në kujtim të dy të rinjëve

15:03 : 09/06/2025

Zjarr në një banesë në Berat, dëmtohet lehtë pronarja e shtëpisë

14:49 : 09/06/2025

VIDEO/ Gazetarja australiane goditet me plumb gome gjatë raportimit në Los Angeles

14:45 : 09/06/2025

Osmani cakton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

14:36 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com