Presidenti Ilir Meta, ka udhëtuar drejt Prishtinës, ku është pritur nga kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Meta ka vazhduar që ta mbështes Haradinajn nga momenti që ka dhënë dorëheqje.
“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë me vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyer mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.
Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, ka shkruar Haradinaj.