• Kontakt
Thursday, June 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse ndërkombëtarët po bëhen joseriozë duke mbështetur Ramën…

12:16 : 20/07/2019
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Mark Marku

Nëse dikush ka pasur ndonjë iluzion sado të vogël se Rama dhe Rilindja e tij mund dhe donin të bënin një reformim të vërtetë të drejtësisë shqiptare, besoj dje ka hequr dorë përfundimisht.

Ajo që ka ndodhur dje në Gjykatën e Durrësit me vendimin e gjykatësit të kësaj Gjykate, Shpëtim Reka, i cili hodhi poshtë me një vendim të rrufeshëm, një vendim të marrë vetëm një ditë më parë nga një kolege e tij e po së njëjtës Gjykatë, e cila kishte shpallur paligjshmërinë e zgjedhjes së kandidates për kryetare bashkie të Durrësit, znj. Valbona Sako, na ka dhënë përfytyrimin më të qartë sesi do të jetë sistemi i drejtësisë i reformuar nga Rama.

Edhe injoranti më i rëndomtë në çështjet e drejtësisë e kupton se ajo që ka ndodhur dje është një skandal i paimagjinueshëm: e njëjta çështje, pasi është dhënë një vendim i Gjykatës, gjykohet po në të njëjtën Gjykatë dhe rrëzohet me një vendim të po kësaj Gjykate. Kushdo e di se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë mund të apelohet dhe gjykohet në Gjykatën e Shkallës së Dytë dhe më pas në atë të Shkallës së Tretë.

Në jurisprudencë, ky parim njihet si parimi i “gjësë së gjykuar” ose “Res Judicata”, parim i cili është a-ja i çdo sistemi juridik dhe, me siguri, ai kryetar gjykate dhe ai gjykatës që e krijoi këtë rast, do të hyjnë në manualet e marrëzisë botërore në fushën juridike. Me siguri, gjykatësit që e krijuan këtë rast e dinë fare mirë këtë.

Lexo edhe:

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

Horoskopi ditor, 13 Qershor 2025

Problemi është se ata, duke e ditur, e kanë bërë. Dhe e kanë bërë pikërisht me një urdhër politik. Urdhrin e dha dy ditë më parë Taulant Balla, para gjithë opinionit publik shqiptar dhe urdhri ishte ky: “Vendimi i Gjykatës së Durrësit është nul”.

Dhe Gjykata dhe gjykatësi në fjalë (nuk e di nëse quhen më Gjykatë dhe gjykatës pas kësaj që kanë bërë), e zbatuan pikë për pikë. E bërë kështu, në mënyrë të trashë dhe brutale, kjo gjë e ka një të mirë: na tregon se çfarë nënkupton Rama me Reformë në Drejtësi. Mund të ishte bërë pak më i rafinuar ky asgjësim i drejtësisë, p.sh., çështja mund të ishte ankimuar në Gjykatën e Apelit dhe urdhri politik të ishte zbatuar aty.

Por, jo! Rama e bëri aty sepse donte të tregonte pikërisht këtë: kontrollin e plotë të sistemit të drejtësisë nga vetë Fyhreri. Nuk e di si do të reagojë pas kësaj Ambasada e SHBA-së, e BE-së, organizatat ndërkombëtare, të cilat janë investuar shumë dhe me të drejtë në reformimin e sistemit të drejtësisë. Sepse, me këtë rast, është goditur në thelb edhe ideja e drejtësisë dhe është shuar çdo shpresë për një reformim të saj.

Pas kësaj është bërë e qartë, fare e qartë, se qëllimet e faktorit ndërkombëtar dhe qëllimet e Edi Ramës janë krejt të përkundërta: ata duan një sistem gjyqësor të pavarur, të pakorruptuar dhe të pakontrolluar nga politikanët dhe qeveria, përkundrazi që t’i kontrollojnë e ndëshkojnë këta të fundit, ndërkohë që Edi Rama kërkon një sistem gjyqësor që të mbulojë skandalet qeveritare, një sistem gjyqësor të shndërruar në një organizatë bazë të PS-së.

Një gjë e tillë u bë e qartë edhe nga procesi përzgjedhës i 22 kandidaturave për SPAK-un, organizuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili, pa iu dridhur syri, përzgjodhi 15 kandidatë, pjesa më e madhe prokurorë që kanë zvarritur pa fund procesin hetimor të dosjeve më të përfolura të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe ku janë përfshirë figurat më të larta të maxhorancës.

Nuk e di nëse reagim i faktorit ndërkombëtar do të sillte ndonjë të mirë në funksion të drejtësisë, por të paktën të shpëtojnë prestigjin e tyre dhe të lirohen nga një paradoks që po i bën krejt joseriozë: qeveria më e korruptuar e historisë së Shqipërisë nuk mund të bëjë Reformën në Drejtësi dhe nuk ka më kuptim të na thonë se nga një anë duan një drejtësi të pavarur dhe nga ana tjetër të mbështesin qeverinë më të korruptuar të Europës dhe Kryeministrin e saj.

Pjesa tjetër u mbetet shqiptarëve. Dhe besoj pas këtij vendimi vështirë të gjendet më një njeri me mendjen esëll, që të besojë te drejtësia shqiptare dhe reformimi i saj prej Edi Ramës. Me këtë vendim, Rama, ashtu siç ka bërë nul gjithçka në këto gjashtë vjet, bëri nul edhe Reformën në Drejtësi.

Lajme të lidhura

SHENDETI

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

22:56 : 12/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 13 Qershor 2025

22:53 : 12/06/2025
AKTUALITET

E rëndë/ U rrëzua në banesë, humb jetën 43-vjeçari në Pogradec

22:45 : 12/06/2025
SPORT

Sportingu i Lisbonës refuzon ofertën e Arsenalit për Viktor Gyokeres

22:42 : 12/06/2025
AKTUALITET

Benet Beci nën hetim/ Bardhi: Fshehja e informacionit, kompromenton rëndë SPAK-un

22:41 : 12/06/2025
AKTUALITET

Një viktimë dhe 3 të plagosur/ Identifikohen personat e përfshirë në aksidentin në Milot-Thumanë

22:37 : 12/06/2025
Para

Banda e gangsterrëve kërkon të asgjesojë vetëdijen tonë/ Apeli i fortë i ish-Presidentit

TË GJITHA

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

22:56 : 12/06/2025

Horoskopi ditor, 13 Qershor 2025

22:53 : 12/06/2025

E rëndë/ U rrëzua në banesë, humb jetën 43-vjeçari në Pogradec

22:45 : 12/06/2025

Sportingu i Lisbonës refuzon ofertën e Arsenalit për Viktor Gyokeres

22:42 : 12/06/2025

Benet Beci nën hetim/ Bardhi: Fshehja e informacionit, kompromenton rëndë SPAK-un

22:41 : 12/06/2025

Një viktimë dhe 3 të plagosur/ Identifikohen personat e përfshirë në aksidentin në Milot-Thumanë

22:37 : 12/06/2025

Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK 3 javë para zgjedhjeve (DOKUMENTI)

22:28 : 12/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com