• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyshimet/ Gjykata Kushtetuese do të mbushet me “shoqëri civile” (Magjistratët e larguar)

17:49 : 19/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Gjatë ditëve të fundit, Komisioni i Vetingut ka shkarkuar, në mënyrë simultane, dy gjyqtarë, kandidatë për në Kushtetuese, duke e rrudhur ndjeshëm numrin e magjistratëve që kandidojnë për gjykatën më të lartë të vendit.

Gjykata Kushtetuese, e cila prej më shumë se një viti është inekzistente, pritet të mbushet me anëtarë të Shoqërisë Civile, ndërkohë që në garë kanë mbetur vetëm tre magjistratë (2 gjyqtarë dhe 1 prokuror).

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), struktura përgjegjëse për verifikimin e kandidaturave për në Kushtetuese, ka administruar mbi 40 aplikime për të gjithë vendet vakante të asaj Gjykate.

Kushtetuta parashikon se Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë.

Lexo edhe:

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

Horoskopi, e premte, 4 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Në zbatim të këtij detyrimi, tre institucionet kanë shpallur gjatë muajve të fundit thirrjet për kandidimin për në Gjykatë Kushtetuese.

Deri në Prill të vitit 2019, kohë kur Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nisi procedurat verifikuese për kandidatët, kishin kandiduar 10 gjyqtarë e prokurorë, si edhe mbi 30 juristë, avokatë e përfaqësues të Shoqërisë Civile, të cilët plotësojnë kriteret formale ligjore për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Nga totali i aplikimeve, 9 prej tyre ishin gjyqtarë dhe 1 prokuror, të gjithë të emërtuar me termin “magjistratë” sipas ligjit.

Por, nga kjo listë, aktualisht në garë kanë mbetur vetëm dy magjistratë, ndërkohë që të tjerët, për arsye Vetingu apo personale, nuk janë pjesë e kandidimit zyrtar për në Gjykatën Kushtetuese.

“Boldnews.al” ka renditur emrat e gjyqtarëve që kandiduan për në Kushtetuese dhe që tashmë janë jashtë garës, duke krijuar dyshime mbi një “proces” që synon të mbushë Gjykatën me kandidatura të ‘Shoqërisë Civile”, një pjesë e të cilëve me lidhje të dukshme me Partinë Socialiste në pushtet.

Kandidaturat nga Gjykata e Lartë
Në 16 janar 2017, Gjykata e Lartë shpalli vakancat për 3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që përzgjidhen prej saj. Pas kësaj thirrjeje, kandiduan gjyqtarët: Ardian Dvorani dhe Medi Bici nga Gjykata e Lartë, si edhe Luan Hasneziri, nga gjykata për Krime të Rënda.

Aktualisht, asnjë prej tre emrave nuk është më në garë;
1. Ardian Dvorani, anëtar i Gjykatës së Lartë, me mandat të përfunduar prej 5 vitesh dhe njëkohësisht kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dha dorëheqjen nga gara për në Kushtetuese.

2. Gjyqtari i Lartë, Medi Bici, u largua nga gara për në Gjykatën Kushtetuese, pasi u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

3. Luan Hasneziri, gjyqtar i Krimeve të Rënda, u shkarkua pak javë më parë nga Komisioni i Vetingut.

Aktualisht, Gjykata e Lartë ka vetëm një aplikim për në Gjykatën e Kushtetuese, një jurist jo-magjistrat, i cili ka aplikuar në një thirrje të dytë për vendet vakante.

Kandidaturat nga Presidenca
Në 4 thirrje të ndryshme nga Presidenti për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, vetëm në shpalljen e datës 7 Shkurt 2018 kanë kandiduar “magjistratë”. Në atë listë ishin 4 gjyqtarë dhe një prokuror. Prej tyre, kanë mbetur në garë vetëm 3 magjistratë. Konkretisht:

1. Besnik Muçi, prokuror tek Krimet e Rënda, vijon të jetë në garë. Ai ka konkuruar gjithashtu edhe për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Hetimore dhe emri i tij është në listën e 15 kandidatëve të përzgjedhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të vijuar procedurat për në SPAK.

Ndërkohë, Besnik Muçi është në pritje të shqyrtimit të rastit të tij në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi Komisioneri Publik ankimoi vendimin e konfirmimit të tij në detyrë nga shkalla e parë e Vetingut.

2. Ilir Mustafaj, gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, doli jashtë garës për në Gjykatën Kushtetuese, pasi u shkarkua nga Komisioni i Vetingut në seancën e së Enjtes së kësaj jave

3. Luan Dervishi, gjyqtar në Apelin e Shkodrës, doli gjithashtu jashtë garës për në Kushtetuese, pasi u shkarkua pak javë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vetingut)

4. Regleta Panajoti, gjyqtare në Tiranë, vijon garën për në Gjykatën Kushtetuese. Ajo u konfirmua në detyrë nga KPK javën e kaluar, por vendimi i trupës së Vetingut ende nuk është zbardhur.

5. Rexhep Bekteshi, gjyqtar në Gjykatën e Durrësit, është i vetmi kandidat për në Gjykatën Kushtetuese, i cili është konfirmuar me vendim të formës së prerë nga strukturat e Vetingut. Ai mori dritën jeshile nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërkohë që Komisioneri Publik nuk ushtroi mundësinë e ankimit.

Kandidaturat nga Kuvendi
Kuvendi ka shpallur 4 herë thirrjen për aplikime për vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Nga këto thirrje, vetëm në shpalljen e datës 12 Shkurt 2018 kanë aplikuar 2 magjistratë (gjyqtarë), të dy jashtë gare aktualisht. Konkretisht, kandidatët ishin:

1. Anila Kristani (Guri), gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, e cila u shkarkua këtë të Premte nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vetingut)

2. Shpresa Beçaj, ish-kryetare e Gjykatës së Lartë, e cila dha dorëheqjen nga kandidimi për në Gjykatën Kushtetuese, pasi, gjatë periudhës së pritjes së procedurave, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

23:30 : 03/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 4 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/07/2025
AKTUALITET

Mbyllen mbi 500 biznese në dy vite në Korçë

22:56 : 03/07/2025
SHENDETI

Më të mira kundër fryrjes së stomakut, zbuloni 6 ushqimet më të mira për të lehtësuar shqetësimet

22:51 : 03/07/2025
SPORT

Presidenti i Lille e konfirmon zyrtarisht: Zhegrova ka kërkuar largimin!

22:47 : 03/07/2025
AKTUALITET

“Spiropali theu rekord”/ Krasniqi: E vetmja në Europë që përjashtoi 60 deputetë në një ditë

22:43 : 03/07/2025
Para

Vendimi i plotë/ Zgjedhjet e Durrësit, gjyqtari Reka e ktheu gjykatën në “noteri” të KQZ

TË GJITHA

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

23:30 : 03/07/2025

Horoskopi, e premte, 4 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/07/2025

Mbyllen mbi 500 biznese në dy vite në Korçë

22:56 : 03/07/2025

Më të mira kundër fryrjes së stomakut, zbuloni 6 ushqimet më të mira për të lehtësuar shqetësimet

22:51 : 03/07/2025

Presidenti i Lille e konfirmon zyrtarisht: Zhegrova ka kërkuar largimin!

22:47 : 03/07/2025

“Spiropali theu rekord”/ Krasniqi: E vetmja në Europë që përjashtoi 60 deputetë në një ditë

22:43 : 03/07/2025

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

22:38 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com