• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Parajsa e Shqipërisë socialiste’/ Skamja e viteve ’90 në foto

14:12 : 18/07/2019
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Dashnor Kaloçi

Pamje nga një dasmë në një mensë punëtorësh apo magazinë tregtie me arka e kuti boshe e improvizuar si lokal, ku duket nusja me fustan të bardhë që rri e menduar e dhëndrri me flokë të gjata që nuk e ka fare mëndjen te ajo…, por nga jati që ka në krah dhe me kasketën që ende nuk e ka hequr nga koka, ku të dy vështrojnë tej sallës së atij lokali, ndoshta në pritje të ardhjes së krushqve, të cilëve u janë lënë vëndet bosh në tryezën e tyre e mbushur me “gjithë të mirat”, ku duken dy tre karrige të vjetra dhe një stol i improvizuar ku pritet të ulen prindërit e nuses.

Anash tyre dy tre karrike pa mbështetësen e shpinës ku kanë qenë të ulur njerzit e afërm të dhëndrrit të cilët ndoshta kanë dalë për të pritur krushqit, ndërsa pas shpinës së tyre muri i krisur dhe suvaja që duket se do t’ju bjeri nga çasti në çast nuses dhe dhëndërrit që se kanë mëndjen fare aty.

Më tej, tek dritaret me xhama të mëdha të lokalit, disa kalimtarë me ombrella të hapura për t’u mbrojtur nga shiu, duket se e kanë përqëndruar vështrimin e tyre tek pjatat që janë mbi tryezë dhe aspak te çifti i ri që kanë dhe ditën më të bukur të jetës së tyre…?! Jashtë lokalit, ngjitur me dritaren prej kanatash dërrase me xhama të mëdhenj, qëndrojnë dy fëmijë të komunitetit egjiptian që janë bërë ujë nga shiu dhe njëri prej tyre ka vënë një qese plasmasi në kokë.

Më tej atij lokali, përballë tavolinës kryesore të nuses dhe dhëndrit, nën ritmin e muzikës që vjen nga orkestra me një xhez, dy çifte të reja dasmorësh të veshur me “rroba të jashtme”, (dy djemtë me flokët model bisht-pëllumbi dhe pantallonat kauboj), duket se vallzojnë të lumtur për qejfin e tyre nën vështrimin e disa fëmijve kureshtarë që kanë hyrë deri tek dera e hapur e sallës së lokalit, ku njera kanatë është e gjitha me kombesatë.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e hënë 30 Qershor 2025

Zjarr në zonën e Malit me Gropa, digjet një sipërfaqe e madhe me pemë ahu

Një dyqan buke me banak prej druri të veshur me llamarinë që është prishur nga përdorimi i thikave që presin bukën dhe me rafte boshe të mbyllura ku shkruhet “Pastërtia është kulturë”, shitësja e veshur me bluzë të bardhë mban duart mbi një gjysëm dhe çerek buke e një panine, ndërsa ka hedhur vështrimin nga përtej xhamave të dyqanit, ku duket se presin shumë blerës dhe ajo nuk di se kujt t’i jape më pare dhe ça të bëj me to….?!

Një dyqan bulmeti me një peshore të prodhimit polak të para Luftës së Dytë Botëror ku në rafte duken vetëm kavanoza reçeli a komposto, shistja ka nxjerrë fletoren dhe me laps në dorë shikon të vejë një rreth mbi emrat e dy blersëve të veshura bukur që presin të marrin me tollon racionin e tyre mujor të djathit, ndërsa në banak më tej, dy tre blerës të tjerë kanë hedhur vështrimin nga shitësja, me shpresë se mund të blejnë diçka….?!

Një autobus çek, (prodhim i viteve ’50-të) i linjave ndërqytetëse ka ndaluar në stacion dhe udhëtarë të shumtë presin që shoferi të hapë derën e autobuzit për të zënë vëndet e tyre kush e kush më parë. Një gjysëm kisoke e improvizuar me skelete metalike dhe pa tavan, ku disa blerës që shtyjnë njëri tjetrin dhe me kartmonedha në duar që i kanë futur brendas sportelit të vogël, presin me padurim për të blerë paketa cigare të markës “Partizani” dhe ndonjë shkrepse të cilat shitësi i ka vënë mbi banak.

Monumenti madhështor prej bronxi i “shokut Enver” në qëndër të Tiranës në sheshin “Skënderbej” (ku disa kalimtarë të rastit duket se nxitojnë për në punë), vezullon nga rrezet e diellit që sapo kanë dalë mbi malin e Dajtit dhe i kanë rënë atij në pamjen ballore, kanë ndriçuar dhe godinën e Bankës së Shtetit ku mbi taracën e saj në formë gjysëm rrethore me shkronja të mëdha me drita lexohet parrulla e madhe, “Lart frymën revolucionare”. Një karrocë me dy kuaj të lodhur që kanë ndalur në mes të rrugës automobilistike dhe nuk lëvizin më pasi duket se nuk kanë fuqi të tërheqin nga pasha e madhe e karrocës ku mbi “bordin” e saj kanë hipur mbi dhjetë veta qw kthehen nga puna sfilitëse e kooperativës bujqësore.

Këto janë ato pamje dhe imazhe tejet të zymta e dëshpëruese çka paraqesin vetëm disa prej një grupi të madh fotosh të rralla të shkrepura në fundin e viteve ’80-të në qytetet kryesore të Shqipërisë komuniste, si Tirana, Durrësi etj, të cilat nuk kanë nevojë për komentet e mësipërme të sforcuara, pasi ato flasin vetë më shumë. Nuk dihet me saktësi se kush është autori apo autorët e këtyre fotove që po i paraqesim për lexuesin ekskluzivisht për gazetën TemA, ndoshta mjeshtrat e mëdhej të aparatit si Omeri, Xhufka, Kumi, apo më të rinjtë si Tasho, Babani, Rama etj, por mundet që ato të jenë bërë dhe nga ndonjë fotoreporter i huaj nga ata që mundën të penetronin në Shqipërinë komuniste në fundin e viteve ’80-të, duke na dhënë pamjet reale e pa retush ku e katandisi vëndin tonë udhëheqja e lartë e PPSH-së me në krye Enver Hoxhën dhe pasuesin e tij, Ramiz Alia./ Tema

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e hënë 30 Qershor 2025

22:56 : 29/06/2025
AKTUALITET

Zjarr në zonën e Malit me Gropa, digjet një sipërfaqe e madhe me pemë ahu

22:52 : 29/06/2025
AKTUALITET

Siguria në verë/ Softa: Në plazhe nuk ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri

22:40 : 29/06/2025
AKTUALITET

Varrezat e Elbasanit të mbuluar nga barishtet, Llatja i Elbasanit në “gjumë”

22:27 : 29/06/2025
AKTUALITET

Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë

22:08 : 29/06/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Durrës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

22:00 : 29/06/2025
Para

Padi penale ndaj komisionerëve dhe numëruesve të PS/ Akuza për fallsifikim dhe shpërdorim detyre

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 30 Qershor 2025

22:56 : 29/06/2025

Zjarr në zonën e Malit me Gropa, digjet një sipërfaqe e madhe me pemë ahu

22:52 : 29/06/2025

Siguria në verë/ Softa: Në plazhe nuk ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri

22:40 : 29/06/2025

Varrezat e Elbasanit të mbuluar nga barishtet, Llatja i Elbasanit në “gjumë”

22:27 : 29/06/2025

Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë

22:08 : 29/06/2025

Aksident i rëndë në Durrës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

22:00 : 29/06/2025

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com