• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rikthehet “Tojota Jaris”/ Grupit kriminal i sekuestrohen toka, prona dhe 72.000 €

15:38 : 17/07/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një sërë pasurish të paluajtshme dhe likuiditete janë sekuestruar me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Pronat, sipas policisë, i përkasin anëtarëve të një grupi kriminal dhe dyshohet se janë vënë përmes parave të përfituara nga aktivitete të jashtëligjshme.

Aksioni, sqarojnë burime zyrtare nga policia, është një vazhdim i operacionit të mëparshëm “BIZARK”, që çoi në sekuestrimin e rreth 3.4 mln euro të padeklaruara, që u gjetën në dy makina “Tojota Jaris” në portin e Durrësit, në Qershor 2018.

Pronat e sekuestruara
“Njësia Hetimore pranë Task-Forcës Speciale Qendrore, në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, zhvilloi fazën e dytë të operacionit policor ‘BIZARK’, për veprat penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’, në bashkëpunim dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’, faza e parë e të cilit është finalizuar në datën 24.06.2018. Në këtë kuadër u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, duke vënë nën sekuestro preventive disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve shqiptarë me iniciale: A. M., A. V., A. D., Gj. C. dhe K. M. 

Bazuar në Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, u vendosën nën sekuestro pasuritë:

– Shuma prej 72 000 € Eurosh në llogarinë e Shoqërisë me inicialet “TRC” sh.p.k, pranë një banke të nivelit të dytë;

Lexo edhe:

E ardhmja e Ardian Ismajlit, mbrojtësi mund t’i bashkohet lojtarit tjetër të Kombëtares

Aksidentoi për vdekje një person dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 35-vjeçari

– Ranishte me sipërfaqe 11 167 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

– Ranishte me sipërfaqe 140 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

– Toke Arë me sipërfaqe 873 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

– Truall me sipërfaqe 404,5 m2 + godinë banimi 2 katëshe, sipërfaqe banimi kati përdhe 147,6 m2, sipërfaqe verandë + shkallë 10,9 m2 + sipërfaqe banimi kati i parë 158,5 m2, e ndodhur në Njësinë Bashkiake Nr.11 Tiranë”, njoftoi Policia.

“Vazhdojnë veprimet procedurale në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, për kalimin në administrim nga shteti të të gjitha këtyre pasurive”, shtuan të njëjtat burime.

Tojotat me 3.4 mln euro 
Agim Çeka, 61 vjeç, Edi Lika (Cani), 41 vjeç dhe i biri, Klevi Lika (Cani), 21 vjeç, si dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç, janë arrestuar dhe lënë në arrest me burg nga gjykata. lidhur me 3.4 mln eurot e sekuestruara. Në kërkim janë dy kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi, 33 e 38 vjeç. Sipas hetuesve, shuma e parave do të shkonte pikërisht te ata.

Sipas Prokurorisë, secili prej tyre ka rolin e vet specifik në këtë grup kriminal. Elvis Vladi ka gjetur mjetet me qëllim transportin e parave, Lika dhe Cani siguruan transportin e mjeteve, Alfred Vladi do priste mjetet kur të vinin në port, nderkohë që Mollaymeri do zhdoganonte mjetet.

Grupi dyshohet se ka bërë edhe dy rrugë të tjera më parë dhe ka dyshime se në dy rrugët e mëparshme kanë kaluar para.

Administratori i kompanisë që i solli makinat, Edi Lika ka deklaruar se makinat i kishte porositur Alfred Vladi, që ka një biznes në Laprakë. Ai ka treguar edhe se ku janë ngarkuar.

“7 makinat ‘Toyota’ janë ngarkuar në Bruksel, Alfa Romeo në Liezh dhe Opeli në Ashen në Gjermani. Makinat i kishte porositur Alfred Vladi, që ka një biznes në Laprakë”, ka thënë Edi Lika.

Në dëshminë e zbardhur, Agim Ceka shprehet se prej një muaji punonte si shofer te kompania e administruar nga Edi Lika, ndërsa ka bërë tre rrugë në Belgjikë.

“Në datë 12.06.2018 më mori në telefon Edi Lika dhe më tha të merrja kamionin, pasi do të shkojmë për të marrë disa makina në Belgjikë. Në datë 13 qershor jemi nisur nga Tirana dhe kemi kaluar nga Hani i Hotit, duke kaluar nga Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania dhe me destinacion Belgjikën në Sherlo kemi mbërritur në 16 qershor, ku kishim qenë edhe më parë. Elvis Vladi ngarkoi makinat Toyota. Në kthim na mori në telefon Edi Lika, që tha se nuk duhet të kalonin nga Ancona, por nga Bari. Personi që priste makinat në Durrës e ka emrin Fredi (Alfred Vladi), djali i xhaxhait të Elvisit”, është shprehur Agim Ceka.

Ndërsa Alban Mollaymeri ka deklaruar se makinat i gjenin në internet dhe Alfredi i porosiste jashtë Shqipërisë. Mollaymeri është shprehur gjithashtu se ka një aktivitet privat, servis makinash.

Mollaymeri thotë se ka telefonuar Alfred Vladin kur u bllokuan makinat në port. Për të katër të arrestuarit prokuroria kërkon arrest me burg për akuzat e pastrimit të parave dhe grupit të strukturuar kriminal.

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim ndërkombëtar dy kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi. Ata kishin kontraktuar një firmë private për të transportuar 9 automjete nga Belgjika, në dy nga të cilat ishin fshehur 3.4 milionë eurot e sekuestruara në Portin e Durrësit. /BN/

Lajme të lidhura

SPORT

E ardhmja e Ardian Ismajlit, mbrojtësi mund t’i bashkohet lojtarit tjetër të Kombëtares

14:00 : 15/06/2025
AKTUALITET

Aksidentoi për vdekje një person dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 35-vjeçari

13:47 : 15/06/2025
AKTUALITET

SPAK po heton Maznikun/ Iu kontrollua banesa para zgjedhjeve, në fokus restoranti dhe tenderat

13:37 : 15/06/2025
AKTUALITET

Samiti i SEECP, ja rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë

13:21 : 15/06/2025
Lajmet e Dites

Arrihet marrëveshja, Gennaro Gattuso trajneri i ri i Italisë

13:15 : 15/06/2025
BOTA

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani pranon vrasjen e 7 komandantëve të tjerë të lartë

12:56 : 15/06/2025
Para

“Shtëpia e Enverit vend pelegrinazhi”/ Ish-deputeti: Mos thoni pastaj që jeni në demokraci

TË GJITHA

E ardhmja e Ardian Ismajlit, mbrojtësi mund t’i bashkohet lojtarit tjetër të Kombëtares

14:00 : 15/06/2025

Aksidentoi për vdekje një person dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 35-vjeçari

13:47 : 15/06/2025

SPAK po heton Maznikun/ Iu kontrollua banesa para zgjedhjeve, në fokus restoranti dhe tenderat

13:37 : 15/06/2025

Samiti i SEECP, ja rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë

13:21 : 15/06/2025

Arrihet marrëveshja, Gennaro Gattuso trajneri i ri i Italisë

13:15 : 15/06/2025

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani pranon vrasjen e 7 komandantëve të tjerë të lartë

12:56 : 15/06/2025

Ekonomia e krimit

12:43 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com