• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Akademia e Shkencave institucion monist”/ Artan Fuga: I kanë bërë Presidentit presion me SMS

22:43 : 13/07/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar pas deklaratës së Akademisë Shkencave të cilët e quanin pavlefshmëri absolute si akt i dalë në kundërshtim flagrant me ligjin dekretin e presdintit Meta për refuzimin e Skënder Gjinushit në krye të këtij institucioni dhe njoftonin për një mbledhje të jashtëzakonshme.

Në një postim në Facebook, Fuga shkuan se kjo mbledhje është një presion për Presidentin Ilir Meta.

“Mblidhen të shtunën për t’u kundërvenë kompetencave të Presidentit të Republikës, i paskan bërë edhe presione me sms e me të tjera atij, a thua se zgjedhja e kryetarit të akademisë së shkencave paska ndonjë rëndësi dhe axhale a thua se bëhet fjalë për kryetarin e OKB, a kryetarin e kryqit të Kuq Ndërkombëtar, a për kryetarin e komisionit të Bashkimit Europian! A thua u dogj Shqipëria për kryetarë akademie ku pak njerëz vijnë vërdallë duke harxhuar paranë publike pa bërë gjë, dhe përjashtuar akademikët nga vendi-marrja! “ – shkruan Fuga

Lexoni postimi e plotë:

Lexo edhe:

Pse ka dallime në fillimin e pushimeve në Gjermani?

Këmbimi valutor 22 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

U dogj akademia e shkencave për kryetarë!!!

———————————–
Akademia e Shkencave – institucion monist, votime të paligjshme, censurues – nuk pranon reformim !

Presidenti i Republikës z. Ilir Meta, duke mos e njohur si të ligjshme me dekretin e 12 korrikut 2019 zgjedhjen e kryetarit të akademisë së shkencave na jep ne akademikëve mundësinë të kthehemi në shinat e respektimit të ligjit!

Pa dyshim zgjedhjet atje, sikurse kam thënë prej javësh, janë krejtësisht, qartësisht, plotësisht në kundërshtim me ligjin, pikërisht me nenin 6/1 të tij ku krejt hapur dhe prerë theksohet se një kryetar partie jo kryetar i akademisë së shkencave nuk mund të zgjidhet, por as mund të kandidojë, madje as mund të jetë antar i akademisë së shkencave!

Theksoj se këtë ligj në fuqi nuk e ka bërë zoti Ilir Meta, ai vetëm është i detyruar t’a zbatojë sepse përndryshe i duhet të japi ai llogari para ligjit, sikurse u duhet akademikëve të japin llogari para ligjit për shkeljet e shumta dhe të rënda të tij!

Në vend që Akademia e Shkencave të hartojë një platformë reformimi të saj, vëmendjen e ka kush do të kapi postet drejtuese, të njejtët prej dekadash, me rroga të majme dhe me mbipagesa, për një punë krejt të padobishme shoqërisht.

Në vend të hartojë statutet dhe rregulloret e rinovimit të funksionimit të saj bën zgjedhje arkaike dhe në kundërshtim me ligjet.

Në vend t’u hapi rrugëve profesorëve dhe akademikëve të rinj për drejtimin e saj, mbetet te të njejtët njerëz, a thua se u dogj Shqipëria për studjues dhe kërkues shkencorë me frymë të re!

Në vend të bëjë një reformë të pastruar nga interesat egoiste personale, të njetët njerëz që gjoja reformojnë rrëmbejnë edhe postet drejtues me rroga të majme dhe pa kandidatura rivale, me zgjedhje moniste, dhe dikatoriale!

Njerëzit kanë ndruajtje të kandidojnë!

Në vend të demokratizojnë institucionin, të njejtët njerëz janë edhe në kryesi, edhe në krye të administratës, po ata bëjnë tendera, po ata janë në komisionin e botimeve, shpesh edhe autorë, po ata i kanë të gjitha pushtetet.

Pse? E kupton njeri përse ndodh kështu?

Mblidhen të shtunën për t’u kundërvenë kompetencave të Presidentit të Republikës, i paskan bërë edhe presione me sms e me të tjera atij, a thua se zgjedhja e kryetarit të akademisë së shkencave paska ndonjë rëndësi dhe axhale a thua se bëhet fjalë për kryetarin e OKB, a kryetarin e kryqit të Kuq Ndërkombëtar, a për kryetarin e komisionit të Bashkimit Europian! A thua u dogj Shqipëria për kryetarë akademie ku pak njerëz vijnë vërdallë duke harxhuar paranë publike pa bërë gjë, dhe përjashtuar akademikët nga vendi-marrja! !

Në vend të reflektojmë se ku dhe sa kemi shkelur me të dyja këmbët ligjet, me pasoja të rënda financiare dhe kemi abuzuar me paranë publike duke e keqadministruar atë, hidhemi përpjetë edhe kur zoti President na kthen në rrugën e ligjit dhe na jep mundësi të marrim frymë!

Se mos vetëm me zotin President dhe dekretin e tij ka probleme akademia e shkencave!!!

Prej kohësh ajo përpëlitet me atë që qeveria e kryeministrit z. Edi Rama i ka kërkuar rithemelim nëpërmjet reformimit. Edhe me të u zemëruan atëhere!
Edhe me ministrinë e arsimit u kërleshën saqë u pajtuan që projektligji t’i hiqej nga dora ekspertëve të saj dhe t’u kalohej “miqve” politikë për t’a kaluar në mënyrë antikushtetuese në Kuvend.
Para disaditësh edhe qeveria u a përplasi në fytyrë duke u thënë se projektligji që keni përgatitur është i paligjshëm!
Se mos vetëm me qeverinë dhe Presidentin! Shihni qendrimet e rektorëve në komisionin e edukimit dhe medias sesi kritikojnë akademinë e shkencave sepse nuk është fare në udhën e duhur!
Se mos vetëm rektorët! Qendrimin e saj edhe kryetarja e komisionit të Kuvendit për edukimin zonja Dhimitri e ka bërë publik duke i quajtur zgjedhjet në Akademinë e Shkencave të paligjshme!
Se mos vetëm me pushtetin në fuqi, edhe me opozitën! A nuk deklaroi partia demokratike se votimet janë të paligjshme dhe se shkelësit e ligjit i pret drejtësia në mos sot nesër!!!

U vërtetua me dëshmi të plota në komisionin e edukimit që akademia e shkencave ka censuruar mendimin alternativ.

Dhe tani hidhen përpjetë dy a tri vetë që e quajnë veten këshill Ekzekutiv dhe ditën e shtunë i kërkojnë presidentit t’a rikonsiderojë dekretin e tij!!!

Juridikisht qesharake!
Kushtetueshmërisht qesharake!

Akademia e Shkencave është marrë peng!

Por, ditët në vazhdim do t’a rrëfejnë këtë djegshëm!

Lajme të lidhura

BOTA

Pse ka dallime në fillimin e pushimeve në Gjermani?

08:20 : 22/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 22 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:19 : 22/07/2025
AKTUALITET

Temperatura deri në 40°C, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:10 : 22/07/2025
AKTUALITET

Kamatvonesa/ Kokëfortësia e Ramës përballë Strasburgut do u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 mln euro

08:08 : 22/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Hakmarrje pas sherrit për pronën, hidhet në erë me tritol makina e një të shpalluri në kërkim

08:00 : 22/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 21/07/2025
Para

Kërkohen dy vajza të zhdukura, njëra 19 e tjetra 17 vjeçare

TË GJITHA

Pse ka dallime në fillimin e pushimeve në Gjermani?

08:20 : 22/07/2025

Këmbimi valutor 22 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:19 : 22/07/2025

Temperatura deri në 40°C, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:10 : 22/07/2025

Kamatvonesa/ Kokëfortësia e Ramës përballë Strasburgut do u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 mln euro

08:08 : 22/07/2025

EMRI/ Hakmarrje pas sherrit për pronën, hidhet në erë me tritol makina e një të shpalluri në kërkim

08:00 : 22/07/2025

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 21/07/2025

Edi Rama gjen një tjetër mënyrë për të paguar mikun e tij Tony Blair

23:01 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com