• Kontakt
Friday, June 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nën presionin e Vetingut/ Kompromiset e Zaganjorit në kurriz të drejtësisë

23:57 : 10/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldenws.al

Pak para se të përballej me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku po shqyrtohet mundësia e shkarkimit të tij nga detyra, kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, dha një deklaratë, e cila duket se i shkon në favor qeverisë së Edi Ramës.

I pyetur nga media për ngërçin e krijuar në Gjykatën e Lartë, për shkak të largimit dhe shkarkimit të pjesës më të madhe të anëtarëve, Zaganjori u shpreh se emërimi i katër anëtarëve jo magjistratë, do t’i jepte frymëmarrje kësaj gjykate, të paktën për çështjet emergjente.

“Në një farë kuptimi po, të paktën e bën të mundur të funksionojë gjykata.Ka çështje që trajtohen dhe me tre gjyqtarë, çështjet civile. Por të paktën çështjet urgjente mund të ezaurohen në Kolegj me tre gjyqtarë. Zgjedhja e anëtarëve të rinj i jep frymëmarrje gjykatës”, u shpreh Zaganjori.

Ky qëndrim i Zaganjorit bie ndesh me frymën e Kushtetutës, si edhe me kuadrin ligjor të Reformës në Drejtësi. Ligji themeltar i Republikës së Shqipërisë parashikon se “anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor”. Gjithashtu, Kushtetuta parashikon se Gjykata e Lartë përbëhet nga 19 anëtarë, nga të cilët 4 janë juristë jo-magjistratë, ndërsa 15 të tjerët janë gjyqtarë.

Lexo edhe:

Ilir Meta kërkon zbutjen e masës së sigurisë, SPAK zbulon episod të ri “korrupsioni”

Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, ndryshon menjëherë edhe në Shqipëri

Në fillim të kësaj jave, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) hapi garën, fillimisht për përzgjedhjen e 4 anëtarëve jo-magjistratë dhe më tej do të vijohet me kandidaturat nga gjyqësori.

Këshilli i Lartë Gjyqësor reagoi me nisjen e procedurave vetëm pasi u kritikua zyrtarisht nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili konstatoi se KLGJ është vonuar të paktën me 3 muaj për fillimin e procesit për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

Madje, Meta aludoi se vonesa e KLGJ-së në hapjen e garës për anëtarë të Gjykatës së Lartë fsheh pas saj qëllime politike, me shumë gjasë, në favor të maxhorancës.

Pas kritikave të Metës, KLGJ “reagoi”, duke hapur fillimisht procedurën për kandidatët jo-magjistratë. Nga mënyra se si janë kryer emërimet e zyrtarëve të rinj të drejtësisë deri më tani, duket qartë se personat e përzgjedhur janë lidhje familjare apo miqësore me eksponentë të rëndësishëm të socialistëve në pushtet.

Nisur nga kjo premisë, me shumë mundësi, edhe 4 anëtarët jo-magjistratë të Gjykatës së Lartë, do të jenë gjithashtu persona të “investuar” nga maxhoranca qeverisëse.

E, pikërisht në këtë fazë, ndërhyn edhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Ai shprehu dakordësinë e tij që Gjykata e Lartë të funksionojë edhe me anëtarë të “reduktuar”, me qëllim që institucioni të dalë nga situata e emergjencës.

Por, ky “sugjerim” i Zaganjorit shkon thuajse në të njëjtën linjë me interesat e qeverisë. Aktualisht, Gjykata e Lartë ka dy anëtarë- Xhezair Zaganjorin, si kryetar dhe Ardian Dvoranin, me mandat të përfunduar dhe i njohur për afërsinë e tij me Partinë Socialiste.

Nëse pranohet “sugjerimi” i Zaganjorit, për të rinisur funksionimi i Gjykatës së Lartë me anëtarët jo-magjistratë, ekziston mundësia e madhe që thuajse e gjithë trupa gjyqësore “e reduktuar” do të përbëhet nga të përzgjedhur të Partisë Socialiste.

Deklarata e Zaganjorit vjen në një moment shumë të vështirë të karrierës së tij në sistemin e drejtësisë. Në korrikun e vitit të kaluar ai u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).

Disa muaj më pas, Komisioneri Publik ankimoi vendimin e konfirmimit pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke kërkuar shkarkimin e Zaganjorit nga detyra. KPA ka nisur së fundmi procesin e gjykimit për kryetarin e Gjykatës së Lartë.

Nga praktika e deritanishme, Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk i ka hapur dritën jeshile asnjë subjekti. Me shumë mundësi, Zaganjori, i njohur me qëndrimet e deritanishme të KPA, po shpreson që qëndrimet “pro-qeveritare” t’i japin mundësi për të vijuar karrierën.

Neglizhenca e Këshillit të Lartë Gjyqësor për nisjen e procedurave për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë u ka dhënë hapësirë ekspertëve të EURALIUS që të japin një opinion “absurd”.

Në përgjigje të një kërkese të KLGJ-së, ekspertët e misionit të Bashkimit Europian, EURALIUS, sugjeruan që të krijohet një Gjykatë e Lartë e Përkohshme, duke ndjekur modelin e dështuar të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ilir Meta kërkon zbutjen e masës së sigurisë, SPAK zbulon episod të ri “korrupsioni”

10:55 : 20/06/2025
AKTUALITET

Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, ndryshon menjëherë edhe në Shqipëri

10:50 : 20/06/2025
AKTUALITET

Përplasje me armë zjarri mes shqiptarëve për larje hesapesh në Itali

10:49 : 20/06/2025
AKTUALITET

Zbulohen sera me kanabis në Kavajë, arrestohen 2 persona, 2 të tjerë në kërkim

10:18 : 20/06/2025
AKTUALITET

DETAJE/ Breshëri kallashnikovi në lokalin e ish-shoferit të Arjan Ndojit, shenjat e plumbave mbi xham (PAMJET)

10:14 : 20/06/2025
AKTUALITET

Dy qëndrimet e KPA për gjyqtarin Bevis Shehaj

10:12 : 20/06/2025
Para

Rama do plasë nga tejngopja me pushtet

TË GJITHA

Ilir Meta kërkon zbutjen e masës së sigurisë, SPAK zbulon episod të ri “korrupsioni”

10:55 : 20/06/2025

Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, ndryshon menjëherë edhe në Shqipëri

10:50 : 20/06/2025

Përplasje me armë zjarri mes shqiptarëve për larje hesapesh në Itali

10:49 : 20/06/2025

Zbulohen sera me kanabis në Kavajë, arrestohen 2 persona, 2 të tjerë në kërkim

10:18 : 20/06/2025

DETAJE/ Breshëri kallashnikovi në lokalin e ish-shoferit të Arjan Ndojit, shenjat e plumbave mbi xham (PAMJET)

10:14 : 20/06/2025

Dy qëndrimet e KPA për gjyqtarin Bevis Shehaj

10:12 : 20/06/2025

Ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

09:57 : 20/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com