• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

DOSIER/ Arrestimi i tretë i Dom Mikel Koliqit, se “po dëgjonte radio Romën”

09:37 : 06/07/2019
në NDRYSHE

Ishte 75 vjeç, jetonte i vetëm dhe në varfëri, në një kasolle në fshatin Gjazë të Lushnjes, atje ku regjimi e kishte dënuar me internim deri një natë prilli kur ai do të rikthehej në burg me akuzën absurde: “Po dëgjonte radio Romën…”

Kur Kristaq Pleqi shpërtheu derën e kalbur për të hyrë me furi brenda kasolles, radioja ishte e fikur. Kristaqi ishte operativi i fshatit Gjazë në Lushnje dhe atë ditë prilli të vitit 1977, kishte vendosur të ndërmerrte një operacion “blic” në kasollen e Dom Mikel Koliqit.

I pari veprim që bëri operativi Pleqi, ishte rrotuillimi i butonit të radios për ta ndezur e për të kuptuar se në cilin stacion kishte qenë radioja, kur po e dëgjonte dom Mikeli. Radioja e vogël e priftit kishte qenë në një stacion të ndaluar, te radio Roma. Kjo ishte prova me të cilën operativi Pleqi do ta arrestonte dom Mikel Koliqin, për të tretën herë.
Akuza është shënuar në një letër të shkruar me shkrim dore dhe është publikuar këto ditë, nga studiuesi Kastriot Dervishi. Me këtë akuzë, Dom Mikel Koliqi do të dënohej edhe nëntë vite të tjera, për t’i kaluar nëpër birucat e tmerrshme të burgjeve komuniste.

Akt i gjendjes në flagrancë

Lexo edhe:

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut/ AKUZAT

U hodh nga kati i 3-të se e bullizonin, mjekja psikiatre: Vajza thotë se do e bëjë përsëri

“Sot më dt. 6.4.1977 gjatë kontrollit që ju bë sendeve personale që ka në banesë i arrestuari Mikel Shani Koliqi, midis të tjerave te koka e krevatit ku ndodhet një raft me libra, u gjend edhe një radio dore e markës japoneze. Kur u mor radioja, në prezencë të të pranishmëve u hap çelësi i volumit, por pa u lëvizur burna ku ishte fiksuar stacioni dhe rezultoi se radioja ishte fiksuar te stacioni i Italisë, gjë që dëshmonte se më përpara se të arrestohet, Mikeli kishte dëgjuar emisionet e Radio Romës”, nënvizohet në shkresën e arrestimit të Dom Mikel Koliqit.

Dom Mikel Koliqi kishte tetë vite që jetonte në atë kasolle në fshatin Gjazë të Lushnjes. Ishte 75 vjeç, jetonte i vetëm dhe në varfëri i survejuar papushim nga Sigurimi i Shtetit. Ky ishte dënimi i tretë me burg për dom Mikel Koliqin. Për herë të parë, u burgos në vitin 1945-1946, më pas në vitet 1947-1950 dhe i treti dënim me burg, do të ishte dënimi me 9 vjet me akuzën që dëgjonte radio Romën. Përveç dënimeve me burg, Dom Mikel Koliqi kaloi 23 vjet nëpër internime në Shtyllas e Radostimë të Fierit, në Kuç të Vlorës, në Gradishtë dhe në Gjazë të Lushnjes.

Jetëshkrimi i Dom Mikel Koliqit

Mikel Koliqi lindi në Shkodër, më 29 shtator 1902. Mësimet e para i mori në vendlindje, në Kolegjin Ksaverian të drejtuar nga etërit jezuitë. Më pas, në kolegjin “Cesare Arici” në Breshia, për të vazhduar në kolegjin Vilorez në Monza më 1919, më 1924 u regjistrua në një shkollë teknike në Bari. Në vitin 1931, kreu studimet për teologji e filozofi në seminarin arqipeshkvnor në Milano. Më 30 maj të atij viti, u shugurua meshtar në Kishën e Jezuitëve të Shkodrës, nga arqipeshkvi Imzot Lazër Mjeda dhe u emërua famullitar në dioqezën e Shkodrës. Në vitin 1932, themeloi korin e Katedrales “Scuola Cantorum”. Kompozoi dhe realizoi në skenë tri melodrama të Dom Ndre Zadejës. Kompozoi edhe 30-40 pjesë të ndryshme korale.

Nga viti 1938 e deri më 1944, qe redaktor i së përkohshmes “Veprimi katolik shqiptar” dhe drejtor i “Kumona e së diellës”.

Më 26 nëntor 1994, u urdhërua kardinal xhakua i Kishës së të Tërshenjtëve në Via Appia Nuova pranë Romës dhe më pas u ngrit kardinal nga Papa Gjon Pali II, duke u bërë kështu i pari kardinal shqiptar. Ndërroi jetë më 28 janar 1997, u varros në kriptën e Katedrales së Shkodrës.

/Kujto.al – Arkiva online e viktimave të komunizmit/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut/ AKUZAT

18:31 : 04/10/2025
AKTUALITET

U hodh nga kati i 3-të se e bullizonin, mjekja psikiatre: Vajza thotë se do e bëjë përsëri

18:06 : 04/10/2025
AKTUALITET

I shembën shtëpinë në Theth me tritol, pronari: Më rrethuan sikur të kisha vrarë 30 vetë! Dëmi mbi 300 mijë euro

17:53 : 04/10/2025
AKTUALITET

Rrahën policin dhe thyen kamerat, dy të arrestuarit djemtë e Valbona Selimllarit

17:44 : 04/10/2025
RAJONI

Zjarri në diskotekën e Koçanit, miratohet aktakuza për 34 persona dhe 3 kompani

17:32 : 04/10/2025
AKTUALITET

Dhunuan policin, arrestohen dy të rinj në Tiranë. Thyejnë kamerat në dhomën e shoqërimit

17:17 : 04/10/2025
Para

NASA jep lajmin e frikshëm: Meterori pritet të përplaset me tokën

TË GJITHA

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut/ AKUZAT

18:31 : 04/10/2025

U hodh nga kati i 3-të se e bullizonin, mjekja psikiatre: Vajza thotë se do e bëjë përsëri

18:06 : 04/10/2025

I shembën shtëpinë në Theth me tritol, pronari: Më rrethuan sikur të kisha vrarë 30 vetë! Dëmi mbi 300 mijë euro

17:53 : 04/10/2025

Rrahën policin dhe thyen kamerat, dy të arrestuarit djemtë e Valbona Selimllarit

17:44 : 04/10/2025

Zjarri në diskotekën e Koçanit, miratohet aktakuza për 34 persona dhe 3 kompani

17:32 : 04/10/2025

Dhunuan policin, arrestohen dy të rinj në Tiranë. Thyejnë kamerat në dhomën e shoqërimit

17:17 : 04/10/2025

Shembja e banesave/ Kush është shefi që do të “ëmbëlsohej” me 50 mijë euro në Kombinat

17:09 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com