Gazetari dhe aktivisti i njohur, Aulon Kalaja, e ka cilësuar qesharake dhe politike deklaratën e bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në votimet moniste të 30 qershorit, ku deklaroi se deri në orën 11”00 kishin marrë pjesë në votime 12 përqind e qytetarëve.
Sipas Kalasë të bësh një deklaratë të tillë ose duhet të jesh KQZ e Koresë së Veriut, ose je forcë politike.
Sipas tij institucioni i KQZ-së ka bërë performancën më të dobët në të gjitha zgjedhjet gjatë gjithë këtyre viteve komuniste.
‘Eh t’a lumsha moj KQZ!
Te thuash qe deri ne oren 11:00 kane votuar 12% e shqiptareve, ose duhet te jesh shteti me optimist, ose duhet te jesh Koreja e Veriut qe voton nen presion dhe tyten e armes! Nje deklarate te tille mund t’a beje nje parti politike me qellim nxitjen e njerezve per te shkuar dhe per te votiar, por kurresesi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve qe eshte aty per te treguar te verteten ne kohe reale te perqindjes se votuesve.
Kjo ka qene KQZ me e dobet e te gjithe kohrave. Ky fakt u evidentiar edhe ne raportin paraprak te “OSBE-OHDIR”, theksoi Kalaja.












