Një i paraburgosur në Burgun e Shënkollit i ka vënë flakën qelisë ku qëndronte, rreth orës 2 të mëngjesit.
Raportohet se ndërhyra e gardianeve të burgut ka parandaluar përkeqësimin e situatës. I dëmtuari ka marre disa lëndime në trup, nga flaket e zjarrit, ndërsa ka marre mjekimin e nevojshëm brenda ambienteve të burgut. Burime bëjnë me dije se Artur Ferketa është personi i cili i vuri flakën dhomës së qelisë.
Ferketa ishte i paraburgosur që prej vitit 2015. Ai është arrestuar në 6 maj të vitin 2015 pasi është kapur duke vjedhur një biçikletë, në lagjen “3 Heronjtë” të qytetit të Shkodrës e që prej atëherë ka mbetur në qeli.
Qëndrimi në qeli për një kohë kaq të gjatë për vjedhjen e një biçiklete, ka bërë që ai të ndërmarrë aktin dramatik.