• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPK shkarkon kryetaren e Gjykatës…

10:07 : 04/07/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Kryetarja e Gjykatës Administrative të Shkodrës, Valbona Durraj (Seknaj) u shkarkua nga detyra pas vendimit të KPK-së.

Vendimi u bë publik sot, 24 orë pasi gjyqtarja u përball me procesin e vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese e KPK përbëhej nga Xhensila Pine kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Olsi Komici anëtar.

Ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme gjatë seancës dëgjimore, Marie Tuma.

Gjyqtarja Valbona Durraj u shpreh se nuk ishte dakort me vendimin e Komisionit për të përfunduar rivlerësimin e saj vetëm për kriterin e pasurisë dhe i kërkoi trupës gjykuese që të rihapte hetimin edhe për dy kriteret e tjera.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

“Jam gjyqtare administrative dhe jam me medalje të artë. Kërkesa ime është për riçeljen e hetimeve edhe për kriterin e pasurisë dhe profesionalizimin”, deklaroi Durraj.

Valbona Durraj e ka nisur karrierën në sistemin shqiptar të drejtësisë në vitin 1998. Për më shumë se një dekadë, ajo ka punuar në gjykatën e shkallës së parë të shkodrës, ndërkohë që në vitin 2013 ajo u dekretua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkodrës.

Relatorja Suela Zhegu pohoi se sipas raportit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, gjyqtarja Durraj kishte kryer deklarim të pasaktë të pasurive, nuk kishte pasur burime të ligjshme për krijimin e tyre, kishte kryer deklarim të rremë dhe fshehje, ndërsa nuk gjendej në kushtet e konfliktit të interesit.

Zhegu tha se Komisioni ka kryer hetim administrativ të pavarur për deklarimet e pasurive nga ana e kreut të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, Valbona Durraj, nga ka rezultuar se kjo e fundit nuk i ka pasqyruar burimet e krijimit të pronave që zotëron.

Lidhur me një apartament me sipërfaqe 115 m2 në Tiranë, të porositur më 8 dhjetor të vitit 2004 në vlerën e 78 mijë eurove e të realizuar me akt shit-blerje në vitin 2013, relatorja Zhegu theksoi se subjekti nuk kishte deklaruar burimin e krijimit të shumës së sipërcituar.

Sipas Zhegut, gjyqtarja Durraj ka shpjeguar gjatë hetimit administrativ se burim krijimi për këtë pasuri kanë qenë të ardhurat e përfituara nga shitja e një apartamenti në vlerën 4.5 milionë lekë, të ardhura nga biznesi dhe pagat, qiraja e përfituar nga apartamenti në Tiranë në total në vlerën e 19 200 eurove dhe një hua në shumën 10 mijë euro e marrë nga vëllai i saj.

KPK ka gjetur se ekzistojnë dy kontrata për shitjen e një apartamentit, nga shtija e të cilit subjekti deklaron se ka përfituar 4.5 milion lekë dhe është përdorur si burim për blerjen e apartamentit në Tiranë me vlerë 78 mijë euro .

Sipas Komisionit, këto kontrata të nënshkruara në noterë të ndryshëm kanë vlera të ndryshme të çmimit të shitjes së apartamentit, një në vlerën 2 milionë lekë dhe tjetra në vlerën 4.5 milionë. Zhegu tha se subjekti e ka quajtur si një gabim material të noterit pasqyrimin e vlerës 2 milionë lekë në një prej kontratave noteriale dhe se sipas saj duhej të kishte qenë 1 milion lekë, pa dhënë detaje shtesë, shkruan BIRN.

Komisioni ngriti dyshime se akti i shitjes së apartamentit në vlerën 2 milionë lekë ka pasur si qëllim shmangien e pagesës së detyrimeve financiare dhe ka vlerësuar si burim të ligjshëm vetëm këtë shumë. Relatorja Suela Zhegu identifikoi edhe faktin se subjekti i ka paguar pas tetë vitesh detyrimet tatimore.

Lidhur me huanë e marrë prej vëllait, KPK ka konstatuar se edhe pse ai ka pasur aktivitet privat, nuk ka pasur të ardhura për ti dhënë të motrës shumën prej 10 mijë euro.

Komisioni konstatoi se gjyqtarja Valbona Durraj nuk ka pasur burime të ligjshme për blerjen e apartamentit 115 m2 në Tiranë, se ka kryer fiktivitet në shitjen e apartamentit të mëparshëm dhe evazion fiskal për shkak të mos shlyerjes së detyrimeve. Zhegu pohoi se prej analizës financiare ka rezultuar se gjyqtarja Durraj ka pasur një mungesë burimesh në vlerën -4.2 milionë lekë për blerjen e apartamentit në Tiranë, ndërkohë që nuk është arritur të vërtetohet me dokumente marrja e huasë nga vëllai.

Mospërputhje janë konstatuar edhe në deklarimin e vlerës së investimit për godinën dy katëshe të pasqyruar në shumën e 3.5 milionë lekëve. Nga përllogaritjet e Komisionit ka rezultuar se investimi i kryer gjatë viteve 2013-2014, minimalisht duhej të kishte qenë në vlerën e 6.2 milionë lekëve. Zhegu theksoi se edhe pse investitori N.M ka pasur të ardhura të ligjshme, nuk ka pasur mundësi për të ndërtuar objektin dy katësh dhe për të kryer mobilimin.

Tjetër mospërputhje që ka gjetur komisioni, kanë qenë edhe ato mes përfitimeve të deklaruara nga gjyqtarja Durraj kur ajo ka punuar si avokate nga viti 1992 deri në vitin 1997 dhe atyre zyrtare. Sipas Zhegut, Durraj ka deklaruar se ka përfituar 6.8 milionë lekë, ndërkohë që nga verifkimi i dokumenteve zyrtare ka rezultuar të ketë fituar 1.8 milionë lekë.

Zhegu pohoi se për gjithë gjetjet e Komisionit lidhur me pasuritë e gjyqtares Durraj, kjo e fundit ka dorëzuar pranë Komisionit shpjegime dhe prova të reja të cilat do të shqyrtohen dhe merren parasysh para marrjes së vendimit.

Komisioni ka identifikuar problematika edhe në deklarimin e pasurive të bashkëshortit të gjyqtares Valbona Durraj. Kështu, është konstatuar mungesë burimesh në vlerën 3.4 milionë lekë për blerjen e një dyqani 46 m2 nga ana e bashkëshortit të saj në vitin 1997 në shumën 30 mijë dollarë. Gjithashtu, është konkluduar se bashkëshorti i Durrajt nuk ka pasur burime të ligjshme edhe për blerjen e një pjese dyqani m sipërfaqe 10 m2 në vitin 2006 në shumën 500 mijë lekë.

Gjyqtarja Valbona Durraj(Seknaj) i kundërshtoi gjetjet e KPK-së lidhur me mungesën e burimeve të ligjshme të krijimit të pasurive, për evazionin fiskal dhe ndërtimin pa leje. Ajo shpjegoi se në analizën financiare të KPK-së për periudhën 2004-2010 është kryer përllogaritje e gabuar e të ardhurave të përfituara nga paga e saj si gjyqtare, pasi ka pasaktësi për vitin 2007 dhe se nuk janë përfshirë dietat.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025
AKTUALITET

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025
SPORT

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025
SHOW BIZ

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025
Para

"Më 30 qershor u shmang gjakderdhja”/ Ish-deputeti zbulon skenarin

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com