Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kavajë, ku si pasojë e përplasjes me armë mes grupeve rivale, 1 person ka humbur jetën dhe 7 të tjerë janë plagosur.
Viktima është identifikuar si Ramazan Hasalliu, 50-vjeç.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima dhe 5 të plagosur ishin kalimtarë të rastit dhe nuk kishin lidhje me personat e konfliktuar, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit.
Në qytet dhe rrugët hyrëse e dalëse janë ngritur postblloqe për arrestimin e autorëve. Raportohet se dy prej të plagosurve janë të përfshirë në përplasjen me armë dhe po mbahen nën mbikqyrjen e policisë në spital
Nga informacionet paraprake, në hyrje të qytetit të Kavajës, te stacioni hekurudhor, dy grupe të rinjsh janë përplasur me armë zjarri, duke shkaktuar një viktimë dhe 7 të plagosur.
Po sipas të dhënave të para kemi të bëjmë me një konflikt të hershëm mes dy grupeve, njëri prej të cilëve me rrezikshmëri të lartë me disa të skeduar më parë për konflikte dhe ngjarje kriminale.