• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Marrëveshja e dyshimtë me UNIFI, AKEP-i “toleron” Vodafone Albania

11:45 : 04/07/2019
në EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një seri dyshimesh për mashtrim të madh financiar qëndrojnë mbi Marrëveshjen e Interkonjeksionit të nënshkruan në Korrik të vitit 2014 mes Vodafone Albania dhe kompanisë “Unifi-dega Shqipëri”, degë e kompanisë mëmë Unifi, e regjistruar në Nju Jork nga shqiptaro-amerikani Ardian Shatku.

Një inspektim i mëhershëm i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka konstatuar se marrëveshja mes dy kompanive zbatuar në kundërshtim me ligjin, për të paktën 6 muaj, nga Korriku deri në Dhjetor 2014.

Gjithashtu, inspektimi i AKEP ka identifikuar edhe të dhëna të tjera, për të cilën zyrtarët e tij kanë ngritur dyshime për fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash.

Por, për AKEP-in duket se nuk funksionon shprehja e vjetër se “Tangoja kërcehet dyshe”. Në përfundim të veprimeve inspektuese, autoriteti rregullator i shërbimeve telefonike ka gjobitur me rreth 500 mijë dollarë amerikanë vetëm kompaninë “Unifi-dega Shqipëri”.

Lexo edhe:

Pas Tiranës, KAS vendos për rinumërimin e plotë të votave në Qarkun e Fierit

“Për t’ia pa hajrin, fillova të çoj edhe këmbët”/ Berisha nxjerr meme me Spiropalin: Metamorfoza!

Në vendimin Nr.91, datë 20.11.2018, AKEP shkruan, ndër të tjera, se: “Eshtë konstatuar se gjatë periudhës Korrik 2014 – Dhjetor 2014 palët (pra, Unifi-dega Shqipëri dhe Vodafone Albania, shën.red.) kanë kryer këtë shërbim në shkelje të Rregullores nr. 24 datë 02.02.2012 “Për autorizimin e përgjithshëm”.

Megjithëse AKEP përmend termin “palët”, në përfundim të konstatimeve të tij, institucioni aplikon masën penalizuese vetëm për njërin prej “partnerëve në tango”, për Unifi-dega Shqipëri.

Marrëveshja

Sipërmarrësi “Unifi Holding INC, dega Shqipëri”, pjesë e “Unifi Holding” e krijuar në Nju Jork nga shqiptaro-amerikani Ardian Shatku, ka nënshkruar një Marrëveshje Interkoneksioni me “Vodafone Albania” në 1 Korrik 2014. Sipas parashikimeve të kësaj marrëveshje, “Unifi Holdings INC, dega Shqipëri” do të ofrojë shërbim të tranzitimit të thirrjeve ndërkombëtare, hyrëse dhe dalëse, për sipërmarrësin “Vodafone Albania”.

Bazuar në të dhënat që subjekti “Unifi Holdings Inc dega në Shqipëri” ka depozituar pranë inspektorëve për inspektimin e kryer si dhe në AKEP për të ardhurat (pasqyrat financiare të çertifikuara nga organet tatimet) rezulton se subjekti nuk ka kryer aktivitet në vitet 2014, 2015 dhe 2016 dhe ka deklaruar të ardhura nga komunikimet elektronike vetëm për vitin 2017.

Gjithashtu rezultojnë se në funksion të kësaj marrëveshje marrdhënia kontraktuale ka filluar që në momentin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, (referuar një Faturë Tatimore Shitje datë 01.08.2014).

Në mesin e vitit 2018, AKEP zhvillon një procedurë inspektimi për kompaninë “Unifi-dega Shqipëri”, ku objekt i kontrollit ishte marrëveshja e interkoneksionit me Vodafone Albania, pasi ky ishte i vetmi aktivitet tregtar i shoqërisë shqiptaro-amerikane në vendin tonë.

Sipas të dhënave që ka paraqitur kompania Vodafone-Albania para inspektorëve të AKEP, rezulton se “kohëzgjatja e ofrimit të shërbimeve të interkoneksionit ka filluar prej muajit Korrik, kur është lidhur marrëveshja dhe ka vijuar deri në muajin Dhjetor 2017, sipas kontratës”.

Po ashtu, rezulton se Vodafone Albania, në fund të muajit dhjetor 2017, ka ndaluar së ofruari shërbimin e terminimit, pasi Unifi- dega Shqipëri, nuk ka pranuar tarifën e re të terminimit komunikuar nga Vodafone Albania.

Sipas të dhënave të dorëzuara nga Vodafone, “marrëveshja me Unifi – dega Shqipëri është ndërprerë përfundimisht me ç’instalimin e pajisjeve të UNIFI nga ambientet e Vodafone Albania ne datë 10.08.2018, kryer kjo me kërkesë të Unifi Holdings INC dega Shqipëri”.

Shkeljet e palëve

Në bazë të akteve ligjore dhe nënligjore, mbi të cilat mbështet aktivitetin e tij AKEP, parashikohet se operatorët që ofrojnë shërbimin e tranzitimit ndërkombëtar të thirrjeve telefonike duhet të pajiset paraprakisht me një kod, të emërtuar ISPC (kodi i sinjalizimit ndërkombëtar).

Nga të dhënat e AKEP, rezulton se Unifi-dega Shqipëri është pajisur me kodin ISPC në 13 Dhjetor 2014, pra rreth 6 muaj pasi kishte nisur zbatimin e marrëveshjes së interkoneksionit me Vodafone Albania.

Pikërisht, për këtë moment, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare konstaton se “palët kanë kryer këtë shërbim në shkelje të Rregullores nr. 24 datë 02.02.2012 “Për autorizimin e përgjithshëm”.

Inspektimi i AKEP zbuloi edhe disa shkelje të tjera, të natyrës financiare, të kryera nga Unifi-dega Shqipëri, për të cilat ka referuar rastin në organet tatimore, si edhe në Prokurorinë e Tiranës, për dyshime për “shmangie të detyrimeve financiare” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas Tiranës, KAS vendos për rinumërimin e plotë të votave në Qarkun e Fierit

13:04 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Për t’ia pa hajrin, fillova të çoj edhe këmbët”/ Berisha nxjerr meme me Spiropalin: Metamorfoza!

12:54 : 09/06/2025
AKTUALITET

‘AlbaScan’ që dështoi në burgun e Peqinit, fiton tenderin e Gardës

12:48 : 09/06/2025
AKTUALITET

Berisha denoncon me VIDEO: Patronazhistët blenë vota në Babrru

12:33 : 09/06/2025
AKTUALITET

Lojëra fati ilegale me makineta dhe celularë, arrestohet administratori i lokalit dhe dy klientët

12:24 : 09/06/2025
AKTUALITET

Aksident masiv në aksin Elbasan-Librazhd, 6 të plagosur/ Një mjet përfundon në lokal

12:23 : 09/06/2025
Para

S’ka pushime për ne, por as për …/ Zbardhen porositë e Bashës ndaj ish-deputetëve dhe Kryesisë

TË GJITHA

Pas Tiranës, KAS vendos për rinumërimin e plotë të votave në Qarkun e Fierit

13:04 : 09/06/2025

“Për t’ia pa hajrin, fillova të çoj edhe këmbët”/ Berisha nxjerr meme me Spiropalin: Metamorfoza!

12:54 : 09/06/2025

‘AlbaScan’ që dështoi në burgun e Peqinit, fiton tenderin e Gardës

12:48 : 09/06/2025

Berisha denoncon me VIDEO: Patronazhistët blenë vota në Babrru

12:33 : 09/06/2025

Lojëra fati ilegale me makineta dhe celularë, arrestohet administratori i lokalit dhe dy klientët

12:24 : 09/06/2025

Aksident masiv në aksin Elbasan-Librazhd, 6 të plagosur/ Një mjet përfundon në lokal

12:23 : 09/06/2025

VIDEO/ Shkoza dy javë pa ujë, banorët: Ujësjellësi nuk zgjidh problemin, na thonë “lutuni Zotit”

12:07 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com