• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Është ekonomia, budalla

11:28 : 04/07/2019
në EKONOMI, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Në ditët e rrokopujës politike, kur kjo e fundit po tronditet nga skandalet e njëpasnjëshme dhe zvenitet nga mungesa qoftë dhe e ideve bazike, ajo që po merr pak vëmendje është fati i mbramë i ekonomisë.

Shifrat e fundit të INSTAT tregojnë për një prirje të rënies së konsumit ndërkohë që rritja e tremujorit të parë është përgjysmuar në raport me rritjen mesatare vjetore te vjetshme duke stopuar në 2.2 përqind. Këto janë disa nga sinjalet e para që priten të majisen edhe më tej kur të dalin shifrat e tremujorit të dytë për shkak të përkeqësimit të krizës politike e cila pa dyshim dha dhe efektet e saj.

E kombinuar kjo me thatësirën e stërgjatur, temperaturat e larta të parakohshme dhe mungesën e eksporteve të energjisë që kanë përkeqësuar bilancin tregtar, është një ogur ndjellakeq për arritjen e objektivit të reduktuar prej 3.5 përqindëshit të rritjes ekonomike të parashikuara për këtë vit.

Rënia e investimeve nga TAP dhe ato të Statkraftit në HEC-et e Devollit janë në fazën e maturimit dhe duke përbërë rreth 75 përqind të totalit të investimeve të huaja në vend, lënë pak vend për optimizëm për ecurinë pozitive të impaktit të tyre në ekonominë shqiptare.

Lexo edhe:

“Kemi vëzhgues kudo”/ Qori: Jemi optimistë për rezultatin e zgjedhjeve

Rezultati/ Nis zyrtarisht numërimi i votave në vend dhe zarfet e diasporës

Kjo e fundit dëshpërimisht ka nevojë për fluks të ri investmesh dhe kapitali të ardhur nga jashtë por edhe për teknologjinë, knoë hoë-n dhe vendet e punës që gjenerojnë si dhe trajnimin e stafit, gjenerimin e një klase menaxherësh të kualifikuar dhe risi të ndryshme që mund t’i sjellin vetëm markat e mirënjohura ndërkombëtare dhe ku Shqipëria është e munguara e madhe, madje edhe ndër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga ana tjetër, FMN paralajmëron sërish për rreziqet fiskale të PPP-ve, alias partneriteteve pirat-plaçkitëse. Pagesat po i afrohen me shpëjtësi kufirit prej 5-përqindshit të PBB-së, ndërkohë që më shumë se 200 projekte PPP (31 përqind e PBB-së) janë kontraktuar, dhe të tjera me vlerë rreth 15 përqind e PBB-së janë në proces. Detyrimet e prapambetura dhe ato të fshehura janë ende problem në përllogaritjen e saktë të borxhit publik.

Turizmi është një tjetër sektor që hasi pengesa përgjatë nisjes së sezonit veror. Mungesa e pushuesëve dhe anullimi i tureve turistikë varionte nga faktorë objektivë dhe të parashikuar si muaji i shenjtë i Ramazanit, te faktorët e riskut të destabilitetit politik nga udhëkryqi i rrezikshëm i kokëfortësisë dhe arrogancës qeveritare e mpleksur me stinën e protestave opozitare. Gjithashtu rreshjet e majit dhe paqëndrueshmëria e motit e bën edhe më të paparashikueshme trendin dhe prekën vençarisht turet e organizuara me të huajt vizitorë.

Këto këmbana që bien për veshë që dinë dhe duan të dëgjojnë nuk janë për të bërë detyrimisht Kasandrën, por për të pasur parasysh se në fund të ditës shqiptarët janë më të interesuar se shumëçka për fatet e ekonomisë. Dhe kjo jo në nivel abstrakt se rritja ekonomike jo gjithmonë përkthehet në mirëqënie individuale dhe varet se nga vjen.

Për shembull vjet rreth gjysma e rritjes ekonomike u gjenerua nga eksporteve e energjisë elektrike që kishin si shkak kryesor motin e favorshëm dhe rreshjet e bollshme por kjo nuk e zbuti hendekun ekonomik dhe social në vend, as pakësoi varfërinë dhe as ndihmoi në prosperimin e bizneseve të vogla dhe familjare.
Madje së fundmi qeveria po shkon deri aty sa të prekë ndihmën ekonomike për një nga kategoritë më nevojtare të shoqërisë që janë paraplegjikët, tetraplegjikët dhe personat me aftësi të kufizuar pa u konsultuar aspak me grupet e e interesit dhe duke injoruar kërkesat e drejta të tyre për një jetë sadopak dinjitoze. Diçka që asnjë qeveri nuk e ka bërë më parë, pavarësisht se kjo e sotmja pretendon të jetë një qeveri social-iste.

Shqiptarët sot kërkojnë më shumë siguri që trendi i punësimeve do vijojë të përmisohet realisht dhe jo vëtëm i stimuluar nga rritja e emigracionit dhe ikja e trurit dhe krahut të punës. Që konsumi të shtohet dhe që shqiptarët mos të shpenzojnë rreth gjysmën e të ardhurave mujore (si në asnjë vend tjetër europian) për ushqim dhe pjesën tjetër për nevoja bazike. Që 81 përqind e shqiptarëve sot nuk përballojnë dot as 1 javë të vetme pushime në vit. Që shëndetësia falas mos të jetë thjesht një parrullë në rastin më të mirë dhe një mashtrim i hapur për një vend që sot renditet i fundit në Europë për cilësi shërbimesh shëndetësore.

Që shqiptarit normal mos t’i duhen 40 vjet pune për të blerë një shtëpi bazuar në pagën mesatare, si askund tjetër përveçse në Rusi dhe Serbi. Që mos të ketë pensionistët më pak të paguar në Ballkan që nuk marrin as sa gjysma e pensionit të bashkëmoshatarëve të tyre në Mal të Zi, Kosovë apo Maqedoni.

Që i trajton profesionistët e lirë si mall skarco dhe nuk ofron stimujt fiskalë për të tërhequr talentet dhe mbajtur në vend. Kërkesa të natyrshme përtej batutave të radhës të kryeministrit që krijon trend veshje siç tha vetë në një prononcim për një media ndërkombëtare ndërkohë që shqiptarët që e kanë votuar presin t’i qeverisë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kemi vëzhgues kudo”/ Qori: Jemi optimistë për rezultatin e zgjedhjeve

23:12 : 11/05/2025
AKTUALITET

Rezultati/ Nis zyrtarisht numërimi i votave në vend dhe zarfet e diasporës

23:00 : 11/05/2025
AKTUALITET

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

22:54 : 11/05/2025
AKTUALITET

Incident në Kamëz, dëmtohet siguresa e kapakut të kutisë së votimit, ja çfarë pritet të ndodhë me votat

22:39 : 11/05/2025
AKTUALITET

Celibashi me vëzhguesit e huaj mbërrin në Parkun Olimpik për votat e Diasporës

22:29 : 11/05/2025
AKTUALITET

Dalin rezultatet e tre kutive të para në Pustec, ja cila parti kryeson

22:25 : 11/05/2025
Para

Kryengritje me 51 format e mosbindjes civile/ Berisha: ODIHR rrëzoi 30 qershorin, Soros shkatërroi…

TË GJITHA

“Kemi vëzhgues kudo”/ Qori: Jemi optimistë për rezultatin e zgjedhjeve

23:12 : 11/05/2025

Rezultati/ Nis zyrtarisht numërimi i votave në vend dhe zarfet e diasporës

23:00 : 11/05/2025

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

22:54 : 11/05/2025

Incident në Kamëz, dëmtohet siguresa e kapakut të kutisë së votimit, ja çfarë pritet të ndodhë me votat

22:39 : 11/05/2025

Celibashi me vëzhguesit e huaj mbërrin në Parkun Olimpik për votat e Diasporës

22:29 : 11/05/2025

Dalin rezultatet e tre kutive të para në Pustec, ja cila parti kryeson

22:25 : 11/05/2025

Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës

22:18 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com