• Kontakt
Wednesday, June 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Erion Veliaj, humbësi i madh i votimeve të 30 qershorit…

08:45 : 04/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Më 30 qershor për herë të parë pas 29 vitesh pluralizëm u zhvilluan votimet pa pjesëmarrjen e opozitës, pa kandidatë alternativë, pra pa një garë. Votimet u organizuan nga qeveria, u mbikqyrën nga qeveria, u numëruan nga qeveria dhe rezultatet u shpallën po nga qeveria.

Dhe pavarësisht një procesi që minimalisht duhej të ishte model, përsa i takon korrektësisë së shifrave dhe nxjerrjes së rezultatit, edhe në këtë drejtim u njollos.

Së pari, bojkoti masiv i qytetarëve me të drejtë vote, në rastin më të mirë mbi 77 % dhe në rastin më të keq 85 %, duket se futi në panik Rilindjen, e cila gaboi dhe u kap në kushtet e flagrancës duke mbushur kutitë. Një provë kjo që vërtetohet nga mospërputhja mes numrit të votuesve dhe votave të gjendura në kuti.

Së dyti, mungesa e transparencës nga KQZ, duke fshehur numrin real të fletëve të votimit të pavlefshme, është një tjetër njollë, e cila ndikon drejtpërsëdrejti në tendencën për të shtuar me çdo kusht votat pro kandidatëve pa rivalë.

Lexo edhe:

“Faji i banorëve, bëjnë shumë plehra”/ Kompania e pastrimit lë me javë të tëra pa pastruar koshat në Dimal

Leroy Sané largohet nga Bayerni, firmos në Turqi

Nëse procesin e votimeve të 30 qershorit do e minimizojmë vetëm në Tiranë, bashkinë më të madhe në vend, nga vetë shifrat e KQZ, rezulton se Erion Veliaj, i cilësuar si pasardhësi politik i Edi Ramës në krye të Rilindjes, është humbësi i madh.

Ndoshta këtë e ka kuptuar edhe vetë Veliaj, i cili pas shpalljes së rezultateve, u mjaftua me një mesazh të thjeshtë në rrjetet sociale, pak e pabesueshme kjo, po të kihet parasysh imazhi që ai ka krijuar, kur edhe për mbjelljen e një peme shfaqet me pompozitet.

Pyetja e parë që lind është si ka mundësi që Veliaj të kalojë në heshtje fitoren e madhe të arritur në Tiranë?

Pyetja e dytë është kush po e pengon Veliajn të gëzojë për fitoren që pretendon?

Në rastin e parë është se Veliaj ka kuptuar se ka humbur dhe këtë e thonë shifrat, qoftë edhe ato që ka fryrë KQZ.

Në rastin e dytë, ai nuk mund të gëzojë, përsa kohë kryeministri u shfaq i nxirë mbrëmjen e 30 qershorit, për atë që kishte ndodhur me një proces që ka përgjegjësinë nga A te ZH-ja.

Përballja e shifrave

KQZ, me përfundimin e numërimit të 919 kutive të Tiranës, deklaroi pjesëmarrjen në shifrën e 171390 votues, nga të cilat pro Veliajt janë gjetur në kuti 152230 vota. Arben Skënderi, kandidat i Bindjes, rezulton me 9364 vota, ndërsa të pavlefshme janë 9796 vota.

Këto janë shifrat zyrtare të KQZ dhe, nëse i marrim të mirëqëna, tregojnë qartazi se Veliaj pa pasur kandidat rivalë në garë, ka marrë 8 mijë vota më pak se në zgjedhjet e 2015, kur të paktën kishte 5 kandidatë të tjerë, një pjesë e të cilëve në atë kohë hynë në garën për kryebashkiak për të ndarë votat e opozitës.

Pra referuar shifrave të vetë KQZ, Veliaj nuk ka arritur që të marrë votat që e bënë kryebashkiak 4 vite më parë.

Po të kihet parasysh këtu fakti se presioni më i madh, i pranuar edhe nga ODIHR, është bërë në Tiranë, kryesisht ndaj punonjësve të administratës për të marrë pjesë në zgjedhje, dhe fushatën agresive të Veliajt që pushtoi mediat duke zënë çdo hapësirë mediatike, atëherë ky është një tjetër fakt i dështimit të kryebashkiakut të Tiranës.

Në anën tjetër, PD ka deklaruar se pjesëmarrja në Tiranë është manipuluar nga KQZ, ndërsa shifra e bërë publike nga opozita për kryeqytetin është 105 mijë votues. Nëse kësaj shifre i zbresim votat e pavlefshme që janë 10 mijë dhe votave që ka marrë kandidati i BD, Skënderi, atëherë Veliaj zbret në kuotën e rreth 85 mijë votave, ose 67 mijë më pak sesa shifra e publikuar nga KQZ.

Pra referuar shifrave të publikuara nga PD, rezulton se Veliaj ka marrë rreth 45 % vota më pak se 2015, ose mbi 75 mijë vota më pak se 4 vite më parë. Madje, nëse këto shifra qëndrojnë, Veliaj në 30 qershor nuk ka mundur të marrë as votat e socialistëve të 2015, pasi 4 vjet më parë ky subjekt ka fituar 108 mijë vota.

Denoncimi

Denoncimi i parë dhe më i rëndi për votimet e 30 qershorit ka të bëjë pikërisht me Tiranën. Partia Demokratike, përmes nënkryetarit Edi Paloka, ka publikuar një video, përmes të cilës pretendon se në Tiranë, bashkinë ku Veliaj synonte mandatin e dytë, janë blerë vota.

Referuar kësaj deklarate, në video identifikohet Edmond Hajro, i punësuar nga Bashkia Tiranë, komisioner në njësinë 9, pjesë e grupit që ble votën e një vajze të re. Sipas denoncimit të bërë nga PD, në datën 30 qershor, video tregon qartë me zë dhe me figurë dhënien e parave për blerjen e votës nga një grup i strukturuar kriminal i Partisë Socialiste dhe i Bashkisë së Tiranës.

“Partia Demokratike ka mundur të identifikojë deri tani se njëri nga personat i përfshirë në këtë krim zgjedhor është Edmond Hajro, Komisioner i PS tek njësia nr 9 Tiranë, pranë kopshtit numër 3. Ai është administrator i një pallati, i emëruar nga Bashkia e Tiranës”, tha Edi Paloka, nënkryetar i PD-së, ditën e zgjedhjeve.

Denoncimi kaloi në heshtje, ndërsa nuk dihet nëse Prokuroria ka nisur ndonjë hetim lidhur me rastin, por ky është një moment që ka njollosur në rastin më të mirë moralisht, kryebashkiakun Veliaj. Aq më tepër çështja komplikohet kur personi i denoncuar nga PD, thuhet se është një vartës apo i emëruar nga vetë Veliaj.

Prapaskenat

Referuar asaj që ndodh në rradhët e Rilindjes, pavarësisht se Veliaj konsiderohet si pasardhësi politik i Edi Ramës në krye të PS-së, votimet e 30 qershorit duket se nxjerrin një tjetër panoramë. Kjo për faktin se Veliaj kandidonte pothuajse i vetëm, pa një kandidat rival që mund t´i cënonte mandatin. Në kushte të tilla ai nuk kishte pse të ndërmerrte hapa që nxinin edhe më shumë një proces të rrëzuar që në nisje.

Një variant që qarkullon është se në kushtet kur akuzat për manipulime votash drejtohen ndaj Edi Ramës, si kryeministër, veçanërisht pas publikimeve të Bild, atëherë çdo veprim për të nxirë procesin në Tiranë, është bërë me koshiencë të plotë nga klani që mbështet Veliajn për të shtuar dozat negative ndaj Edi Ramës. Vetë Veliaj, në kohën kur akuzohej Vangjush Dako, deklaronte se ai nuk ishte përfshirë në fenomene të tilla, madje pa iu dridhur qerpiku deklaronte se cilido që ishte marrë me çështje të tilla duhej të shkonte ne kokërr të burgut.

Një tjetër variant është që Veliaj ka rënë në rrjetën e kundërshtarëve të tij brenda Rilindjes, në kushtet e një paniku për shkak të bojkotit masiv, për të pranuar shtimin e votuesve, apo edhe manipulimin e shifrave dhe votave. Thuhet se video e denoncuar nga PD e ka burimin pikërisht te personat që kanë qenë pjesë e një skenari që realisht nxin imazhin e kuruar me aq shumë kujdes nga Veliaj. Pavarësisht heshtjes së organit të akuzës dhe përhapjes së fenomenit, minimalisht në sytë e opinionit publik, ai nuk bën ndonjë dallim nga personat e dalë në përgjimet e Bild, pavarësisht jo i përfshirë drejtpërsëdrejti, por nëpërmjet vartësve apo të emëruarve të tij.

Një variant i tretë është se Veliaj është vendosur nën presionin e drejtpërdrejtë të vetë PS-së, referuar shifrave që raportoheshin. Pra, është detyruar ose të pranojë skemën e manipulimit, ose të kërkojë aplikimin e saj, për të shpëtuar imazhin, por edhe karrierën.

Cilido nga këto variante të jetë i vërteti, ajo që mbetet në përfundim është fakti se Veliaj është i humbur dhe pikërisht humbja i vjen nga votimet njëpartiake të 30 qershorit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Faji i banorëve, bëjnë shumë plehra”/ Kompania e pastrimit lë me javë të tëra pa pastruar koshat në Dimal

20:55 : 11/06/2025
SPORT

Leroy Sané largohet nga Bayerni, firmos në Turqi

20:44 : 11/06/2025
AKTUALITET

Murtaja e bagëtive/ Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga e gjithë Shqipëria

20:36 : 11/06/2025
BOTA

BE: Paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë përqendrohet te energjia dhe financa

20:33 : 11/06/2025
AKTUALITET

Ku t’i zgjidhin “hallet” qytetarët në Tiranë? Shqetësuese mungesa e banjove publike në Tiranë

20:30 : 11/06/2025
SPORT

James Rodriguez tha se Argjentina fiton me arbitra, Messi: Ti flet shumë…

20:27 : 11/06/2025
Para

Pasaportat më të fuqishme në botë

TË GJITHA

“Faji i banorëve, bëjnë shumë plehra”/ Kompania e pastrimit lë me javë të tëra pa pastruar koshat në Dimal

20:55 : 11/06/2025

Leroy Sané largohet nga Bayerni, firmos në Turqi

20:44 : 11/06/2025

Murtaja e bagëtive/ Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga e gjithë Shqipëria

20:36 : 11/06/2025

BE: Paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë përqendrohet te energjia dhe financa

20:33 : 11/06/2025

Ku t’i zgjidhin “hallet” qytetarët në Tiranë? Shqetësuese mungesa e banjove publike në Tiranë

20:30 : 11/06/2025

James Rodriguez tha se Argjentina fiton me arbitra, Messi: Ti flet shumë…

20:27 : 11/06/2025

Skandal! Kompania “Driza” shkarkon mbetjet e pulave në liqenin e Shkodrës – VIDEO

20:14 : 11/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com