Sajmir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm, ka mbërritur në gjykatë te Krimet e Rënda, i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia.
Tahiri ka pranuar formën e shkurtuar të gjykimit, ndërsa treshja e gjyqtarëve përbëhet nga Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.
Seanca e parashikuar më 19 qershor, u shty për shkak të mungesës së 3 të pandehurve të tjerë, të përfshirë në dosjen e prokurorisë.
Teksa edhe seanca e sotme është shtyrë në datën 17 korrik.
Arsyeja e shtyerjes është se prokura e Gjergj Kohilës për avokaten, jo e rregullt.
Në dosjen me 53 fashikuj, Prokuroria e akuzon Tahirin për akuzat për akuzat “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.