Presidenti Ilir Meta do të dalë në një konferencë urgjente për mediat, vetëm dy ditë pas votimeve të 30 qershorit.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të dalë sot në një konferencë për shtyp në ora 11:00, në ambientet e Institucionit, për votimet socialiste të 30 qershorit.”, njoftohet nga Presidenca.
Pritet që Presidenti të japë propozimin e tij lidhur me zgjidhjen e krizës politike në vend, veçanërisht pas bojkotit të votimeve të 30 qershorit nga rreth 80 % e qytetarëve.
Meta ka ironizuar gjatë ditëve të fundit kryeministrin Edi Rama dhe vendosmërinë e tij për realizimin e votimeve njëpartiake, në kundërshtim me Kushtetutën.
Mendohet se Presidenti do të flasë mbi procesin e votimeve, duke u ndalur veçanërisht në gjetjet e vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR, që u shprehën se ndaj votuesve kishte pasur presione, ndërsa kushtetueshmëria e dekreteve të Presidentit mund të interpretohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.