• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Balkan Insight’: Meta kërkon që vendi të shmangë planin e destabilizimit të Soros

21:31 : 02/07/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Deklaratave të sotme të presidentit Ilir Meta, i cili gjatë konferencës për shtyp nga selia e presidencës akuzoi manjatin George Soros si ideator i komplotit për kapjen e shtetit, ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja.

Një prej tyre është edhe rrjeti rajonal Balkan Insight, e cila në një artikull me titull “Presidenti shqiptar ka kërkuar që vendi të shmangë “Planin e Destabilizimit të Soros”, thekson se, kreu i shtetit sheh miliarderin hungarezo-amerikan si përgjegjës për komplotin që synon kapjen totale të shtetit.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta akuzoi miliarderin amerikan George Soros  si përgjegjës për atë që e quajti një “komplot” që synon kapje totale të shtetit ndërsa dha disa alegori historike duke premtuar se do t’i “dalë për zot Shqipërisë” duke e mbrojtur atë nga ky komplot.

Meta foli në një konferencë për shtyp të martën pas zhvillimit të zgjedhjeve të kontestuara për pushtetin vendor të dielën, në të cilat, opozita nuk mori pjesë për shkak të asaj që e quan bashkëqeverisje të Ramës me krimin e organizuar.

Meta kërkoi gjithashtu që Shqipëria të bëjë zgjedhje parlamentare më 13 tetor si dhe premtoi se është i gatshëm të garojë për postin e presidentit në ato zgjedhje.

Lexo edhe:

Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki/ KQZ propozon datën 1 nëntor për çeljen e fushatës zgjedhore

Sipas tij, të dielën u shmang një komplot që synonte destabilizimin e Shqipërisë dhe për këtë falënderoi popullin shqiptar që sipas tij, “nuk ra pre e provokimeve”.

“Është një komplot i cili bazohet jo në parimet e demokracisë, as të vlerave të bashkimit europian dhe të Natos por bazohet në parimet e Deep State që synon total state capture, në Shqipëri por jo vetëm në Shqipëri,” deklaroi Meta. Sipas tij, “ky është një komplot kundër demokracisë dhe stabilitetit.”

Ai iu referua dy koncepteve në politologji, konceptit të shtetit të thellë, të zhvilluar në Turqi gjatë shekullit të njëzetë për të përshkruar një parti politike joelektorale që mbështetet te kontrolli i strukturave shtetërore për të mbajtur në pushtet një formë të caktuar qeverisjeje jodemokratike, si dhe konceptit të shtetit të kapur, që nënkupton kontrollin e funksioneve të shtetit nga interesa të ndryshme jolegjitimë, fjala vjen, forcave të biznesit.

“Kam dy fjalë edhe për miliarderin e nderuar George Soros. Nuk e kam dëgjuar me vëmendje Viktor Orbanin në vitin 2000 në janar, kur unë po i flisja me dashuri për George Soros sepse me thënë të drejtën na ndihmoi atëhere kur ishim në opozitë, se edhe ai socialist është në pikëpamje, edhe më tha: kini kujdes sepse nuk është aq demokrat se sa duket dhe shpesh komploton kundër demokracisë,” deklaroi Meta, duke iu referuar miliarderit George Soros, i cili sulmohet në vende të ndryshme të Europës Lindore si një komplotist kundër politikanëve të ndryshëm.

Meta kërcënoi gjithashtu se ai nuk do të dorëzohet pa luftë përballë një komploti të tillë.

“Unë dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm do ta mbrojmë Shqipërinë nga të gjithë ata që u duket shqipëria një mizë lisi,” deklaroi ai.

“Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit,” shtoi Meta duke iu referuar ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski, i cili gjendet aktualisht në arrati në Hungari për t’iu fshehur gjyqit për korrupsion në vendin ku ishte kryeministër për më shumë se dhjetë vjet.

“Ilir Meta është president i Shqipërisë dhe do t’i dalë për zot Shqipërisë. Është i rracës së politikanëve të tipit Avni Rustemi dhe disa shqiptarëve të tjerë si Mic Sokoli, Vojo Kushi e disa të tjerë,” shtoi Meta duke iu referuar tre figurave historike, Avni Rustemit, i njohur për vrasjen në atentat në Paris të Esat Toptanit në vitin 1920 para se të ekzekutohej në një atentat në Tiranë në vitin 1924, Mic Sokoli, i njohur se i vuri gjoksin topit në betejë me turqit, dhe Vojo Kushit, që u vra duke luftuar kundër një tanku fashist.

Meta foli pas zgjedhjeve të së dielës, në të  cilat, socialistët hynë të vetëm në garë pavarësisht se opozita kërkoi shtyrjen e tyre dhe Meta formalisht dekretoi fillimisht anulimin dhe pastaj shtyrjen për në 13 tetor.

Meta u zgjodh president në vitin 2017 me mbështetjen e Edi Ramës, por ka hyrë në konflikt me të që nga viti 2017, kur ish-partia e tij, Lëvizja Socialiste për Integrim, aktualisht e drejtuar nga bashkëshortja Monika Kryemadhi, ra në opozitë dhe aktualisht është duke kërkuar rrëzimin e Ramës përmes protestave popullore.

Rama ndërkohë ka vënë Metën formalisht nën hetim parlamentar për atë që socialistët e quajnë shkelje të kushtetutës. Synimi final i procedurës është shkarkimi i Metës, por kjo kërkon një shumicë parlamentare në masën dy të tretat dhe një konfirmim nga Gjykata Kushtetuese, e cila nuk është funksionale.

Meta foli në konferencën  për shtyp të martën edhe për disa komunikime personale me Ramën, në të cilat sugjerohet se Rama ka folur për fatin politik të Lulzim Bashës, kreu i Partisë Demokratike dhe për fatin e LSI.

Zgjedhjet e së dielës u kritikuan nga OSBE/ODIHR si zgjedhje që u kryen pa marrë në konsideratë interesat e votuesve, por në to formalisht Rama fitoi të drejtën për të qeverisur 61 bashki përveç qeverisë qendrore.

https://balkaninsight.com/2019/07/02/albania-president-claims-country-avoided-soros-plot-of-destabilization/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt

14:52 : 02/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki/ KQZ propozon datën 1 nëntor për çeljen e fushatës zgjedhore

14:45 : 02/10/2025
AKTUALITET

Morën peng një të mitur dhe kërkuan para, arrestohen 2 persona në Tiranë

14:44 : 02/10/2025
Në foto: Erion Veliaj, në momentin e arrestimit
AKTUALITET

Veliaj kërkon lirinë, Gjykatën e Lartë shqyrton kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

14:26 : 02/10/2025
Në foto: Edmir Bregu i vrarë në 2021, Astrit Avdylaj, Enea Kume dhe Aleksandër Laho (Rrumi i Shijakut)
AKTUALITET

SPAK godet grupin kriminal, urdhërarreste për ‘Rrumin e Shijakut’ dhe Astrit Avdylajn/ Zbardhet vrasja e Edmir Bregut

14:24 : 02/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Qarkullonte me armë zjarri, kapet 22-vjeçari i shpallur në kërkim në Kurbin

14:18 : 02/10/2025
Para

Mediu tregon arsyen pse opozita nuk bllokoi votimet

TË GJITHA

Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt

14:52 : 02/10/2025

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki/ KQZ propozon datën 1 nëntor për çeljen e fushatës zgjedhore

14:45 : 02/10/2025

Morën peng një të mitur dhe kërkuan para, arrestohen 2 persona në Tiranë

14:44 : 02/10/2025
Në foto: Erion Veliaj, në momentin e arrestimit

Veliaj kërkon lirinë, Gjykatën e Lartë shqyrton kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

14:26 : 02/10/2025
Në foto: Edmir Bregu i vrarë në 2021, Astrit Avdylaj, Enea Kume dhe Aleksandër Laho (Rrumi i Shijakut)

SPAK godet grupin kriminal, urdhërarreste për ‘Rrumin e Shijakut’ dhe Astrit Avdylajn/ Zbardhet vrasja e Edmir Bregut

14:24 : 02/10/2025

EMRI/ Qarkullonte me armë zjarri, kapet 22-vjeçari i shpallur në kërkim në Kurbin

14:18 : 02/10/2025

Skandali me fondet e IPARD/ PD: 38 milionë euro për bujqësinë përfunduan në hotele dhe resorte

14:10 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com