Një i vdekur dhe një i plagosur, është bilanci i një aksidenti rrugor i regjistruar në aksin Lezhë-Shëngjin.
Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e sotme, ku dy të rinj, të cilët po udhëtonin me motor, mësohet se janë përplasur nga një makinë në afërsi të lapidarit në Shëngjin. Për pasojë, dy të rinjtë mbetën të plagosur rëndë. Ata u transportuan me urgjencë drejt spitalit për mjekim, por si pasojë e plagëve të marra njëri prej tyre ndërroi jetë. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin.
“Në afërsi të Lapidarit, Shëngjin, mjeti me drejtues shtetasin L.Ç., banues në Prizren është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E.N., banues në Lezhë. Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës shtetasi E.N, ndërsa është transportuar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën shtetasi A.P.,banues në Lezhë që ndodhej si pasagjer në motoçikletë. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, njoftoi policia.