• Kontakt
Tuesday, September 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Media austriake DerStandard: Në Shqipëri, zgjedhje si në komunizëm

11:52 : 01/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Adelheid Woelfl

Në një shkollë të vjetër, të lyer me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë, në periferi të fshatit Grudë në Shqipërinë e veriut, përfaqësuesit e komisionit zgjedhor qëndrojnë të ulur përpara kutive të hapura të picave. Mbi një dollap është vendosur flamuri i kuq shqiptar me shqiponjën e zezë. Votuesit nuk duken gjëkundi. Votat në dy kutitë plastike po mbulojnë vetëm dyshemenë. Shumë prej tyre nuk kanë dalë nga shtëpitë pas avllive të larta, për të marrë pjesë në testin e demokracisë këtë të dielë të nxehtë.

Zgjedhje jo-legjitime

Demokratët kërcënuan me bojkot që dy vjet më parë, tani e kanë bërë realitet. Ata pretendojnë se zgjedhjet janë falsifikuar me blerje votash dhe kërcënime nga socialistët, ndaj janë të paligjshme.

Në ditët përpara zgjedhjeve, në disa zona në veri të vendit, mbështetësit e opozitës dogjën materialet zgjedhore dhe sulmuan qendrat e votimit. Për këtë arsye, të dielën në Grudë, materialet zgjedhore u sollën me polici, dhoma u kyç dhe forcat e rendit mbikëqyrnin godinën.

Lexo edhe:

Skandali në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë/ 1.1 mln lekë për të marrë titullin “mjeshtër” në saldim

Vritet oficeri i lartë rus, Ukraina publikon pamjet e aksionit brenda Rusisë

“Nuk votova, prindërit më thanë që të mos shkoja,” thotë Mariana Curri, që kalon përmes fshatit në të nxehtin e mesditës. Këto do ishin zgjedhjet e para për 19-vjeçaren. Ajo e mirëkupton vendiumin e demokratëve për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Por mendon se shumë njerëz këtu në fshat e kanë humbur besimin tek të gjitha partitë.

Curri është e shqetësuar se situata po përshkallëzohet. Nuk është e qartë nëse kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, do japë dorëheqjen dhe do t’ia lërë postin socialistit. Në fund do të vendosë Gjykata Kushtetuese nëse këto zgjedhje ishin të ligjshme apo jo. Ajo aktualisht nuk funksionon, sepse duhet të emërohen edhe dy gjyqtarë.

Kujtesë e komunizmit

Në Shqipëri, zgjedhjet janë mbi të gjitha deklarata besnikërie ndaj partive të caktuara, të cilat të sigurojnë vendin e punës në administratë. Komisioneri i zgjedhjeve, Paulin Gropaj ende e kujton se si bëheshin zgjedhjet në Grudë gjatë komunizmit. “Njerëzit rreshtoheshin në radhë të gjata dhe këndonin këngë patriotike,” thotë ai. “Kush nuk voton, përfundon në burg”.

Edhe atëherë ishte vetëm një kandidat në listë. Shumë njerëz ndjejnë këtë të dielë se po u kujtohet ajo kohë. Në Korçë, qytetarët me shalla të kuq, duke kërcyer me këngë komuniste, talleshin me zgjedhjet. Në Durrës, një votues hyri me kallashnikov në qendrën e votimit dhe u përpoq të hiqte kutitë e votimit.

Megjithatë, rezultati më interesant u argumentua të dielën: pjesëmarrja e dobët. Madje në fshatin Ngraçie u hodh vetëm një fletë votimi në kuti.

/DerStandard/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë/ 1.1 mln lekë për të marrë titullin “mjeshtër” në saldim

21:30 : 30/09/2025
BOTA

Vritet oficeri i lartë rus, Ukraina publikon pamjet e aksionit brenda Rusisë

21:29 : 30/09/2025
AKTUALITET

Shkarkimi/ Besnik Muçi: Kushtetuesja të guxojë dhe të interpretojë pozicionin e Veliajt

21:21 : 30/09/2025
AKTUALITET

Prokurorja Basho mban peng makinën 20 mijë euro, gënjen haptazi për vendimin

21:07 : 30/09/2025
AKTUALITET

Nuk është Jared Kushner! Gjigandët e Katarit do të ndërtojnë resortin luksoz të Zvërnecit

21:02 : 30/09/2025
SPORT

Atalanta fiton me përmbysje në Champions, goleadë e Real Madrid

21:01 : 30/09/2025
Para

Berisha takim kokë me Bashën. Çpritet të ndodhë me aksionin opozitar?

TË GJITHA

Skandali në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë/ 1.1 mln lekë për të marrë titullin “mjeshtër” në saldim

21:30 : 30/09/2025

Vritet oficeri i lartë rus, Ukraina publikon pamjet e aksionit brenda Rusisë

21:29 : 30/09/2025

Shkarkimi/ Besnik Muçi: Kushtetuesja të guxojë dhe të interpretojë pozicionin e Veliajt

21:21 : 30/09/2025

Prokurorja Basho mban peng makinën 20 mijë euro, gënjen haptazi për vendimin

21:07 : 30/09/2025

Nuk është Jared Kushner! Gjigandët e Katarit do të ndërtojnë resortin luksoz të Zvërnecit

21:02 : 30/09/2025

Atalanta fiton me përmbysje në Champions, goleadë e Real Madrid

21:01 : 30/09/2025

Industria shqiptare në pikiatë/ Bie prodhimi i naftës, hekurit dhe kromit

20:54 : 30/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com